Venezuela arreston gjashtë ekzekutivë amerikanë të naftës

7 Shkurt 2020, 22:00Bota TEMA

Venezuela vuri nën arrest gjashtë ekzekutivë amerikanë të naftës, disa orë pasi presidenti Donald Trump u takua me udhëheqësin e opozitës Juan Guaido në Uashington. Para se të merreshin nga autoritetet, ekzekutivët mbaheshin prej shumë muajsh në arrest shtëpie.

Familjarët e të arrestuarve thanë se nuk e dinë vendndodhjen e tyre. Është e paqartë nëse presidenti Trump dhe udhëheqësi i opozitës Guaido biseduan për amerikanët e arrestuar gjatë takimit mes tyre.

Familjet i kanë kërkuar Departamentit të Shtetit të ndihmojë për lirimin e të arrestuarve. Vitin e kaluar ata u takuan edhe me zëvendës presidentin Mike Pence.

Policia e Venezuelës i arrestoi amerikanët në nëntor 2017 me akuzën e përvetësimit, pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Zyrtarët e Venezuelës nuk kanë komentuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje