Ish-futbollisti i Bajern këshillon bavarezët: Pse të shpenzoni 100 milion për Sane? Merrni Rashicën

7 Shkurt 2020, 15:00Sport TEMA

Pavarësisht vështirësive të Verder Bremen në kampionat, Milot Rashica po zhvillon një kampionat pozitiv nga ana e paraqitje individuale.

Sulmuesi deri në këtë pikë të sezonit ka koleksionuar 19 ndeshje, ndërsa ia ka dalë të shënojë 10 gola e të dhurojë katër asiste.

Lojtari nga Vushtrria ishte protagonisti kryesor edhe në suksesin e ekipit në Kupën e Gjermanisë teksa eliminuan Borusia Dortmund, me 23-vjeçarin që shënoi golin e tre për të tijtë.

Interesimi në merkato për Rashicën është i lartë, teksa nga Anglia janë disa klube të gatshme për të formuluar oferta.

Ndërkaq, një skenar të ri mund të hapet edhe nga fjalët e ish-futbollistit të Bajern Mynih, Dietmar Haman i cili ka këshilluar bavarezët të mos shpenzojnë 100 milionë euro për Sane por të shohin Rashicën.

“Nga çfarë kam dëgjuar në Mançester, shumë kanë provuar ta shtyjnë Sane të shfaqë plotësisht kualitetet e tija, por deri më tani askush nuk ia ka dalë. Nuk shikoj pse situata do jetë e ndryshme në Mynih. Të marrësh një futbollist për 100 milionë pa pasur siguri…

Mund ta kuptoj nëse transferojnë Havertz pasi unë e njoh, ai do bënte gjithçka që të ishte i suksesshëm. Ose nëse duan një lojtar krahu, atëherë do hidhja sytë nga Verder Bremen. Është Rashica, i cili sigurisht është një opsion më i lirë por do ta bënte gjithsesi detyrën e tij”, u shpreh Haman.

1 komente në “Ish-futbollisti i Bajern këshillon bavarezët: Pse të shpenzoni 100 milion për Sane? Merrni Rashicën”

  1. tifozi says:

    Tek Verder Bremen, Rashica ben diferencen, pasi qe ne prekjen e pare te topit e kupton nivelin e tij te larte te teknikes personale ne krahasim me lojtaret e tjere te ketij ekipi. Bayern i Mynihut do te bente shume mire qe ta merrte Rashicen, qe ne nje ambjent si Bayern do te shpaloste te gjithe aftesite e tija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje