Gjykata e Vlorës vendosi të lërë në burg shtetasin Bardhosh Mino alias Lytaj.
Ndaj Bardhosh Mino rëndojnë një sërë akuzash, ndërsa ai është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasjen e dy turistëve angleze.
Ai akuzohet edhe për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa edhe është arratisur gjatë kohës kur vuante dënimin për vrasjen e dy turistëve angleze.
Seanca në Gjykatën e Vlorës për caktimin e masës së sigurisë për të është zhvilluar me dyer të mbyllura, pa praninë e medias në sallë.
Gjatë zhvillimit të seancës Mino ka shfaqur shenja nervozizmi, ndërsa është shprehur: “kam kryer burg në Greqi. Nuk e dija që isha ne kerkim. Jam martuar, madje edhe me fëmijë”.
Ndërkohë mësohet se edhe pse ishte në kërkim prej gati tre vitesh, ai punonte si polic privat.
Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtare Herila Çela, ndërsa prokuror i çështjes është Saimir Smaka.
Bardhosh Lutaj Alias Mino, i shpallur në kërkim nga policia greke dhe që u vu në pranga nga Policia e Vlorës mbrëmjen e se hënës ka një historik të gjatë grabitjesh dhe vrasjesh.
Ai akuzohej në shtetin fqinj për vjedhje të kryer në bashkëpunim, vjedhje me pasojë vdekjen e më shumë se një personi, grabitje me armë kryer në bashkëpunim, dhe vrasjen e dy turistëve anglezë në Patra të Greqisë, ngjarje e ndodhur në vitin 1998.
Mino grabiti dhunoi dhe vrau dy turistë anglezë në afërsi të Patrës dhe për këtë ngjarje Gjykata e Shkallës së Parë në Patra e dënoi atë me burgim të përjetshëm.
Mbi Minon rendojnë edhe akuza e trafikut të lëndëve narkotike, prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike për të cilën Gjykata e Kretës e ka dënuar me gjashtë vite burg.
Mino është dënuar nga Gjykata e Korfuzit me pesë muaj burg dhe për vjedhje të energjisë elektrike.
Vendim i gjykatës së Shkallës së Parë në Patra të Greqisë, pritet të konvertohet në burgim të përjetshëm në Shqipëri.
Pra ai do ta vuajë dënimin në Shqipëri, pasi midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka një marrëveshje për ekstradime.
(TemA)
O zot i madh kush mori per burre ket, apo siq duket s‘ka zgjedhje tjeter, pothuajse gjith andej jane nga keto monstra.
MONSTRA SI PUNA E KETI DO FUTUR PLUMBI
Eshte hero i turkoshqiptareve ky zoteria. E kane ngacmyar kot policet greke se ata kane zili turkoshqiptaret dhe turkocamet se janeshume te bukur.
Hajde shtet hajde, kriminelet bredhin gjith diten rrugeve dhe policia fle gjume…..
U shtua edhe nje goje per te ushqyer nga taksat tona. Me leket qe do te harxhohen per kete moster mund te ndertohet nje kopesht femijesh. Nuk ka ndonje menyre per te kusyer keto shpenime?
Shumë shpejt do ta nxjerrim nga burgu këtë monstër-“familjar” (?!), (siç e kemi mbajtur deri tani të lirë…), sepse këta janë “trimat” tanë, sidomos… ku kanë bërë krime në Greqi… (???!!!) Këta janë shokët e Zikes dhe të Salës…!!!
Pse si botoni komentet e mia?Apo ndoshta se jam
nga jashte shqiperise londineze?!!!!!
Sepse gazetari I Meros(jashte londinez gjithashtu), zgjohet nga gjumi dhe I publikon te gjitha njeheresh, PA i kontrolluar fare. Eshte e sigurte qe s’lexon asnje sepse ketu e shajne Meron mbare e mbrapsht dhe ai prape I publikon. Ndaj, shqipe rri I qete… asnje diskriminim.
Hajde llogjike hajde, ka vrarë dy njerëz dhe nuk e dika se qenka ne kërkim.Punonte dhe si polic privat. Me çfarë kriteresh i zgjedhin policët private. Kësaj i thenkan “Merre ujkun dhe verë çoban”
paska dhe femije monstra, i mori ne qafe femijet e shkrete,