Tentoi vetëvrasjen pasi i mori jetën gruas, mjekët shpëtojnë shqiptarin

6 Shkurt 2020, 20:25Kronika TEMA

Eduart Zyberi ka dalë nga reanimacioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Muratori shqiptar tentoi të vetëvritej, pasi i mori jetën bashkëshortes së tij Laureta, duke e goditur atë me thikë.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten e shkuar në Genova të Italisë, në apartamentin ku gruaja 43-vjeçare punonte.

53-vjeçari ndodhej i shtruar që qendrën e traumës, në spitalin San Martino. Sipas mjekëve, shqiptari tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, gjatë ditëve në vijim sapo gjendja e tij të jetë stabilizuar, do të merret në pyetje, ndërkohë që mbi të është vendosur masa e arrestit.

Megjithatë Zyberi e ka pranuar krimin nga shtrati i spitalit. Skenën e rëndë e zbuloi i zoti i shtëpisë, i cili ishte rikthyer si zakonisht nga puna.

Pas krimit të rëndë dyshohet se qëndrojnë motive pasioni, por gjithçka pritet të jetë më e qartë pasi hetuesit të marrin në pyetje shqiptarin.

Nga dëshmitë që oficerët e policisë i kanë marrë familjarëve dhe të njohurve të çiftit të martuar prej 25 vitesh, askush, madje as fëmijët, nuk kanë folur për zënka apo ndarje mes tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje