Nga Enver Robelli
Prokuroria turke ka kërkuar burgim të përjetshëm për Osman Kavallën, njërin prej intelektualëve publikë më të njohur turq.
Kavalla, bir pasanikësh nga Stambolli, me vite të tëra ka qenë përkrahës dhe financues i shumë projekteve kulturore në Turqi.
Disa projekte kanë synuar pajtimin e turqve me pakicat (kurdët, armenët).
Kur dështoi përpjekja për puç në Turqi më 2016, Rexhep Taip Erdoani tha: tentimi për grusht shteti ishte «dhuratë nga allahu», d.m.th.
Tani Erdoani mund të qëronte hesapet me çdo kritik.
Nuk vonoi shumë dhe u arrestua edhe Osman Kavalla.
Jo për tentimin për puç më 2016, por për shkak se gjoja paskësh përkrahur demonstratat e vitit 2013, kur qindra-mijëra njerëz në Stamboll protestuan kundër planeve të Erdoanit për të prishur parkun Gezi.
Osman Kavalla po mbahet në burg qe më shumë se dy vjet – përkundër protestave nga vendet perëndimore dhe përkundër kërkesës së Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ka kërkuar lirimin e tij.
Aktakuza kundër Kavallës ka 657 faqe.
Për çka ngarkohet Kavalla është aq absurde, saqë një deputet i partisë AKP të Erdoanit është larguar nga partia në shenjë proteste.
Vetëm një shembull: në telefonin e Kavallës është gjetur fotografia e një harte.
Prokuroria është e bindur se kjo hartë është skicë për ndryshimin e kufijve të Turqisë dhe dëmtimin e unitetit të vendit.
Gazetarët hulumtues (ata që kanë mbetur në Turqi) kanë zbuluar se harta e Kavallës tregon shtrirjen gjeografike të llojeve të bletëve në Lindjen e Afërt! Harta është fotografuar nga një libër i botuar në anglisht më 1988.
Autor është bletologu austriak Friedrich Ruttner.
Ja, pra, ku ka arritur Turqia nën Erdoanin: një intelektual mund të dënohet për shkak se është interesuar për një hartë mbi shtrirjen e bletëve, e cila është botuar në librin e një shkencëtari austriak para 32 vitesh!
Do kete patjeter prejardhje Shqiptare myslimane nga Kavala.
O Robell, nuke.ke tager me akuzu Erdoganin dhe per me teper nuk e njeh fare backgroundin e Kavales.
Mos u bej i gjithditur ne cdo ceshtje gjeopolitike dhe gazetarske dhe se nam duke bere artikuj per cdo gje.
Perendimi yt eshte demokraci kujton ti o injorant?
Perendimi eshte nje diktature majtiste ku cdo gje kontrollohet nga cifutet.
Prandaj degjenrimi moral, kulturor, perzierja rraciale dhe zevendesimi demografik jane bere norme e perditshme ne Perendim, qe prej 75 vitesh.
Ti Enver ke marr persiper te sulmosh Erdoganin me akuza koti. Ti kerkon demokraci ne Turqi.Po hidh njehere syte nga Evropa,ka demokraci aty? Jetoj ne Greqi,vendi i demokracis,ka barazi aty?Pa shiko Italin,Hungarin,Cekin,Francen dhe shtete te tjere Spanjen,Polonin jane shtete te B.E. Shtete “demokratike” me turistet,shtete raciste me refugjatet.
U cmen Erdokaka byrazeri Ramutit.