ANALIZA: A ndikojnë arbitrat në rreshtimin përfundimtar të ekipeve? Po sistemi VAR ?

6 Shkurt 2020, 12:27Sport TEMA

Nga Arsen Hoxha, ish arbitëri i FIFA-s

Nder vite kam degjuar opinione nga me te ndryshmet rreth ndikimit te arbitrave ne rreshtimin perfundimtar te ekipeve. Madje edhe nga ata qe ne naivitet thone se arbitrat nuk luajn asnje rol ne kete pune!

Mjaft drejtues dhe futbolliste pretendojne se do te ishin te rreshtuar disa shkalle me larte, nese nuk do te ishin penalizuar nga x apo y arbiter. Ne mjaft raste pretendimet e tyre jane te drejta.

Nderkohe po keta ankues asnjehere nuk deshirojne te evidentojne piket qe u jane bere si “dhurate” nga po keta arbitra apo koleget e tyre ne ndeshje te tjera.

Te demtuarit ankohen, perfituesit heshtin. Eshte nje taktik ideale per te justifikuar dobesite e punes apo “triumfin” e pa merituar, te atyre qe shpallen kampion apo ‘”fitojne” kupen, nga keto gabime te arbitrave.

Ne pamje te pare, veçanerisht kur shikon se te gjithe ankohen, te krijohet pershtypja se gabimet e arbitrave nuk kane ndikuar ne rezultatin perfundimtar te rreshtimit te ekipeve, por ky eshte vetem nje iluzion. Eshte e vertete se ne pergjithesi ekipet rreshtohen sipas cilesise se tyre, por ne mjaft raste keto pozicione jane pasoje direkte e vendimeve te gabuara te arbitrave.

Ndikime te kapeshme direkt jane ato te ndeshjeve finale apo skualifikuese veçanerisht ne kupat e ndryshme.

Rasti me i njohur boterisht eshte goli me dore i shenuar nga Maradona ne nje finale te Kampionatit Boteror, ku Argjentina u shpall kampione bote.

Ka dhe disa raste qe ne pamje te pare, nuk te lene pershtypje se gabimi i arbitrit ka influencuar ne rreshtim, por ne fakt ai eshte po aq vendimtar sa i nje finaleje.

Imagjinoni per nje moment sikur ekipi i Kukesit i ndodhur ne vend te pare te kete vetem 3 pike me shume se ekipi i Tiranes te ndodhur ne vend te dyte.

Nese nje vendim i gabuar i arbitrave i jep fitoren e pa merituar Kukesit, ai shkeputet 6 pike nga Tirana, pra jashte zakonisht shume per tu arritur nga ajo. Nese ndodh qe gabimi arbitrar i jep nje fitore te pa merituar Tiranes, atehere ata barazohen padrejtesishte me pike, pra ne kete rast gabimi i arbitrave nuk eshte me tre pike, por gjashte.

Ne javen e ardheshme mund te ndodhe qe ekipi i demtuar nga takimi Kukesi- Tirana te favorizohet gabimisht nga arbitri dhe te marre nje fitore te pa merituar, por qe nuk ka asnje vlere midis ekipeve konkuruese sepse midis tyre eshte krijuar nje diference prej gjashte pikesh nga java e shkuar. Rasti i mesiperm tregon se shpesh here demtimet qe i vijne nje ekipi te caktuar nga gabimet e arbitrave, nuk mund ta ngushellojne ate se javen pasardhese arbitrat ja kthyen ate tre pikesh te mohuar nga nje jave me pare.

Ekipi i Kukesit shenoi disa gola ne Vlore me Flamurtarin, por njeri prej tyre ishte dhurate nga arbitri, pasi penalltia e dhene ne favor te Kukesit ishte e gabuar.

Ne pamje te pare duket sikur nuk ka asnje influence se Kukesi e kishte te fituar ate ndeshje, por ne fakt nuk eshte keshtu sepse nje rol te veçante ne klasifikimin e ekipeve luan edhe golaverazhi. Me nje gole me shume, mund te lesh nje ekip tjeter mbrapa dhe keshtu mund te shkosh ne nje nga Kupat e Evropes, t’i shpetosh “play-offit” ose te mos zbresesh direkt nga kategoria, kur nderkohe vetem ajo penallti e pa drejte, penalizon ekipin tjeter.

Ne javen e fundit, nje futbollist i Teutes u debua nga fusha nen pretekstin se perdori dhune ndaj nje lojtari te Tiranes. Pamjet tregojne se vendimi i arbitrave ne fushe ishte i gabuar. Per pasoj Teuta luajti me nje lojtare me pak pothuaj me shume se gjysmen e ndeshjes. Po a mund te themi se ky vendim i arbitrave nuk inflencoje ne lojen e Teutes?

Ne Laç nuk u dha nje 11 metersh i paster ne favor te Skenderbeut. A mund te pranohet se edhe kjo nuk pati influenca ne rezultatin e ndeshjes e per pasoj te rreshtimit?

Duke mare shkas nga interpretimi i gabuar qe u be ne nje nga moviolat per rastin e ndeshjes Tirana – Teuta, ku nje ish arbiter shume i mire, per te mare ne mbrojtje arbitrat beri nje interpretim te gabuar. Ai e pranoje se futbollisti i Teutes nuk e ka goditur lojtarin kundershtar, por u perpoq te gjente nje vegje per te varur poçen e tij.

Per kete citoje nje pjese te rregullores ku thuhet se denohet njelloj si goditja ashtu edhe tentativa per te goditur, por ne nje rast te gabuar qe nuk lidhet me te. Ai me qellim synoi te krijonte nje iluzion.

Gaboi se vendosi te merte ne mbrojtje arbitrat me çdo çmim apo gaboi se nuk eshte i qarte se çfare perfaqeson TENTATIVA, eshte pune e tij.
Me qellim qe ky gabim te mos perseritet me, veçanerisht arbitrave te rinj duhet t’u bejme te qarte se me tentative goditje te nje futbollisti, duhet te kuptojne nje veprim qe synon drejtpersedrejti kryerjen e nje vepre te denueshme, por kurre ajo nuk eshte arritur te kryhet. Arsyet mund te jene te ndryshme. Nuk mundi apo e penguan faktore te tjere.

Ne rastin konkret ai as e goditi dhe as e pengoi njeri qe te mos e realizonte “tentativen” e tij, sepse ai nuk e synoje ate.

Spjegimet e mesiperme tregojne fare qarte se roli i vendimeve te arbitrit ne fushe eshte teper i rendesishem ne pastertine e nje gare dhe ne rreshtimin perfundimtar te ekipeve ne fund te kampionatit.

Nga instruktoret e tyre arbitrat duhet te edukohen me ndjenjen se gabimet e renda qe ata bejne, influencojne direkt ne rreshtimin perfundimtar te ekipeve, dhe jo me ndjenjen se ato gabime nuk luajn asnje rol ne kete pune.

***
Po me sistemin VAR si paraqitet kjo situate?

Edhe pse ne aktivitetet me te rendesishme boterore po funksionon sistemi VAR, disa gabime akoma jane prezente. Kjo ndodh sepse vleresimi perfundimtar behet perseri nga arbitrat pra nga njerzit. Keto behen nga nje pozicion i caktuar qe ngjarja eshte rregjistruar qe shpesh nuk te jepe imazhin e plote te asaj qe ka ndodhur.
Por vetem nihilistet nuk jane ne gjendje te kuptojne se me ndihmen e ksaj teknologjie, cilesia e gjykimit te arbitrave nga rreth 55- 65 % objektivitet qe siguronte mesatarisht ne nje jave aktiviteti, tashme ajo atje ku perdoret, ka arritur ne shifrat nga 97-99 %.
Themi 55-65% sepse vete ne jemi deshmitare se ne pese ndeshje qe zhvillohen ne jave ne Kategorine Superiore, mesatarisht ne dy ose tre prej tyre, ka pasur gabime te tilla arbitrare qe kane influencuar direkt ne rezultatin e ndeshjeve. Shembelli me konkret eshte ky i tre javeve te fundit ku cilesia e gjykimit ishte me e ulet se ne 40% .

Kushdo qe ka njohuri rreth sistemit te tolerancave e kupton lehte se sistemi VAR edhe pse nuk eshte i perkryer ai eshte nje sukses i jashtezakonshem.
Une mendoj se ka ardhur koha qe ky te aplikohet edhe ne ndeshjet me te rendesishme te kampionatit tone. Veç arbitrave aktiv, ne kete stad te pare nje kontribut keshillues shume profesional mund te japin edhe disa prej ish arbitrave tane me te mire si S. Jareci, P.kothere, B.Pregja, A. Janku, L. Jemini etj, te cilet kane dhene prova se jane njohes dhe interpretues shume te mire te rregullave te lojes, pa i gjykuar ata se çfare kane bere apo bejne me moviolen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje