"Lionel Messi larg Barcelonas? Fantazi! Leo nuk është Ronaldo... Prisni rinovimin bombastik"

6 Shkurt 2020, 21:40Sport TEMA

Lionel Messi me parametra zero në verë? Një lajm që ka çmendur të gjithë dhe ka hapur bujë në Europë, për një sërë faktorësh: prishja me Abidal, bezdisja nga presidenti Bartomeu, por edhe shkarkimi i trajnerit Valverde…

Megjithatë, sipas gazetarit të ESPN, Moises Llorens, shumë pranë katalanasve dhe ngjarjet e zhvillimet që ndodhin te blaugrana, kjo do të mbetet vetëm një ëndërr nga top klubet e Europës, që mund të synojnë fituesin e gjashtë Topave të Artë.

“E vërtetë që Messi ka klauzolë që duke nisur nga data 1 korrik mund të largohet. Po ku? Vërtet mendoni se do të ikë te Manchester City?

Te Barcelona është në kushtet më të mira të mundshme, pra si stil jete: deti dy hapa larg, malet, një shtëpi në një zonë të qetë. Klimë e mrekullueshme. Pse duhet të largohet në Angli apo diku tjetër në të ftohtë?!”.

“Njësoj si Ronaldo te Reali? Jo! Florentino Perez e kuptoi që Ronaldo nuk do të mund të jepte më shumë se aq, ndaj u dorëzua.

Bartomeu do t’i rinovojë kontratën Leos dhe po ju them më shumë, do të fitojë më shumë nga sa fiton tani… Messit nuk i pëlqen që të flitet për kontratën e tij, por palët po bisedojnë, jua siguroj”.

“Leo zgjedh formacionet? Gënjeshtër! Mendon të luajë dhe kaq. Fryhet shumë kjo gjë, por është e pavërtetë.

Po ju them dhe diçka, Bartomeu i ka mbledhur të dy, Abidal dhe Messi, janë sqaruar sigurisht dhe nuk do të ketë polemika nga këtu e tutje…”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje