Aktori i njohur i humorit, Irgen Çela, ka bërë një rrëfim si për jetën private ashtu dhe profesionale.
Gjatë një interviste në emisionin “Glamour”, Xhoda siç e njohin miqtë e tij ka folur dhe rreth bashkëshortes, me të cilën njihej prej 9 vitesh.
Moderatorja e ka pyetur nëse ajo shfaq shenja xhelozie për skenat që ndonjëherë i duhet të bëjë për shkak të profesionit, si p.sh puthja me aktoren Arjola Demiri në emisionin “Shiko kush luan”.
Xhoda ka treguar se e shoqja ka besim te ai dhe i ofron të gjithë mbështetjen e saj.
“Fatmirësisht unë kam mirëbesimin e saj dhe mbështetjen sepse realisht është e sikletshme ndonjëherë.
Por që ne që kur jemi njohur në fillimet tona, unë kam qenë student për aktrim dhe kjo është pjesë e punës time.
Duhet bërë distancimi ca është puna dhe ca është privatja”, tha aktori.
Po ashtu ai ka treguar se e shoqja i jep gjithmonë porosi “bëj kujdes”.
“Mënyra se si thuhet është pak formë xhelozie ‘me kujdes’. S’është se nuk ka xhelozi, thjesht ka shumë mirëkuptim”, u shpreh ai.