Gazetarja e “sertë” italiane “shuan” kritikat shqiptare, i jep notën 10 Alketa Vejsiut

8 Shkurt 2020, 10:27Lifestyle TEMA
Gazetarja e “sertë” italiane “shuan” kritikat

Gazetarja italiane Selvaggia Lucarelli, e cila njihet si mjaft e rreptë dhe që nuk kursen askënd në komentet e saj, i ka dhënë notën maksimale Alketa Vejsiut, për prezantimin e saj në Sanremo.

Lucarelli ditët e fundit po shkruan recensione dhe po jep vlerësime për të gjitha aspektet e Sanmeros, dhe për këtë arsye, ka dhënë mendimin e saj edhe për Alketën, duke e vlerësuar me notën 10.

“10, si pikat e Tavor që jepen pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale.

Prezantuesja shqiptare është në Sanremo si një shkëmbim mes saj dhe Ëanna Marchi-t që jeton në Tiranë.

Fjalimi i saj hyrës kishte të njëjtat fjalë sa edhe monologu i Benigni-t, por ajo flet aq shpejt sa e mbaroi për dy minuta dhe si për të ulur pak adrenalinën, hipi dhe zbriti nga shkallët e Ariston-it dy a tre herë.

“Arritja më e madhe e karrierës sime”, përsëriti disa herë me entuziazëm përpara se ta dinte se për 90 minuta do qëndronte në skenën e Nutella-s”

Selvaggia Lucarelli  përveçse gazetare, është edhe autore librash e anëtare jurie tek “Dancing ëith the Stars”.

Ndërkohë, edhe prezantuesja e natës së parë, Graziella Liotta, që shkroi dhe monologun e Rula Jebreal, është shprehur gjithashtu me vlerësime maksimale për Alketën.

Vetëm në Shqipëri e kritikojnë, pse foli shpejt, pse kujtoi komunizmin dhe pse tha që ishte e para prezantuese femër në Festivalin e RTSH-së.

(TemA)

39 komente në “Gazetarja e “sertë” italiane “shuan” kritikat shqiptare, i jep notën 10 Alketa Vejsiut”

  1. Paka aftsi Iluzioiste-je Gazetarja Italiane .
    Njerzit nuk shikoje ate qe kan perball ,
    por dicka #
    psh . Gazetarja eshte ne realitet Brune nderkohe qe neve na dukeet Bjonde !
    Cudira qe ndodhin ne bote e spektaklit dhe gazetarise

    1. Epiriii says:

      Alketen e kishin “Kurdisur” qe fliste aq shpejt, dhe duke perseritur 100her Grazie grazie x-grazie….. shprehje inferioriteti ndaj italianve. Nuk eshte normale te falenderosh 100 her grazie kendej nga italia se ta marin per dobesi te shohin si diçka posht nivelit te tyre, kur s’eshte ashtu. Vajtja ne SanRemo nuk eshte fundi i botes ose pika me e larte e Showt, thuajes dita pas Prezantimit ne Sanremo do te jet ndryshe, ke kap Parajsen. Easy easy Alketa, take it Easy, se eshte me mir. Para ca ditesh u publikua 1 foto e Bill Gates duke prit ne radhe per 1 hot dog si gjith njerzit e tjer. Gjeje foton shihe dhe Mer pak shembull.

      1. Epiri ,
        ke te drejte ,
        por ti e di se si funnxiojn gjerat ne ate shoqeri shqiptare .
        ngajiher pritshmerite jae aq te larta mes shqiptaresh saqe
        injoron cdo parashikim profesioiste .
        shkoj e kishte ender ,beri ate prezantim qe mundi
        dhe kaq .
        edhee pse Kritika Konstruktive duheet te jet .
        Ktu s’behet fjal medoj un per sulme personale apo xhelozi
        vs Alketes ,por si kudo kush del mbi sken merr opinine kritiken .
        Nejse shqiperi hesapi

        1. Raimond vlonjati says:

          Alketa ishte shume e shpejte dhe e sakte ne te folur ,
          Oratore e vertete dhe afashinante

          Na nderoi atje ne Sanremo , pavaresisht se e teproi kur merej me te kaluaren tone ne komunizem

          Cdo popull ka oeriudhat e tij te erreta ,por nuk i permend ato

          Njelloj sikur italianet , te permendin ne skenat e tyre qe , dikur kemi qene Fashiste

          Fol moj moter per evenimentin , por anashkaloje komunizmin , sic bejne edhe italianet qe e anashkalojne Fashizmin

          Por qe ishe e shkelqyer fare ne te folur , nuk ndaloje hahahaha

          Me e mira ishe aty ne Sanremo . Mburja jone je ti

          I shushate italianet lol

    2. Faleminderti dhe suksese Alketa! Krenare per ty! says:

      Ore njerez te ligj, perse nuk jeni te gezuar qe nje shqiptare u ngjit ne skenen e Sanremos dhe nxori qe vajzat shqiptare jane jo vetem te bukura por edhe te mencura. Sepse italianet njohin vetem prostitutat shqiptare dhe jo bukurine dhe mencurine e Alketa Vejsiut dhe shume vajzave te tjera shqiptare. Faleminderit Alketa! Na ke mbushur syte me lot dhe na ke bere krenare. Mos lexo keta dhe keto mbeturinat qe jane njerez te ligj dhe nuk dine te jene te gezuar edhe per suskesisn dhe arritjet e nje bashkekombasi te tyre. Ju urojme shume suskese te tjera dhe lart e me lart veten dhe Shqiperine. Perqafime dhe duartrokitje te perzemerta nga nje cep i botes, larg nga Shqiperia, por me dashuri per vendin e tij dhe bashkekombasit e suksesshem.

    3. L. T. says:

      Ne Shqiperi e kritikuan pse genjeuu or ti cjap.Ajo eshte simbol i korrupsionit i haterve i miqesive i nepotizmit sot ne Shqiperi.

  2. Paska aftsi Iluzioniste-je Gazetarja Italiane .
    Njerzit nuk shikojne ate qe kan perball ,
    por dicka #
    psh . Gazetarja eshte ne realitet Brune nderkohe qe neve na duket Bjonde !
    Cudira qe ndodhin ne bote e spektaklit dhe gazetarise

  3. Zigur Qarri says:

    PO NUK E VLERESOJE ANDI BEJTIA VLERSESIMI
    I ITALIANES NUK ESHTE I DREJTE .
    RAMA TRADHETARI SHITI KOSOVE ME KURSIN E KEMBIMIT VALUTORE ( NJE GLAUK ME DY MINISTRA) NARKO- SHTETI KA PUSHTUAR ITALIN , SERBIN , GREQIN DHE I DETYROJE TE JAPIN VLERESIMIN MAXIMALE KJO ESHTE LLOGJIKA PRIMITIVE E BIRRISHES SE SHEQERES QE ANDI BYTHE LEPIRESI ESHTE I DETYRUAR TE SHKRUAJ SE I HEQ BUKEN E GOJES XENI .

  4. Piro says:

    Ca thote kjo italiania; Alketa 10! U bo kjo, te kundershtoje Andi Bejten! Po nuk e ndoqi Andi festivalin, Mbylleni Sanremon.

  5. popull debil says:

    ngelet duke u marre gjithe kto dite me Alketen
    ngaqe s’keni tjeter e s’dini me cfar te merreni ne jete debila.
    dilni e pastroni ambjentet ku jetoni ,mbillni oj peme ,
    organizohuni e dilni aes Deti ,merrni ajer te pasten # nga kafenete
    pastroni bregu e detit , etj etj
    pra beni dicka qe ja vlen cdo dite ne jete ,qe ti shpetoni budallallepsjes
    ktu ne kazanin e bozes ,ku moderatoret pertojn edhe me fshi buzet
    e levizin duart,si me u pagu ne kte hale ,
    vetem me honger m.t
    o bote nastradinash lat nam
    thirrini menndjes
    dilni nga kazanet e idioteve se po qelbeni

  6. saremo0202 says:

    Perkthim i keq si gjithmone. Burimi nuk citohet. Ketu duket sikur flitet me ironi per Alketen. Uroj te mos i jepni leke per kete shkrim.

    1. Ilir says:

      Jo duket por ashtu eshte… Tallje bythe nga ana e Selvaggia – s. “Vleresim” me nje ironi shpuese, therese per ata qe e kane mare ne Sanremo, organizatoret, pra tallet me ata qe e kane servirur si zbulim. Shprehimisht:-Probabilmente a Sanremo in quanto controparte di uno scambio d’ostaggi con Wanna Marchi… Kush ka njohur Wanna Marchi-n, do ti mjafton te KAQ per te kuptuar, nje shitese televisive Llapa-llapa plot adrenaline, mashtruese ne televizionet e nivelit te trete ne Itali, bashke me te bijen, e denuar per te mos u shfaqur me neper ekrane. Pra nota 10,si nje controparte e Wanna Marchi-t. Me vjen keq per nivelin infantil te gazetareve tane, perkthimi… amatoresk humoristik, hamendesimi mbush boshlleqet e injorances… Figura di merda!

      1. Andrea says:

        Perkthimi me amatoresk qe kam pare dhe uroj te jete bere pa qellim. Un nuk kam jam ekspert por shpresoj te ndihmoj me kuptimin e vertet te shkrimit.
        “10, sa pikat a Valiumit qe i dhane pas prezantimit te pare. Me shume mundesi, prezantuesja shqiptare eshte ketu fale nje shkembimi pengjesh me Wanna Marchi {person i denuar ne Itali per mashtrime, shitese televizive produktesh kozmetike, Numra telebingoje, por edhe kunder syrit te keq (Kripe kokermadhe, plumb, fjale Kurani:) ) etj).
        Fjalimi hyres i saj permbante po aq fjale sa ai i Benignit (zgjati nje ore dhe permblodhi veprat me te dashura per italinet), por ajo flet kaq shpejt sa e mbaroi ne 2 minuta, e duke mos mjaftuar, per te shkarkuar adrenalinen, i beri shkallet e Aristonit nja dy here lart e poshte.
        “Pika me larte e karieres time” e perseriti kaq entuziaste, deri sa mori vesh qe do qendronte per 90 minuta ne skenen e Nutelles (skene per promocionet e produkteve te nutelles) per ti ofruar 10 telefonatave te para 100 kuti me nutella, kripe kokermadhe dhe numra telebingoje (ashtu si Wanna Marchi)
        (ambo secco loje italiane ku duhet te gjesh 2 nga 5 numrat qe do nxirren me pas, probabiliteti te fitosh eshte 1 ne 400)

        1. Ilir says:

          Egzakt…! Vetem se duhet t’u mbajme turpin. Keta Jane rehat nga trute… Ku ironia e italianes e ku preshi I Alketes e gazetaxhinjve tane…! Pershendetje!

      2. Epiriiiii says:

        ????ILir Wanna Marchin e din VIPe Gazetarucet Shqiptar…. Ta shohi Alketa me ke eshte Shkembyer dhe tja Shkrepi vetes, kjo i mbetet. Alketa eshte thjesht 1 Pezantuse Provinciale e Tiranes pa Karma dhe Sharm. Kush e kupton e Kupton, kush se kupton te hapi syt dhe te Oservoj.

  7. Kozmos says:

    CDO NJERI KA NE DORE NJE NOTE . NOTA E KESAJ NUK ESHTE ABSOLUTE .

  8. Roberto says:

    O shoku gazetar ! Nuk ja mohon njeri performancen por ato te paverteta dhe genjeshtra. Kush te ka thene ty o gazetar qe mbyllnim dyert dhe dritaret kur degjonim muzike te huaj?? Po pse vetem Alketa ka qene e para femer prezantuse ne festivalin e RTVSH?? Po mos flisni budallalleqe te pakten dhe hakun nuk ja hengri njeri Alketes por na nxori ne sy te Italise dhe botes si njerez te eger ne nje kohe qe nuk e mohoj qe nuk lejoheshin gjera te tilla por ama te gjithe degjonin dhe komentonin ne rrethe te ngushta shoqerore. Plazhi i Durresit sidomos ishte pista e muzikes Italiane ku te gjithe mbidheshin prane ndonje radioje dhe degjonin perdite kenget fantastike te atyre viteve te arta te muzikes Italiane.

  9. Niku says:

    Une nuk e di ne meritonte “10” apo “7”, por ajo qe eshte e sigurt eshte se nuk mori pjese si prezantuese ne Sanremo krejt rastesisht. Prandaj vetem nje fjale “RESPECT”

  10. Tomi says:

    10 per shtrirje barkas lepirje dhe munges identiteti krenarie. Ne 2020 paraqet veten sj viktim e si e perdhunuar se eshte shqiptare kur kohrat kane ndryshuar.

  11. naimi says:

    Eshte turp te merresh Alketen apo me festivalin me te parendesishem,te plakur e pa as me te voglin interes ne bote e krejtesisht demode me perjashtim te Shqiperis.Eshte krenari te merresh me Dua lipen qe elektrizoj Sanremon me kengen e interpretimin e saj.Superlativat kan qellime te caktuara te grupeve te interesuara per te bere shou.E ne gazetarin shqiptare kjo eshte semundje,me duket e pasherushme.

  12. epo kjo bela says:

    italiania aq di per Shqiperine, aq ben por fundja se mos i pergojoi Italine, nuk sosen servilet nga bregu pertej adriatikut qe i benje hosana si te jene zota ne qiell italianeve dhe s’do mend qe italiania ndjehet mire qe lavderohet vendi saj nderkohe qe pergojohet vendi tjeter, te pergojosh e besh snobistin me vendin e historine tende!!! Ndonje meshire nga bota ndoshta por respekt, si zor.

  13. Labi says:

    Kur pash Alketen mu kujtua nje femer Shqiptare qe kishte hyr ne ambasaden Gjermane ne 90,i thoshte Gjermane qe e merrnin ne pytje 100 here danke danke dhe leshonte brockulla duke mos e njohur mentalitetin e tyre,te besh kete ne 2020 eshte me shume se turp,me nje fjale dukesh budalla,personalisht me erdhi turp dhe per faktin se ajo genjeu hapur,kush eshte rritur ne komunizem e di fort mire se nuk beje burg vetem pse shikoje tv te huaj,aq me teper qe filmat qe shfaqeshin perktheheshin nga italishtja.

  14. Sokol says:

    Nuk mundet ta besojmë që të shuajë ajo gazetare,atë tymnaje të Vejsiut,më gjithfarë gënjeshtëra e shpifje.Ky lloj soji si kallëpi saj,tregon fundin që ka prekur arti shqiptar. Të gënjesh sheshit para miliona teleshikuesve,të rrafshosh kontributin e dhjetra kolegeve,kjo ishte ëndrra e kësaj monstruoze.

  15. dajana says:

    Shum sakte por ju nuk e dini moj zonje qe e keqia e shqipetareve jane shqlpetaret dhe akoma me keq qe ne medjat tona punojne lloj lloj fundrinash….
    Por me e forta eshte qe keta mender gazetare qe kemi ne japin vleresime per Sanremon…..
    Shikoni ku shkon urrejtja pse nje shqipetare te shkoi deri ketu…..
    Si nuk doli nje gazetar te thote shikoni cfar ben Italia mike nxjer ne ekrane bashkatdhetare tane si Klejdi, Elhajda, Alketa e plot te tjere….
    Po Greqia a e ben kete…..?? Jo vetem qe nuk e ben por dhe kur del ndonje talent qe jane te shumte i nderon emrin dhe kurre nuk lejohet te flasi gjuhen e nenes. E shikoni o derra gazetare sa larg jane kulturat.

  16. Hajdari says:

    BRAVO ALKETA VEJSIU (na fal per fjalorin po ne shqiptaret kshu e kina ne kohet e xhaxhit ishim spiuna tani jena ziliqare e legena)TY TE LUMTE O GOC E BOFSH KARRIERE SI TE DUASH!!per ata qe te kan inot…ja rrofshshi PAJDHIN ALKETES!!HEC ALKETA ME KOKE NALT!!!?

  17. vezhguesi says:

    @ Roberto patjeter duhet te jesh i ri dhe nuk e ke “shijue” kohen e xhaxhit ose ke memorje te shkurter jeta mundet ta krete ba me te pa-drejte. Fakt eshte qe ,mbyllnim dyer dritaret e biles nen jorgan degjonim muzike ” dekadente”.per komentuesit @ Tomi paske kompleks inferioriteti e identiteti. Alketa u tregue shume fine, elokuente dhe plot sharm. Miku gjithmone flet fjale te mira, eshte mirnjohes per ftesen per zotin e shtepise ajo me shume takt ju permendi italianeve edhe bujarine e mikpritjen, por edhe Otranton…
    @ neim Dua eshte e madhe ne stilin e vet , kendon ,zani asht dhunti e Zotit , ajo i ka qejf geit arabet Alketa asht Klass, ka finese ,inteligjente dhe grace!!!

    1. rripitipitytytyrripityty says:

      Pirth pirth, do thoshte Lino Banfi.

    2. Roberto says:

      O shoku une e njoh shime mire ate kohe. E kam jetuar dhe jam rritur me muziken Italiane te viteve 60-70 sa per dijeni. Per te 100 here po e them qe nuk shaj Alketen si performance por per brockullat qe nxori per shqiparet dhe Shqiperine. Ndoshta ajo nuk ka faj pasi skenarin e feativalit nuk e ben ajo apo Vera Grabocka por Italianet tw cilet mund ta kene qendisur ne kete forme dhe Alketa per te mbrojtur ate kontrate qe paska nenshkruar me RAI 1 nuk do dilte nga skenari. Ky eshte Turp per te gjithe ne. Prandaj dreqi ta haje ka shkruajtur mbi 5 a 6 komente dhe pothuajse kam thene te njejtat fjale. Alketen nuk e shan njeri por vetem per ato qe tha per Shqiperine dhe shqiptaret e asaj kohe do e shaj sa ska. Cila bionde na qenka pare shtrember nga rregjimi me hallin se mos i ngjake Rafaela Carra??? A jeni te terezi apo jo???

  18. Luli says:

    Shqiptaret jane populli me debil I botes ,edhe bythe grisur edhe fodull Njerez qe si kane thene punes edhe kure nuk thone shendet , Por PLAC
    Prandaj palasin nga inati per cdo gje te bukur the te mire

  19. rripitipitytytyrripityty says:

    Pirth pirth, do thoshte Lino Banfi..

  20. Tepelena says:

    Mentalitet i neveritshem i shqiptareve mendoj qe te gjithe qe kane komentuar me fyerje kane treguar vetem dobesine e tyre si njerez te pa formuar ajo ka prezantuar San Remon si cdo person dhe me kapacitetin e saj italishten e fliste mire dhe rrjedhshem nuk kishte shenja mendjemadhesie nga paraqitja si nje bukuroshe.U tregua e respektueshme ndaj nje populli italian por njekohesisht ndaj bashkepatrioteve shqiptareve . Kjo eshte e gjitha ajo u mire prit nga publiku italian nga fjalet qe ajo u drejtoi si nje popull , se nuk u kenaqen injorantet kujt i prishet puna, kurre kenaqet nje shqiptar nga nje dicka ne teresine e tij si njeri , asnjehere apo ndofta kurre hakmerret natyrisht ne kete rast nga xhelozia dhe mllefi .

    1. Epiriiiii says:

      Po rri. O Tepelena, mos fol per italishten e saj…. Italishtja ska Fonetiken e Shqipes ashtu si e fliste Alketa.

  21. LORA says:

    Ekzakt,Sokol,,,,
    por uragania llapa-llapa
    ia arriti te rrafshonte veten.

  22. saremo0202 says:

    10 si pikat e lorazepamit qe i dhane pas daljes te saj te pare (ne skene dmth), jo nderhyrjes kirurgjikale.

  23. Doda says:

    Per,per,per Allketa.Me budalla media.Kane tre dite qe ja lajne dhe ja fshijne Allketes.

  24. viron xhavara says:

    Patjeter zonja gazetare,me ato gracie, gracie, gracie,gracie,gracie, Alketa meriton noten 10 prej jush,por do te thoshja, pasi jeni gazetare, bej nje liber edhe rreth masakrimit te 120 shqiptareve ne kanalin e Otrantos,ne ujerat shqiptare,prej anijes italiane Sibila,dhe me vone fallsifikimit te procesit dhe grabitjes se demshperblimit,midis autoriteteve italiane dhe gangstereve shqiptare,tregoja ate liber Alketes, dhe pastaj edhe Rames,edhe Meros,qe nuk u jep shqiptareve mundesi ne shtypin e tije, te komunikojne me nderkombetare per te drejtat e tyre rreth kesaj masakre ,por u jep juve te drejte, te shkruani cfare te doni ne shtypin e tyre,qe shqiptaret te qendrojne ne kete kurth te temerrshem ku jane edhe sot, nga nje prej mafieve shtet me te temerrshme ne bote,qe I ka mberthyer keq prej fyti, dhe nuk I leshon.

  25. Lushi says:

    Roberto vai a gagà re

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje