“Kim Philby më dërgoi me misione sekrete në Shqipëri, Libi dhe Korenë e Veriut”: Dëshmia e rrallë e Arif Xhaferrit, ish-ballistit që u arratis në ’44-ën

7 Shkurt 2020, 09:38Dossier TEMA
“Kim Philby më dërgoi me misione sekrete në Shqipëri,

Memorie.al publikon historinë e panjohur e grupeve shqiptare antikomuniste që u morrën nga anglo-amerikanët dhe u dërguan në bazën sekrete në Maltë, ku stërviteshin nga koloneli i shërbimeve sekrete britanike, Harold Adrian Russell, i njohur ndryshe si Kim Philby, agjenti i njohur me detyra të larta në shërbimet e fshehta anglo-amerikane, i cili më pas u vë në shërbim të sovjetikëve, duke i shërbyer me zell të madh KGB-së, ku dhe ndërroi jetë në vitin 1988, pasi për vite me rradhë kishte punuar për rusët duke dekonspiruar mjaft nga operacionet që anglo-amerikanët kishin ndërrmarë me shërbimet e tyre sekrete në disa vënde të Lindjes Komuniste, siç ishte dhe Shqipëria. Dëshmia e rrallë e Arif Xhaferrit, me origjinë nga fshati Sasaj i Sarandës, ish-ballistit që u arratis nga Shqipëria në nëntorin e vitit 1944 dhe u dërgua nga Komiteti “Shqipëria e Lirë” me grupin e shqiptarëve që u stërvitën nga Philby në Maltë dhe zbarkuan disa herë në Shqipërinë komuniste. Kthimi i Xhaferrit për herë të parë në atdhe në vitin 2005, ku dëshmoi për herë të parë edhe mbi aventurën e tij me grupet e diversantëve në Shqipërinë komuniste dhe në Kore…

Nga Dashnor Kaloçi

Ishtë larguar nga Shqipëria në moshën 16-vjeçare në nëntorin e vitit 1944 së bashkë me eksponentët kryesorë të Ballit Kombëtar e Legalitetit dhe u kthye në atdheun e tij pas gati 50 vitesh emigrimi politik. Një gjysëm shekulli në dhe të huaj me një jetë të trazuar duke mos pasur asnjë lajm për atë pjesë të familjes që kishte lënë në vëndlindjen e tij në fshatin Sasaj të Sarandës. Në vitin 2005 kur ishte në moshën 77-vjeçare, Arif Xhaferri me banim në Çikago të SHBA-së, erdhi për herë të parë për një vizitë tek të afërmit e tij në Shqipëri dhe ne patëm rastin ta takonim dhe ta intervistonim. Pasi ai në atë kohë, ishte një nga tre shqiptarët e vetëm të mbetur gjallë, nga ata që një gjysëm shekulli më parë patën shërbyer nën urdhërat e kolonelit anglez të Intelixhent Servis-it, Kim Philby. Apo më saktë njeriut që u tradhëtoi atdheun e tij dhe për shkak të bindjeve komuniste u vu në shërbim të KGB-së sovjetike duke u bërë një nga agjentët që veç të tjerash dekonspiroi të gjitha operacionet e anglo-amerikanëve në vëndet e Lindjes komuniste, përfshirë dhe Shqipërinë. Arif Xhaferri na dëshmoj asokohe të gjithë aventurën e tij nën urdhrat e Kim Philby prej të cilit u stërvit, instruktua dhe detyra të posaçme në misionet e tija sekrete në Libi, Kore dhe Shqipëri, ku ai zbarkoi tre herë nga deti, toka dhe ajri në vitet 1948-1951. Para se të njihemi me intervistën që i kemi marrë në atë kohë z. Xhaferri, në fillim të këtij shkrimi po publikojmë një histori të shkurtër të jetës së tij dhe familjes Xhaferri nga fshati Sasaj i Sarandës, deri ditën që ai u vu në shërbim të anglo-amerikanëve.

Xhaferri, fshatarai nga Sasaj i Sarandës, që u largua me ballistët në ’44-ën dhe shërbeu 19 vite në policinë e Ilinois në SHBA-ës

Arif Xhaferi u lind në vitin 1928 në fshatin Sasaj të Sarandës prej nga është dhe origjina e familjes së tij e cila asokohe merrej me blegtori dhe me prodhimin e vajit. Gjatë periudhës së pushtimit të vëndit familja e Arif Xhaferrit pati një fat tragjik pasi ai humbi tre vëllezër dhe babanë, Izetin, i cili u vra në rrethana të panjohura në vitin 1942 në Gjirokastër. Nisur nga kjo, po atë vit Arifi u largua nga fshati i lindjes dhe pasi qëndroi pak kohë tek i vëllai i tij, Zyberi, që punonte në qytetin e Durrësit, iku nga Durrësi dhe erdhi në Tiranë ku filloi punë si çirak në Kinemanë “Kosova”.

Gjatë viteve 1943-’44 ai u angazhua me Rininë e “Ballit Kombëtar” dhe bashkë  Bajram Golemin, Luan Dostin, Rizvan Bankën etj, mori pjesë në disa veprimtari e aksione të asaj organizate rinore nacionaliste. Për shkak të atij angazhimi, në nëntorin e vitit 1944 ai u detyrua të largohej nga Shqipëria bashkë me eksponëntët kryesorë të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Pasi qëndroi për tre vjet në kampet e Italisë, në vitin 1948 ai u rekrutua nga shërbimet sekrete engleze dhe u dërgua për tre vite në ishullin e Maltës.

Në vitin 1951, me dëshirën e tij ai u lirua nga shërbimi ushtarak dhe u vendos në Chicago të SHBA-së ku dhe krijoi familje duke u martuar me një vajzë me origjinë angleze të quajtur Egnes. Nga ajo martesë u lindën katër djem: Drini, Kalemi, Fatmiri dhe Arifi (xhunjor). Në vitin 1970-të, bashkëshortja e Arifit ndërroj jetë nga një infarkt dhe disa vite më vonë i vdiq edhe djali, Kalemi, në moshën 34-vjeçare. Që pas vendosjes në SHBA e deri në vitin 1997, Arifi ka punuar për 15 vite në një restorant të tijin privat dhe 19 vite të tjera në policinë e shtetit Ilinois, ku mori edhe gradën e rreshterit.

Ndërkohë që Arifi jetonte në SHBA, në vitin 1960-të, i’u arratis nga Shqipëria edhe i vëllai i tij, Zyberi, që shërbente si oficer me gradën e kapitenit të Ushtrisë shqiptare, i cili u vendos me banim në Vankuver të Kanadasë ku jeton edhe sot. Për herë të parë Arifi erdhi në Shqipëri në vitin 1993, dhe që nga ajo kohë ai ka ardhur dhe dy herë të tjera në atdheun e tij, ku përveç vëllait Magribit (që jeton në Sasaj të Sarandës) ka edhe shumë nipa e mbesa. Ndërsa djali i madh i Arifit, Drini Xhaferri ka ardhur në Shqipëri në 1992-in duke punuar për gjashtë muaj në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë, i dërguar nga qeveria e SHBA-së me një ekip ushtarakësh amerikanë.

Zoti Arif, në ç’rrethana u vutë në shërbim të anglo-amerikanëve?

Në vitin 1948 kur UNRRA filloi shpërndarjen e emigranëtve politikë shqiptarë dhe të huaj që ndodheshin në kampet e Italisë, Mithat Frashëri me Vasil Andonin, nuk donin që të më linin mua në kamp, pasi isha më i vogli nga të gjithë emigrantët. Pasi u formua Komiteti “Shqipëria e Lirë” në New York, Mithati me Vasilin biseduan me anglo-amerikanët për të më dërguar në ishullin e Maltës, bashkë me 40 emigrantët e tjerë shqiptarë të cilët u zgjodhën nga kampet e Italisë, Greqisë etj, në kuadrin e marrëveshjes që ishte bërë me Komitetin “Shqipëria e Lirë”.

Konkretisht për çfarë ishte kjo marrëveshje dhe ça do bënit në Maltë?

Të gjithë ne që u zgjodhëm për të shkuar në Maltë, do të shërbenim pranë anglo-amerikanëve si për nevojat që ata kishin, ashtu dhe për Komitetin “Shqipëria e Lirë” që synonte rrëzimin e qeverisë komuniste të Enver Hoxhës me ndihmën e tyre.

Kur shkuat në Maltë?

Në Maltë unë kam shkuar aty nga fillimi i muajit shtator të vitit 1948. Në atë kohë unë ndodhesha në Romë dhe aty erdhi e më mori një oficer englez me të cilin u nisa për në Maltë me një avion ushtarak anglez. Aty në ishullin e Maltës më dërguan në një bazë ushtarake angleze të quajtur Fortbixhama, e cila ndodhej brenda disa mureve të një kalaje të vjetër.

Çfarë ishte ajo bazë dhe kush e komandonte?

Ishte një bazë ushtarake nën komandën e kolonelit anglez të Intelixhent Servis-it, Kim Philby dhe bashkë me të aty ishin edhe tre oficerë të tjerë britanik si: kapiteni Kju etj.

A mund të na e përshkruani si e kujtoni Philby në atë kohë?

Philby ishte një djalë i hollë e i gjatë rreth 1.80, cm. shumë i sjellshëm me kolegët dhe vartësit e tij të cilëve iu impononte respekt. Ai fliste rrjedhshëm disa gjuhë të huaja. Që të nesërmen e vajtjes sime atje, Kim Philby më thirri në zyrë dhe me që dija pak anglisht, më tha që të filloja një kurs si radist duke më caktuar edhe një oficer i cili do të më bënte një kurs për radiot marrëse-dhënëse.

Kishte shqiptarë të tjerë atje?

Pas disa ditësh, pak para se aty në bazë të vinin dhe grupet e tjera të shqiptarëve që ishin zgjedhur për të shërbyer pranë anglo-amerikanëve, Kim Philby më mori me vete dhe më një avion të vogël ushtarak shkuam në Libi. Gjatë rrugës para se të mbërrinim në bazën ushtarake engleze, Philby më tha se më kishte marrë me vete për të më provuar se sa kisha përparuar në mësimin e radios. Gjatë provave që bëra në atë bazë ushtarake duke u lidhur me radio me bazën në Maltë, Philby mbeti i kënaqur prej meje dhe duke buzëqeshur më tha se e kisha kaluar provimin.

 Sa ndenjët aty?

Po atë natë me avion ne u kthyem në bazën e Maltës dhe pas pak ditësh aty filluan të vinin edhe grupet e shqiptarëve të tjerë.

Kush ishin ata a ju kujtohen emrat e tyre?

Grupi i parë që mbërriti më 15 shtator 1948 ishte ai i Vlorës ku bënin pjesë: Hysen Lepenica, Zagoll Shena, Sami Lepenica dhe Safet Kaba nga Çorushi i Mallakastrës i cili ishte kushëri i parë i kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu. Grupi i dytë që mbërriti aty ishte ai i Gjirokastrës i përbërë nga: Haki Kaba nga Lazarati, Bardhyl Gërveshi, (Lazarati) Pëllumb Sino nga Nivica, Xhemal Ibrahimi nga Luftinja e Tepelenës dhe Ago Dauti nga Rrëzoma e Delvinës. Grupi i tretë që erdhi aty ishte ai Kolonjës që përbëhej nga: Alo Luarasi, Petrit Butka, Përparim Aliu dhe Muço Dako. Grupi i katërt që erdhi ishte ai i Skraparit i përbërë nga: Ali Koçollari, Muharrem Blezencka, Izedin Tomorri dhe Baki Ermenji. Grupi i pestë që mbërriti aty ishte ai i Kurveleshit që përbëhej nga: Ramiz Matuka, Bido Kuka, (nga Nivica) Ahmet Kuka, Hysen Isufi, (nga Konispoli) Turan Aliko, (Zhulati). Aty nga mesi i tetorit mbërriti edhe një grup nga Korça ku prej tyre mbaj mënd vetëm Seit Pilurin dhe të tjerët s’më kujtohen.

Nga dhe me se vinin ato grupe shqiptarësh?

Të gjitha grupet e shqiptarëve që erdhën aty, vinin me anë të nëndetësve britanike në fshehtësinë më të madhe.

Pasi mbërritën të gjithë shqiptarët në atë bazë, a jua komunikuan qëllimin e vajtjes tuaj atje?

Po, pasi kishin mbërritur të gjithë grupet e shqiptarëve, oficerët anglezë me në krye kolonelin Kim Philby, i cili ndryshe nga të tjetër rrinte gjithnjë i veshur civil, na mblodhën në një sallë të madhe për të na bërë të ditur qëllimin e vajtjes sonë në atë vënd.

Konkretisht e mbani mënd çfarë ju tha Philby?

E kujtoj si tani kolonelin Kim Philby i cili na tha: “Pasi të stërviteni këtu për disa kohë, ne do t’u dërgojmë me misione sekrete në vëndin tuaj në Shqipëri. Atje ju do të shikoni e vëzhgoni situatën në mënyrë që ne të dimë se a mund të ngrihet populli në kryengritje kundër regjimit komunist në fuqi, gjithnjë në qoftë se do të ketë ndonjë ndërhyrje ushtarake nga jashtë. Po kështu ju atje do të shikoni dhe do të merrni informata rreth pozitave që kanë rusët në atë vënd, ku janë vendosur ata, sa është numri i tyre, sa rusë janë në repartet e xhenjos, sa depo e kazerma kanë dhe ku i kryejnë punimet fortifikuese, detyra që ne do t’ua preçizojmë saktësisht para nisjes”. Kaq na tha pak a shumë Philby.

Po më pas çfarë bënë me ju?

Pas kësaj ne na organizuan nëpër grupe sipas rretheve duke pasur çdo grup komandantin e vet dhe një radist. Unë u caktova në grupin e Gjirokastrës me detyrën e radistit dhe komandanti ynë ishte Xhemal Ibrahimi. Na dhanë edhe uniformën ushtarake të “Rojal Army Ordinar Korpus” të cilën nuk duhet ta hiqnim edhe kur të dilnim në qytet

Pse ju lejonin të dilnit në qytet?

Pasi u bë organizimi i grupeve ne na lanë të lirë për të dalë në qytet, duke na dhënë secilit si fillim nga 50 lira floriri.

Po stërvitja kur filloi dhe çfarë bënit konkretisht?

Të nesërmen filluam nga stërvitja dhe oficerët anglezë na mësonin llojet e përdorimin e minave, fotografimin e objekteve të ndryshme, luftimet trup me trup me thika, stërvitje dhe qitje me armë të ndryshme, ngjitje zbritje me litar nëpër shkëmbinj, zbërthim bombash e granatash, mësime në harta etj. Pas disa ditëve ne filluam përgatitjet për t’u hedhur me parashutë nga avionët luftarakë në lartësi të ndryshme. I gjithë programi ynë stërvitor zhvillohej me përkthyes anglezë të cilët e dinin shumë mirë gjuhën shqipe.

Çfarë kushtesh jetese kishit në atë bazë ushtarake?

Aty ne kishim kushte shumë të mira dhe nuk na mungonte asnjë gjë. Ishim katër veta në një dhomë dhe çarçafët na i ndërronin dy herë në javë. Po kështu dhe ushqimi ishte shumë i mirë. Ne ishim vendosur në një zonë ushtarake ku nuk lejohej të hynte njeri, se përndryshe eleminohej nga rojet që bënin shërbim të vazhdueshëm 24 orë. Një herë në javë ne shkonim në depon e bazës dhe merrnim çfarë të donim, ushqime apo veshmbathje. Pas stërvitjes dhe drekës ne pushonim pak, e në ora 17.00 ishim të lirë për të dalë në qytet ku shkonim në kinema, bilardo, klube etj.

11 komente në ““Kim Philby më dërgoi me misione sekrete në Shqipëri, Libi dhe Korenë e Veriut”: Dëshmia e rrallë e Arif Xhaferrit, ish-ballistit që u arratis në ’44-ën”

  1. Pershendetje , Arif Xhaferin e kam njohur ne Chicago te Illinois ne 1976n kur punoja shofer me mauna .
    Mbasi u njohem dhe i tregova historin e aratisjes time u bem miq dhe sa her me binte rruga per ne Chicago veja dhe e takoja , benim muhabete per Shqiprin dhe per historin i tija ne mergim

    1. Sheshi i Flamurit says:

      Fatkeqesisht nuk munden ta permbysin diktaturen dhe e lane Shqiperine ne terre per 45 vite!

  2. Hessen says:

    Sa te drejte paske pasur o Enver Hoxha!
    Sterviteshin shqiptaret, per te sulmuar Shqiperine!!!
    Sa shume e paskan dashur ballisto-kolaboracionistet Shqiperine!!!
    Ne cdo gje ke pasur te drejte, o Enver, pervec luftes se klasave!
    Ajo po, ishte e ashper, pasi nuk kishin perse te paguanin te afermit per bythen e nje langoje si ky i Dashnorit te Kalocit.

  3. Miti says:

    Por vecse Philby ua futi sa krahu, kendej ju pergatiste nga ana tjeter informonte Tiranen nepermjet Moskes qe do desantohen aq e kaq njerez ne kete vend e ne kete date.

  4. Tarasi says:

    Rrofte Rusia,Serbia,Enver Hoxha,Edi Rama,poshte Shqiotatet,Ploretar te gjithe vendeve bashkohuni,se jemi komunista te rilindjes.

  5. Dauti says:

    Eshte turp qe genjehet kaq trashe. Ky Xhaferri paska qene genjeshtar dhe i rjedhur. Kim Filbi nuk ka pergatitur asnje desant per tu hedhur ne Shqiperi. Ai ishte oficer nderlidhes midis MI6 dhe CIA-s amerikane. Ne vitin 1951 Filbi dyshohej si spiun rus dhe nuk kishte me asnje akses ne operacionet sekrete te perendimit.
    Kaloci e di mire se Filbi nuk ka asnje kontribut ne deshtimin e nderhyrjes anglo-amerikane. Kete e tregojne dokumentet e deklasifikuara te sherbimeve te ketyre vendeve.
    Edhe vete Filbi, ne kujtimet e tij, nuk jep asnje fakt se ka bere ndonje gje ndaj Shqiperise, nderkohe qe flet gjeresisht per operacionet ne Ukraine.
    Nuk e di kush e paguan Kalocin, por paguesi duhet ta kete te qsrte se “kalocet” po krijojne efekt te kundert me ato qe shkruajne.

  6. Emigranti says:

    Tipike grupe terroriste…..arme, thika, harta, bomba, hedhje me parashute,,,,dhe dihet fundi i tyre…natyrisht paguheshin…nuk ka vend ketu per parime, patriotizem, atdhe, etj

  7. Toma says:

    Ne 1943 KY diversanti ishte 15 vjec dhe u lidh me rinine e ballit.Ore kaq gomere te duken njerzit Kalosh idioti.
    Do te tregosh se KY Arifi kishte lindur ballist apo antikomunist?
    Paska shpetuar mire pa marre plumb bytheve.
    Akoma dhe sot ka frike.
    Frika e ruan vreshtin dhe Jo Kaloshi prej derrase.

  8. Curri says:

    Philby I sateme, surrat sperme! Kim Filbi, o fshatar i padale e me dhembe te palara

  9. kodrasadikit says:

    Lufta e klasave ska te ndalur gjithandej ! Shqipnija ,Kosova e shqiptarija ja pane piken e sherrit komunizmit e idese sllavo-komuniste.. Sikur te fitonte krahu patriotik i Mitat Frasherit e atedhetareve tjere te vertete sot e ksaj dite Sangjaku e Qamerija do te llafosnin shqipe e atje do te lulzonin shkollat shqipe dhe do te valevitej flamuri kombetare …

  10. bislimi says:

    Kimi o idiot Kaloshi ishte funksionar i lartë i shërbimit anglez..nga më të lartët dhe në atë kohë kur mashtron ky birboja ballist, Kim ishte në Amerikë dhe bënte plane të tjera. Ai nuk ia kishte ngenë dhe as gradën të merrej me një radist ballist, që e dërgoi Mithati të vritej.Mashtro më mirë o kaloçi i derrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje