Barça u eliminua nga Kupa e Mbretit, presidenti… përgëzon lojtarët

7 Shkurt 2020, 09:52Sport TEMA

Presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, ishte i zhgënjyer nga eliminimi në Kupën e Mbretit, por ka shpresë për të ardhmen, nisur nga loja e mirë e skuadrës katalanase në “San Mamés”:

“Ne kemi pasur shanse të qarta dhe ndeshja ka qenë e mirë. Kemi mbërritur shumë herë para portës kundërshtare, ndaj dua t’i uroj lojtarët për ndeshjen që kanë bërë.

Ata kanë treguar ambicie dhe dëshirë. Tani kemi La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve. Duke luajtur kështu, me siguri që sukseset do të vijnë.

Athletic ka bërë vetëm një goditje në fund dhe e ka fituar ndeshjen. Ne e merituam të kualifikoheshim, por nuk qe e mundur.

Më pëlqeu ambicia që kjo skuadër ka treguar në një fushë të komplikuar. Ne jemi jashtë Kupës së Mbretit, por tani duhet të përqendrohemi te La Liga dhe në shkurt, te Champions. Do të luftojmë si në këtë lojë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje