STUDIMI: 10,000 hollandezë s’e honepsin jetën, duan të vdesin “para kohe”

7 Shkurt 2020, 15:45Bota TEMA

Një studim në Hollandë tregoi se rreth 10,000 njerëz mbi 55 vjeç duan të vdesin, thënë ndryshe, të “vetëvriten” me eutanazi.

Ky ishte rezultat i një hulumtimi të porositur nga qeveria hollandeze.

Studimi, i kryer për të përcaktuar se sa të moshuar në vend duan të eutanazohen, zbuloi se 0.18 përqind e njerëzve mbi 55 duan të vdesin para se ajo, vdekja, t’u vijë natyrshëm.

Hugo de Jonge, Ministri i Shëndetësisë i Hollandës, tha se kjo ishte aktualisht një nga çështjet më të delikate sociale me të cilën qeveria dhe e gjithë shoqëria holandeze do të duhet të merren me shumë më tepër.

“Ky numër i njerëzve që duan të vdesin është me të vërtetë shumë serioz dhe shprehet qartë se nevojitet veprim urgjent,” tha De Jonge.

Ai theksoi se qeveria duhet të bëjë gjithçka që është e mundur, siç tha ai, “t’i ndihmojë këta njerëz që të gjejnë përsëri kuptimin e jetës”.

Në vitin 2016, numri i rasteve të eutanazisë në Hollandë ishte 6,091, ose katër përqind e numrit të përgjithshëm të vdekjeve.

3 komente në “STUDIMI: 10,000 hollandezë s’e honepsin jetën, duan të vdesin “para kohe””

  1. Jo per gje... says:

    Aww…. Who gives a f.ck though?
    Nejse sa te kene Lulin ne Shqiperi dhe urrejtje ne zemer, ekstremistet filorus antishqiptare te hollandes do te vazhdojne te jetojne dhe lulzojne te zgerdhire per shume gjate keshtu qe mos ja u kini merakun.

  2. Oj raki says:

    Kur ju them une qe droga eshte helm…

  3. Dashamiresi says:

    KJo eshte nje plage e sistemit kapitalist, por eshte dhe e qellimshme; ka shume faktore qe veprojne, por fundi eshte se njerezit nuk gjejne rehatin shpirteror kurre ne marrdheniet midis tyre. Njeriu ka nevoje per njeriun dhe ne vend te tij ne kete sistem mban shoqerues ne shtepi kafshen, por kjo nuk e mbush kurre boshllekun shpirteror. Njeri ka nevoje per me pak ushqim apo veshje, por nevoja me e madhe e tij eshte shpirti madheshtor qe sot eshte trishtuar. eshte teme e gjate, por dhe qe te gjithe e dine, s’u pelqen ta thone dhe flasin ndryshe. Jeta e njeriut, kjo pjese e pazevendesueshme ne natyre, ka filluar te urrehet shume duke futur artificat ne çdo fushe; ne te ngrene, ne te pire, ne te folur, ne sex dhe kudo. Dhe eshte tani si ajo buka: hidh miell e hidh kripe, hidh uje e shto miell dhe ne fund del ajo qe as hahet e as pihet. Keta (?) s’duan te mendojne per jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje