Pse Jeruzalemi është kaq i rëndësishëm? Historiani Simon Sebag Montefiore rrëfen sekretet

9 Shkurt 2020, 19:45Politika TEMA

Ai është objekt adhurimi, frymëzimi hyjnor, por edhe subjekt i debateve të zjarrta. Por historia e Jeruzalemit, është sa e gjatë aq edhe komplekse. Ai konsiderohet të jetë një vend i shenjtë nga hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët. Qyteti është mijëra vite i vjetër, dhe i ka mbijetuar luftërave botërore dhe katastrofave natyrore.

Simon Sebag Montefiore, është një nga historianët me të mirënjohur dhe më të shitur në botë. Ai ka shkruar disa libra mbi një gamë të gjerë temash si Stalini, Romanovët, dhe fjalimet që ndryshuan botën.

Një nga librat e tij bestseller në mbarë botën titullohet “Jeruzalemi:Një biografi” e vitit 2014, që përfshin historinë e plotë të këtij qyteti magjepsës. Në një intervistë, Montefiore flet historinë e Jeruzalemit, dhe mënyrën se si ky qytet u bë “qendra e botës”.

Çfarë gjëje kishte të veçantë Jeruzalemi, që i nxiti njerëzit ta bëjnë qytetin e tyre të shenjtë?

Zhvillimi i Jeruzalemit si një qytet i shenjtë universal, është një nga dukuritë më të çuditshme të gjeopolitikës dhe zhvillimit të feve. Në fillim, ai nuk kishte ndonjë gjë të veçantë, përveç faktit se ajo ishte fortesë natyrore e vendosur mbi një kodër, dhe pranë tij kishte një burim uji.

Pra ishte një vend i natyrshëm, ku njerëzit mund të ndërtonin një vendbanim. Së dyti, ishte një vend i natyrshëm për të ndërtuar një vend të shenjtë, që shpesh lidheshin me fetë pagane, dhe me një vend të lartë si një mal.

Sigurisht, burimi e bëri atë një vend ideal. Por Jeruzalemi nuk ishte ndonjë rrugë kryesore tregtare. Për shkak se ishte i pozicionuar larg detit. Ishte thjeshte një mal buzë shkretëtirës së Judesë. Ne mendojmë se në ato kohë, kishte shumë më tepër kafshë të egra dhe pyje sesa sot.

Por gjithsesi nuk kishte shumë gjasa, të bëhej qyteti i shenjtë i botës perëndimore.

Sa sfiduese është të gjesh burime rreth Jeruzalemit, mbi të cilat mund të mbështetemi?

Në fakt ka shumë pak burime, dhe nuk mund të përdorësh vetëm Biblën. Interesante me këtë qytet është fiksimi me mbretin David. Kjo është një çështje e madhe, që i ka intriguar që të gjithë:A ekzistonte mbreti David, dhe a ka prova të ekzistencës së tij?

Kjo është një çështje me konotacione shumë politike. Pasi nëse nuk mund të gjejmë prova të ekzistencës së Mbretit David dhe të Tempullit të Parë, atëherë kjo ka shumë ndikime politike sot. Në fakt ka prova tek Tel Dan Stele, që përmend Shtëpinë e Davidit. Pra, ka dëshmi se Davidi ishte themeluesi i kësaj mbretërie, dhe ka shumë të ngjarë të ketë qenë kështu.

Sa i rëndësishëm, ishte rrethimi i Jeruzalemit në vitin 70 Pas Krishtit?

Shumë i rëndësishëm. Është një dramë e ngjashme me Betejën e Berlinit në vitin 1945, apo Rrethimet e Stalingradit dhe Leningradit. Ajo pati ndërkojë pasoja të mëdha fetare dhe politike. Ai rrethim shënoi fundin e pavarësisë së hebrenjve në Tokën e Shenjtë, dhe me një përjashtim të vogël, nuk ekzistoi më një mbretëri tjetër hebreje deri në vitin 1948.

Së dyti, për sa i përket Perandorisë Romake, kjo do të thoshte se që nga atëherë hebrenjve u ishte ndaluar të hynin në Jeruzalem. Dhe kjo u pa si një heqje e favorit hyjnor apo bekimit të popullit hebre. Kjo gjë pati pasoja të mëdha, pasi së pari çoi në ndryshimin e vetë fesë hebreje.

Para këtij momenti, feja hebraike ishte plotësisht e bazuar rreth tempullit në Jeruzalem, dhe rreth flijimeve të kafshëve jashtë Shenjtit të të Shenjtërve. Ky ishte Judaizmi i Tempullit. Dhe pas rrethimit, Judaizmi ndryshoi njëherë e përgjithmonë, dhe Testamenti i Vjetër, sidomos 5 librat e Moisiut (Tora), u bënë “Jeruzalemi i lëvizshëm” për popullin hebre.

Gjërat kanë mbetur kështu edhe sot e kësaj dite. Po ashtu, feja e krishterë adhurohej deri atëhere ende si një fraksion hebre brenda Tempullit. Kur panë që Tempulli u shkatërrua, ata u ndanë përgjithmonë nga feja mëmë, dhe nga ai moment lind Krishterimi modern.

Së treti, 600 vjet më vonë ishte ajo ngjarje, dhe më pas zhvillimi i Krishterimit pas tij, që e bindi Muhamedin se ai vetë ishte shpallja e tretë dhe e fundit e Zotit. Shpallja e parë iu dha hebrenjve, por ajo përfundoi në vitin 70 Pas Krishtit, kur u shkatërrua Tempulli në Jeruzalem.

E dyta ishte Krishterimi, dhe Muhamedi e konsideronte Jezu Krishtin një profet. Dhe e treta ishte vetë Muhamedi, teksa shpallja përfundimtare ishte ajo e fesë Islame. Pas vitit 70 të Erës Sonë, filloi ajo që njihet si feja moderne në botën perëndimore.

Cilat pjesë të Jeruzalemit të vjetër, mund të vizitojnë ende sot turistët?

Në atë qytet ka shumë gjëra për të parë. Lashtësia e një vendi të shenjtë, e shton shenjtërinë e tij. Kjo është arsyeja pse Jeruzalemi, është ruajtur shumë dhe në mënyra të ndryshme. Aty mund të shihen gjëra të mahnitshme.

Vendi im i preferuar është Porta e Artë në Murin Lindor, që është shumë e lashtë, dhe mund të jetë ndërtuar nga Herakliu ose Kalifi Umajad, këtë nuk e dimë me siguri. Është vendi më i bukur, dhe aty që të tria fetë besojnë se do të nisë Armagedoni ose Dita e Gjykimit.

Cili mendoni se është keqkuptimi më i madh mbi Jeruzalemin?

Keqkuptimi më i madh, është se secila nga 3 fetë kërkon që ta pronësojë qytetin për vete. Unë mendoj se një ndër arsyet pse e kam shkruar librin tim “Jeruzalemi”, dhe pse jam aq i kënaqur që është lexuar shumë, është se kam dashur që njerëzit të kuptojnë se në fakt ka një histori tjetër.

Ai është një qytet ndërkombëtar, universal.

Nuk ka asnjë qytet të ngjashëm me Jeruzalemin, dhe mënyra e vetme që të kemi paqe, është që hebrenjtë ta pranojnë se ekziston një narrativë islamike, dhe që muslimanët ta pranojnë se aty ka edhe një narrativë hebreje. Është e gabuar të mohohet historia e njërës palë. Pa i njohur që të dyja, është e pamundur që aty të ketë paqe. Paqja në Jeruzalem është e mundur, ashtu sikundër kudo tjetër. / LiveScience – Bota.al

10 komente në “Pse Jeruzalemi është kaq i rëndësishëm? Historiani Simon Sebag Montefiore rrëfen sekretet”

  1. ''..........nese gervish sado pak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vedi''[thene kjo nga nje myslimon analist] says:

    nuk e kuptoj se perse irritohen[mgjs st’arxidia mas] sumqirokomentuesit turkoshqipfoles ketu ne tema kur u shahen birazeret palestineze apo ata turq…!!?? e mer qafira ,gjaku uje nuk behet,mgjs duhet te pranoni more te pacipe se mohamedi e pa Jerusalem-in 700 vjt pas kristianeve apo evreheve,kshq vuloseni ate kamare te ndyre se qelbni ere arabi………….ndoshta duhet te drejtoni sumen nga Mekka…….allah uakbar!

    1. Joaquin Phoenix says:

      Realisht mendoj qe nje mllef kaq i ndyre dhe negativ, lind ose nga nje ndjesi e tmerrshme inferioriteti ose se ti mor analfabet komunist plehre je ose paguhesh nga agjenture e huaj per te percare e percjelle urrejtje, se kuptoj pse nuk merr ban nga faqja per nga komentet fyese dhe te uleta qe ben ne menyre periodike. Shko pas diellit se do vije dhe koha jote o Mbetje Ushqimore Trupore !!!

    2. Joaquin Phoenix says:

      Realisht mendoj qe nje mllef kaq i ndyre dhe negativ, lind ose nga nje ndjesi e tmerrshme inferioriteti ose se ti mor analfabet komunist plehre je ose paguhesh nga agjenture e huaj per te percare e percjelle urrejtje, se kuptoj pse nuk merr ban nga faqja per nga komentet fyese dhe te uleta qe ben ne menyre periodike. Shko pas diellit se do vije dhe koha jote o Mbetje Ushqimore Trupore !!!

    3. Ateum says:

      Miku im ke nevoje per psikolog qe kuron marrezite patologjike te viktimave te perdhunimit, inferioritetit dhe perbuzjes.

    4. ben says:

      E ke gabim
      Eshte fakt historik i provuar e sterprovuar.
      Muhamedi nuk ka qene kurre ne jerusalem.
      Po eshte ne natyren dhe filozofine mysylmane te ngjiten ndaj vlerave te hebrenjve dhe te krishtereve se vete nuk kane te tilla.
      Sic eshte edhe 1 fakt tjeter historik qe arabet qe jetojne sot ne izrael nuk kane lidhje me palestinezet. Palestinezet nuk ishin arabe.
      Si ne siri asirianet e ngelur autoktonet ,nuk kane lidhje me arabet dhe jane te krishtere
      Si ne egjypt ,egjyptianet nuk kane lidhje me arabet egjyptianet autoktone jane te krishtere jane koptet.
      Ne liban fenikasit e vjeter sot jane te krishteret e libanit e provuar kjo edhe gjenetikisht.
      Shkurt popullsite e vjetra te lindjes se mesme nuk kane lidhje me arabet dhe nuk jane mysylmane.
      Perjashtim ben vetem irani , ku perset e lashte u konvertuan ne islam por jo ne islamin sunit te dominuar nga arabet. Prandaj edhe ne popullsine mysylmane iranianet jane me te zhvilluarit ,me te shkolluarit.

  2. Al says:

    Ca po thote ky shaban qosja?

  3. Veshi says:

    Kultet monoteiste s’ kane asnje vlere per qytetrimi Antik qe u ringjalle me Rilindjen Europiane, pasi u kapercye Mesjeta.

    1. F.K says:

      Nuk behet fjale me per vlera kultesh, por kulturash, menyres se menduarit, jetuarish dhe mentalitetesh qe nuk Jane ne harmoni ne ate toke, ndaj duhet nje zgjidhje

  4. Jona says:

    Artikull interesant po edhe I paplote. Nuk ishte Davidi, por Perendia qe e zgjodhi Jerusalemin per ta. Pavaresisht pretendimeve te te tjereve dhe mundimit qe I kane dhene popullit Hebre perpjekja per ta ruajtur Jerusalemin, ai eshte dhe do te jete kryeqyteti I tyre dhe nje vend me kaq shume histori per ta vizituar.

  5. Shqiptar says:

    O ti “allahu uakbar”,po pastaj çfare do thuash me kete.? A duhet tani qe per shkak te kesaj Izraeli te terrorizoje ne popull te tere.!
    Ngjarjet shkojne e vijne,histori qe zevendesojne njera tjetren. Paqe or zoteri,paqe. Te gjendet nje koncenzues njerezor per te gjithe e jo ti fryhet zjarrit. Se zjarri djeg njesoj per te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje