Dëshmoi kundër Donald Trump, largohet nga Shtëpia e Bardhë nënkoloneli

8 Shkurt 2020, 09:56Bota TEMA

Një ndihmës që dëshmoi kundër presidentit Donald Trump është  shkarkuar nga detyra që mbante në Shtëpinë Bardhë, tha avokati i tij.

Koloneli Aleksandar Vindman është transferuar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC) në Pentagon.

Avokati i ekspertit të Shtëpisë së Bardhë tha se klientit të tij ju kërkua të largohej sepse tha të vërtetën për çështjen e Ukrainës.

Trump thuhet se dëshiron një shkundje të stafit pasi senatorët e liruan të mërkurën  nga dy akuzat e ngritura nga demokratët.

Sipas burimeve të Shtëpisë së Bardhë, Kolonel Vindman kishte pritur një transferim. Ai u thoshte kolegëve me javë të tëra se ai ishte i gatshëm të transferohej për në repartin e mbrojtjes, ku ai ende mban statusin e ushtarit me detyrë aktive.

Më parë të Premten, shefi i Pentagonit Mark Esper u tha gazetarëve se departamenti mirëpret të gjithë anëtarët e tij të shërbimit nga detyra.

Lt Col Vindman dëshmoi në Dhomën e Përfaqësuesve nëntorin e kaluar. Ai tha se ishte “i shqetësuar” pasi dëgjoi thirrjen telefonike “të pahijshme” të z. Trump në 25 korrik të vitit të kaluar me presidentin e Ukrainës.

Thirrja çoi në fajësimin e zotit Trump në Dhjetor nga Dhoma për shpërdorim detyre.

Ligjvënësit demokratë argumentuan se presidenti kishte kushtëzuar  ndihmën e SHBA-së për Ukrainën me favore politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje