Ministria e Mbrojtjes së Turqisë: Do kundërpërgjigjemi ndaj çdo sulmi në Siri

7 Shkurt 2020, 15:55Bota TEMA

Pas sulmit të regjimit sirian mbi trupat turke në Idlib, Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se do të kundërpërgjigjet ndaj çdo sulmi në rajon, raporton Anadolu Agency.

“Ndaj të gjitha llojeve të sulmeve do të ketë kundërpërgjigje proporcionale. Postet tona të vëzhgimit (në Idlib) do të vazhdojnë detyrat e tyre”, tha Kolonel Olcay Denizer, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, në një konferencë shtypi në Ankara.

Sulmi i së hënës nga regjimi sirian ndaj posteve turke të vëzhgimit në veriperëndim të Sirisë martirizoi shtatë ushtarë turq dhe një kontraktues civil që punonte me ushtrinë turke. Po ashtu në këtë sulm u plagosën 13 persona të tjerë.

Në kundërpërgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës, Turqia goditi mbi 50 shënjestra dhe vrau 76 trupa të regjimit sirian.

Që nga shpërthimi i luftës civile siriane në vitin 2011, Idlibi ka qenë një bastion i opozitës dhe grupeve të armatosura anti-qeveritare.

Aktualisht, Idlibi është shtëpi e rreth 4 milionë civilëve, përfshirë qindra mijëra të shpërngulur viteve të fundit nga sulmet e forcave të regjimit.

Në muajin shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia u pajtuan për ta kthyer Idlibin në një zonë deeskalimi ku aktet e agresionit janë të ndaluara.

Megjithatë, regjimi sirian dhe aleatët e tij në vazhdimësi kanë thyer kushtet e armëpushimit, përfshirë atë të fundit që filloi më 12 janar, duke kryer sulme të shpeshta brenda zonës dhe duke vrarë të paktën 1.600 civilë që nga arritja e marrëveshjes.

2 komente në “Ministria e Mbrojtjes së Turqisë: Do kundërpërgjigjemi ndaj çdo sulmi në Siri”

  1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    bithqir artikullshkrues,turk i ndyre,pushtuesit turq ne token siriane u ”martirizuan”[sipas teje] ndersa ushtaret siriane mbrojtes te atdheut te tyre u ”vrane”………!!!!! ptuuuuu plehre!

  2. ben says:

    O tema jeni bere si fletushke e erdoganit.
    Sulmi sirian vrau 13 ushtare turq.
    Ekishin te gjithe mediat e botes pervec gazetes tema.
    Sot mbas 1 jave e jepni si lajm por te zbukuruar ,sikur turqit paskan vrare ca ushtare siriane , qe eshte genjeshter e paster turke.
    Asnje ushtar sirian nuk eshte vrare.
    Turqia u fut ne siri me lejen e rusise.
    Para 2 javesh rusia i beri thirje turqise qe mos ta kruante shume ne siri, dhe nuk kaloi 1 jave dhe 13 ushtare turq iken per lesh.
    Turqia eshte bere si kurve 1 here e shk… amerikani njehere rusi . Eshte kaq shtet i mbaruar sa edhe siria 1 vend prej 6 vjetesh lufte i vret si qen 13 ushtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje