EMRAT: “Vjen erë e rëndë”, dënohen 6 shqiptarët në Britaninë e Madhe

5 Shkurt 2020, 20:57Kronika TEMA
EMRAT: “Vjen erë e rëndë”, dënohen 6

Gjashtë shqiptarë janë dënuar me burg në Mbretërinë e Madhe, pasi policia zbuloi “fabrikën e kanabisi” në shtëpinë ku jetonin.

Ditën e sotme gjykata ka vendosur 5 vite e 5 muaj burg në total për Xhuljano Bircaj, 28 vjeç, Glen Rami, 28 vjeç, Ervin Bajraktari, 31 vjeç, Besmir Bajraktari, 32 vjeç, Enea Sela, 24 vjeç dhe Andi Sela, 31 vjeç.

Në shtator të 2019, pas një denoncimi nga një fqinj për erë shumë të rëndë pranë banesës që ata jetonin me qira në Gloucester, policia zbuloi një laborator kanabisi.

Prokurori Janine Wood i tha gjykatës se shumica e burrave kishin ndjekur udhëzimet për të shkuar në një adresë në Spa Road në Gloucester për të “prerë lulet” – një eufemizëm për kultivimin e bimëve të kanabisit.

Gjykatës iu tha se fabrika e kanabisit erdhi në vëmendjen e policisë më 5 shtator 2019 kur një banor raportoi se kishte një aromë të fortë që vinte nga prona.

Zonja Wood tha: “Dy oficerë policie morën pjesë dhe u përpoqën të hyjnë në ndërtesës dhe vunë re që dritaret ishin të mbuluara në plastikë dhe të mbushura me jastëkë. Ata më pas trokitën dhe gjetën një nga të pandehurit me një sërë çelësash në dorë”.

Ata e kishin përshtatur të gjithë banesën në funksion të rritjes së kanabisit, por duket se plani nuk ishte kopsitur edhe aq mirë.

Të gjashtë të rinjtë kishin hyrë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, me shpresën e një jete më të mirë.

10 komente në “EMRAT: “Vjen erë e rëndë”, dënohen 6 shqiptarët në Britaninë e Madhe”

  1. o tourk'alvanos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    vjen ere e rende………..turkoshaku.
    e mer beqira e qelbet ne mbare boten,kudo qe shkel kemba juaj lindin morra……………….gezuar ramazonin!

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Nuk bahen kshu paret
    O aguridha
    E tash,
    i bani yzmet burgut
    e mbillni
    do drandafilla!

  3. gjergji says:

    Edhe nje here.kuptojeni or budallej:cdo shqiptar qe largohet nga shqiperia pa dokumenta apo leje pune nuk ka asnje mendyre tjeter per te jetu me perjashtim punen e zeze,prostitucionin e drogen.Ndaj perfundojne burgjeve.Ndofta jo ne masen 100% por 80% e tyre po e ne vecanti ato te moshes19-30vjec.

  4. Likja says:

    SI aktor hollivudi duken…….

    1. Anhel Hasani says:

      Po,…do luajne ne filmin; ‘Kur binte sapuni’

  5. Partizani Velo says:

    Kta duhen futur ne burg vetem per suratin qe kane…

  6. H says:

    Këta dalin rrugës vetëm natën mos i shikojë njeri , ndryshe kuptohen me fytyrat që kanë. Ndyrësirat i prishën koekzistencën njerëzve të ndershëm që duan të krijojnë një jetë dinjtoze në vendet Ku shkojnë.

  7. Lani says:

    Keta nuk kane ndonje Vangjush Dako ti nxjerre prej burgut.

  8. Angi says:

    Ja truri dhe fytyra e shqipove. Ja rraca shumice shqiptare.

  9. Olimpia says:

    Shikoni moshen,Jane te lindur apo te rritur te gjithe pas 90…s….Koha zero e Sali kriminelit,Hajdarit kryebandit dhe Pashkos aventurier.Ky brez ,sidomos ATA te perferive te reja urbane,nuk njohen as shterngimin dhe arsimin e diktatures se socializmit ,as lodhjen nga puna dhe edukaten e kapitalizmit.Pra nje numer i madh te rinjsh i ketij brezi jetojne ne boten e berishizmit,eksperimenti katastrofik kombetar i cili per fat te keq duket se nuk do te gjykohet kurre.Duke perfituar nga rruget e hapura shume personazhe te ketij brezi zbarkojne ne vendet e zhvilluara dhe behen pjese e krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje