FOTOT: Mësoni vlerën maramendëse të bizhuterive që Alketa Vejsiu mbajti në Sanremo

7 Shkurt 2020, 15:31Lifestyle TEMA
FOTOT: Mësoni vlerën maramendëse të bizhuterive që

Alketa Vejsiu nuk shkëlqeu vetëm falë elokuencës, energjisë, italishtes së përsosur apo veshjeve mbrëmjen e 6 shkurtit në Sanremo, pasi jo pak ja shtuan asaj shkëlqimin, edhe bizhuteritë me cilat moderatorja shqiptare kishte plotësuar dy ‘outfit-et’ e mbrëmjes.

Siç është thënë edhe më herët, Vejsiu veshi dy fustane; i pari një fustan stil princeshe nga marka italiane Dolce & Gabbana të cilin e kishte plotësuar me një palë vathë të markës prestigjioze italiane, Damiani, ekskluzivitet në Shqipëri i Kastrati Jewellery, ndërsa për veshjen e dytë, për Alketën ishte kujdesur stilisti nga Kosova Valdrin Sahiti.

Sa i përket të gjitha bizhuterive me të cilat Alketa ka plotësuar të dyja veshjet në Sanremo janë; Veshja e parë: Vathë në ar të bardhë dhe gurë ‘acquamarina’ nga Shirodara ndërsa unaza është Belle Epoque Masterpiece.

Për të patur më të qartë vlerën (jo vetëm monetare) të këtyre bizhuterive të cilat janë punuar në mënyrë artizanale, më poshtë ju paraqesim listën e vlerë së çdo aksesori me të cilat Vejsiu shkëlqeu mbrëmë në Festivalin e Këngës italiane.

Varesja  Masterpiece Boçiolo
88.000€

Byzylyku  Masterpiece Boçiolo
25.000€

Vathët  Marrakech
85,000€
Unaza  Belle Epoque Masterpiece
22.500€

Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë, të gjitha bizhutë e Alketës kapin shifrën prej 220. 500 Euro.

4 komente në “FOTOT: Mësoni vlerën maramendëse të bizhuterive që Alketa Vejsiu mbajti në Sanremo”

  1. Mirel says:

    I lumte hallall i ka. Plasshi nga marrazi kush e ka inat. Me tlent dhe plote pasion arriti te realizoj nje nga ambiciet e saj.

  2. Rruga e kosovareve says:

    Fustani roz ishte si kemishe nate , por pak rendesi ka kjo.
    Ca biznesi ka kjo dhe cfare deklaron kjo, kur behet fjale mbi 200 000 euro veshje dhe bizhtuteri

  3. Miri says:

    Tipik person i vuajtur nga diktatura e tmerrshme shqipare qe realizon me perulje endrren e saj!!

  4. Melhemi says:

    Ku po shkon kjo bote , jo jo nuk e di
    Nuk e di as une, nuk e di as ti
    Se kjo vertetohet mendoj se i del pune ndonji institucioni qe epergjigjet per shqiperine dhe shqiptaret.Se jam keq informuare kerkoj shume falje,Alketa ne skene me pelqeu se u prezantua bukur por edhe pse ishte shqiptare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje