“Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara.”
Kështu shprehet ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila prezantohet me anë të kësaj video të postuar nga ana e Ambasadës amerikane.
Ambasadorja shpjegon se gjatë mandatit të saj do fokusohet në 3 prioritete:
“Do punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.
Do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për të mbështetur përpjekjet tuaj për anëtarësim në BE,
E treta, do punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e SHBA-ve në Shqipëri”.
(TemA)