Cristiano Ronaldo festoi të mërkurën 35-vjetorin e lindjes, në një kohë kur po shkëlqen sit ë ishte një dekadë më pak me Juventusin.
Një tjetër ikonë e “Zonjës së Vjetër”, Gigi Buffon, më 28 të muajit të kaluar mbushi 42 vjeç, por mbetet ende aktiv, luan herë pas here me kampionët e Italisë, me të cilët shpreson të fitojë trofeun e vetëm të munguar në karrierë, Ligën e Kampionëve.
Dy “ekstreme” të top-formacionit të 35 e më shumë vjeçarëve, që po hartojmë me këtë rast, si për të thënë se futbolli i ka zgjeruar dukshëm kufijtë e moshës.
Pa diskutim, për këtë kanë meritë lojtarët e përfshirë në këtë 11-she, por edhe të tjerë, që mund t’iu kemi ngrënë hakun.
Moduli taktik i zgjedhur për të “sistemuar” edhe yje të tillë si Ibrahimovic, Ribery, Alves dhe Iniesta është ai 4-4-2.
Kush nuk do ta kishte frikë këtë formacion, që ka në sulm dyshen “vrastare” Ronaldo-Ibrahimovic, apo në qendër të mbrojtjes “kolosë” si Chiellini e Thiago Silva.
Mesfusha do të ishte nën këmbët e Iniesta, edhe pse vitet e kanë dërguar në Japoninë e largët.
Formacioni
Në portë: Buffon
Në mbrojtje: Alves, Chiellini, Thiago Silva, Juanfran
Në mesfushë: Ribéry, Cazorla, Iniesta, Joaquin
Në sulm: Ibrahimovic, C.Ronaldo