Organizata Botërore e Metereologjisë (WMO) tha se një bazë kërkimore argjentinase, e vendosur në majën veriore të Antarktidës, ka raportuar për një temperaturë – që nëse konfirmohet – mund të jetë një rekord për kontinentin e akullt.
Zëdhënësi i organizatës, Clare Nullis, tha se baza argjentinase regjistroi një temperaturë prej 18.3 gradë Celsius.
Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në këtë pjesë të botës ishte 17.5 gradë Celsius.
Megjithatë, një komitet i posaçëm, i cili merret me arkivat e motit dhe klimës pritet të verifikojë, nëse të dhënat e reja kanë arritur një rekord të ri.
“Gjithçka që kemi parë deri më tani tregon një rekord të mundshëm legjitim por sigurisht që do të fillojmë një vlerësim zyrtar të procesverbalit, pasi të kemi të dhëna të plota”, tha raportuesi për rekordet ekstreme të motit në agjencinë e OKB-së, Randal Cerveny.
WMO thotë se Gadishulli i Antarktidës, në majën veriperëndimore të kontinentit, pranë Amerikës së Jugut, është ndër rajonet ku është shënuar ngrohja më e shpejtë në Tokë – me gati 3 gradë celcius, gjatë gjysmëshekullit të fundit.
Gjatë kësaj periudhe 50-vjeçare, janë tërhequr rreth 87 për qind e akullnajave përgjatë bregdetit perëndimor të gadishullit.
Gjatë 12 viteve të fundit ka ndodhur një tërheqje e përshpejtuar, thotë WMO.
Sa cudi, ky qe eshte lajmi me interesant sepse ka te beje me planetin tone, nuk shoh komente dhe sensibilizim, ketu njerezit merren me Ofl, SPAK, Alketa, Sanremo, , ej zot na ruaj se nuk dijme c’te bejme
Ju hajdut të fondeve publike, hiqni dorë nga e ashtuquajtura “ngrohje globale”. Lërini idiotësitë,gjeni një mënyrë të re për të zhvatur fonde. Jeni mësuar ta kaloni jetën nëpër hotele lluksozë, më shumë se gjysmën e vitit e kaloni nëpër seminare absurdë, duke u marrë me idiotsinë tuaj globale dhe shpërdoroni fonde, kur njerëzia dhe fëmijtë në këtë botë vdesin pa mbushur barkun me bukë. Trampi jua bënë mirë që u vuri kufirin tek thana, duke mos u dhënë fonde. Plehra, që manipuloni dhe fëmijtë, si puna e Gretës, për të realizuar vjedhjen tuaj monstruoze. Tani ja ndryshuat emrin, nga ‘ngrohja globale’ po e thërrisni ‘ndryshimet klimatike’ , por qëllimi mbetet i njëjtë, parazitizëm me plot kuptimin e fjalës.