Testi që zbulon brenda 2 minutash nëse keni pirë drogë

7 Shkurt 2020, 21:19Bota TEMA

Një teknikë për të identifikuar përdoruesit e kokainës është krijuar në laboratorin e Universitetit të Surrey.

Testi është i thjeshtë dhe brenda 2 minutash nëpërmjet shenjave të gishtave mund të zbulojë dhe të bëjë dallimin se kush ka konsumuar kokainë dhe kush është ekspozuar gabimisht ndaj kësaj droge, edhe pse mund t’i ketë larë duart. Teknika bazohet në kimikatet që dalin nga djersa.

Studiuesi Dr. Min Jang nga departamenti i kimisë në Universitetin e Surrey thotë: “Shenjat e gishtave janë një mënyrë shumë e mirë për të testuar personat nëse kanë konsumuar lëndë narkotike, pasi është e thjeshtë dhe efikase për t’u mbledhur”.

Benzoylecgonina, e cila prodhohet në trupin e personit që ka pirë kokainë, bën dëllimin mes personave që e kanë konsumuar atë dhe atyre që thjeshtë e kanë prekur.

Dr. Catia Costa shpjegon se kjo teknikë mund të përdoret për të zbuluar personat që kanë konsumuar heroinë, kanabis ose amfetaminë.

1 komente në “Testi që zbulon brenda 2 minutash nëse keni pirë drogë”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Zbulim me të vëtetë të madh. Kushedi sa do jetë gëzuar Kryeministri Rama kur e ka marrë vesh këtë lajm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje