Ndërron jetë "Bilbili i Shqiptarisë" Nexhmije Pagarusha

7 Shkurt 2020, 10:49Kulturë TEMA

Ka ndërruar jetë këngëtarja e madhe Nexhmije Pagarusha në moshën 86 vjeçare.

Prej vitesh, ajo vuante nga një sëmundje e rëndë.

Pagarusha është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera ku përmes zërit të saj dhuroi 40 vjet kënaqësi për publikun.

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film, ashtu edhe në teatër.

Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota”, me rastin e një turneu.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji.

Ajo dhe muzika ishin një! Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

11 komente në “Ndërron jetë “Bilbili i Shqiptarisë” Nexhmije Pagarusha”

  1. Gëzimi says:

    Humbje e pa zevendesueshme! Dhëmbje shkaterruese! Te medhenjte po ikin nj e nga nje, po ngelemi ne te vegjlit mistrece, pa vlere. Ngushllime gjith kombit shqiptare dhe familjes

  2. Honxho-Bonxho says:

    Na ngrite gjakun, thashe se vdiq Nexhmija, porosita lulet.

  3. Gjok says:

    Kenget e saj janè tè pavdekshme. Ngushllime familjes .Shoqet e saj I vijnè rrallé kombit tonè .

  4. Ziguri i qorrit says:

    I perjetshem qofte jeta e saje,Ajo u largue por emri e zeri saje si Vace Zeles,Tefta Tashkos, Marije Krajes e shume te tjera ere tjere nuk do harrohen kurr.U pushofte ne paqe shpirti i saj

  5. Ani says:

    U prehte ne paqe e madhja Nexhmije Pagarusha.

    E pazevendesueshme perjete.

    Ngushellime familjes dhe miqeve te saj dhe ngushellime gjithe shqiptareve.

    Ajo cka eshte me e dhimbshme eshte se te medhenjte po ikin perdite dhe nuk po jemi me ne gjendje ti zevendesojme.

  6. Rest in peace ,queen says:

    SAD SAD NEWS!!!

  7. naimi says:

    U prefsh ne paq mretnesha e kanges shqiptare.Kombi yn eshte ne zi,nje nga nje po na “iken” te miret.Lamtumire.

  8. shefi 55 says:

    Ajo ishte me shume se nje Yll, Ajo ishte “binjakja” e Vaçe Zeles . Te dyja benin ate binom te pa perseritshem. U prefte ne paqe !

  9. lolita says:

    U shua dhe nje yll….
    Dy ka pasur shqiperia…
    Vace Zela dhe Nexhmie Pagarusha…
    U prefshin ne paqe…..

  10. Gjovalin Kaçorri says:

    Dhimbje per ndarjen nga jeta e artistes se madhe Nexhmije Pagarusha. Sebashku me te madhen Vaçe Zela qendrojne ne panteoni e kenges shqiptare si mbretereshat e pa perseritshme te saje. Para disa viteve kur punoja si gazetare te ALB TV USA me qender ne Michigan ne nje emisin timin kushtuar jetes dhe vlerve artistike t te mdhes Pagarusha ku te ftuar kisha artisyin e ansamblit artistik te Radio Prishtines z. Binak Goçi dhe muzikantin Luan Bakiu pata rastin te realizoj dhe nje intreviste telefonike me zonjen Pagarusha. Nje kenaqesi dhe emocion i madh per mua qe po komunikoja drejperdrejt me artisten e madhe te kombit shqiptar. Nje kujtim i paharruar per mua. Vertet ajo fizikisht nuk eshte më mes nesh, por ajo me artin dhe zerin e saje brilant eshte ne perjetesi, nje sombol i kultures muzikore, krenaria e kombit tone. U prehte ne paqe.
    Gjovalin Kaçorri gazetar ne ACTV(Abanian Community Television) Michigan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje