Nga Alfred Peza
Në kulmin e një starti të ri plot zhurmë të makinës propogandistike, për ta paraqitur Lulzim Bashën si “liderin e ri me fytyrë njeriu” të opozitës në Shqipëri, ka ardhur një qasje komplet e kundërt brenda Partisë Demokratike. E jo nga kushdo, por nga ai që të gjithë opozitarët e sotëm, e kanë pranuar prej kohësh verbërisht si liderin e tyre historik, i cili ka edhe sot brenda të djathtës, më shumë peshë dhe ndikim sesa vetë Lulzim Basha.
Ndërkohë që Kryetari “de jure” i PD “kërkon falje për gabimet e së shkuarës”, kryetari “de facto” i saj e shtyn atë që ti rikthehet edhe njëherë përgjatë 2020, “revolucionit popullor” të 2019. Pavarësisht se Basha po mundohet që ta vizatojë portretin e tij të ri, me tiparet e një lideri të thjeshtë që i qaset në mënyrë humane qytetarëve të vet, Berisha e shtyn që të veshë parzmoren e luftës dhe të mari trajtat e udhëheqësve revolucionarë që vijnë në pushtet jo në mënyrë demokratike dhe përmes votës së qytetarëve nga proceset e rregullta zgjedhore, por përmes dhunës.
“Për mua opozita duhet të bëjë gjithçka mund të bëjë për t’i bërë Edi Ramës, atë që bolivianët i bënë Moralesit, atë që armenët i bënë Sarkesianit, për t’i bërë atë që realizuan maqedonasit në një kohë kur vërtet ishte salduar një problem. Pra, opozita nuk duhet të humbasë kohë, por të hidhet në një betejë deri në përmbysjen përfundimtare të këtij bosi të mafias shqiptare, siç po e quajnë tani në Europë. Vetëm revolucioni është zgjidhje në këtë vend. Ka një urrejtje për Edi Ramën, që ka kufi vetëm qiellin dhe kjo urrejtje duhet kapitalizuar me rrëzimin sa më shpejt të Edi Ramës dhe të këtij narkokabineti, ky është mendimi im”, tha Sali Berisha në emisionin “Kjo Javë”.
Këto dy qasje krejt të kundërta mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, më shumë sesa dy linja të pavarura e të ndara mendimi e veprimi, tregojnë në dritë të diellit, pamjen reale të dy anëve të së njëjtës medalje. Çka bën që të kuptohet qartazi në sy të të gjithë opinionit publik fakti, se përpjekja e Bashës për tu veshur këto ditë me lëkurën e butë të “qingjit”, është thjeshtë një teatër kukullash për të fshehur poshtë saj “ujkun” e vërtetë.
Ky është treguesi më sinjifikativ për të parë se asgjë nuk ka ndryshuar në thelb; as tek Lulzim Basha, as tek PD dhe as tek opozita e rrugës. Pavarësisht rikthimit të tyre “të papritur” në tryezën e reformës elektorale. E sigurisht, përtej edhe operacioneve plastike të propogandës që po bëjnë për të fshehur rrudhat e dështimeve të vjetra, përmes shitjes së saj si fytyrën e re ëngjellore të një lideri të rilindur, që ka nisur kësisoj krejt papritur një fillim të ri për Shqipërinë.
Arësyet se përse Sali Berisha mbajti këtë qëndrim “in extremis” pikërisht në këtë moment kur Lulzim Basha po bën gjithçka për tu paraqitur publikisht ashtu siç nuk ka qenë e sdo të jetë kurrë në të vërtetë, mund të jenë disa.
Së pari, duke qenë një “dashnor” i letërsisë klasike franceze, ndoshta po mundohet që të imitojë në politikë edhe tani në dekadën e tretë të mijëvjeçarit të tretë, personazhet e romaneve të Balzakut ku gjenden jo rrallë dy njerëz të pandashëm nga njëri tjetri, por me karakteristika krejt të kundërta. Ku njëri përfaqësonte të mirin dhe të mirën. Tjetri, të keqin dhe të keqen. Njëri pozitivin. Tjetri negativin. Një simbiozë e njohur kjo përmes dy qeniesh njerëzore të pandashme, që janë të harmonizuar, në dobinë reciproke mes tyre.
Së dyti, kjo qasje diametralisht e kundërt në të njëjtën kohë mes Kryetarit të PD dhe “liderit të së djathtës”, duket si një politikë “e shkopit dhe e karrotës”. Ku nga njëra anë Lulzim Basha po tenton që të veshi petkun e njeriut të shpresës për të ardhmen përmes qasjes institucionale, siç kompanitë e “PR” mendojnë se u pëlqen qytetarëve shqiptarë që të shohin tek “Kryeministri i tyre i ardhshëm”. E nga ana tjetër, Sali Berisha vijon që të mbajë rreth PD dhe opozitës, shpresat e të gjithë atyre që besojnë tek rruga e rrugës, tek qasja antisistem, tek dhuna, tek rrëmbimi i pushtetit me mjete e metoda revolucionare kundër mazhorancës së sotme të Kryeministrit Edi Rama.
Së treti, duke qenë një lider politik që mbështetet tek filozofia përmes “moralit të forces”, Sali Berisha e di mirë që PD çfarëdo që të bëjë Lulzim Basha, as nuk ka patur e as nuk ka për të patur kurrë aq vota dhe për rrjedhojë mandate përfaqësimi parlamentar, sa të dalë në qershorin e 2021, forca e parë politike në Shqipëri. Partia që ai ka udhëhequr prej 30 vjetësh, është rikthyer në pushtet përmes parimit “përça e sundo të majtën”. Përmes mbajtjes sa më të tensionuar në opozitë të situatës sociale të vendit. Përmes rrugës. Përmes protestave. Përmes sulmeve mbi institucionet kushtetuese të vendit. Përmes tensionimit të klimës politike brenda dhe jashtë sallës së Parlamentit. Duke qenë se Lulzim Basha po tenton rrugën e kundërt për ta rikthyer PD në pushtet, Sali Berisha ka frikë se kjo mund ta çojë opozitën, në një humbje të re në zgjedhjet e radhës.
Përmes dy qasjeve diametralisht të kundërta mes Bashës e Berishës, PD dhe opozita mund të ruajnë një lloj kompaktësie. Por kjo rrugë e rrezikshme nuk të çon në asnjë rast tek hapja, zgjerimi dhe shtimi i radhëve të saj me njerëz të tjerë të rinj, që nuk kanë votuar kurrë më parë për të. E aq më pak, të joshë ata që për 1001 e një arësye, mund të jenë sot të lëkundur, për tia dhënë votën sërisht PS. Sepse historia e dëshmoi edhe me rastin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, se “revolucionet” e diktuara artificialisht nga lart për nevojat dhe hallet e elitës së vjetër, të çojnë drejt dështimit të sigurtë.
Ndaj, është koha që PD ta ndajë mendjen: A do të vijojë edhe në 2020 me rrugën “revolucionare” të Sali Berishës? Apo do të lerë mënjanë lëkurën e djallit, për ti veshur Lulzim Bashës, maskën e engjëllit? Me shpresën se deri në vitin 2021, shqiptarët do të kenë harruar dështimet e derisotme të opozitës nën udhëheqjen e tij, e do të mund të provojnë për ti dhënë një shans të ri, pas 8 vitesh të mazhorancës socialiste në pushtet!
Për aq kohë sa opozita ndodhet ende përpallë kësaj dileme shekspiriane, Kryeministri Edi Rama ndihet tejet komod dhe i qetë, për të projektuar mandatin e tij të tretë qeverisës.
Duket se Zeri i Amerikes e ka leshuar Liken por vazhdon te mbroje Saliun dhe Lulen?! O Fredi! Pse jeni kaq “naive” ju shqiptaret e te gjitha ngjyrave! Flet ku do te shkoje PD! Do te behet nje gje nga SPAK dhe pastaj se si do te shkojne gjerat nuk dihet! E ardhmja eshte largimi i te korruptuarve dhe fundi i partive politike shqiptare qe u krijuan nga UDB. Fundi i partickave te vogla qe mbajne akoma ne kembe Mediun,Shehun,Dulen etj.
Nuk eshte se ai frymezohet nga letersia franceze,por ai si komunisti me fanatik dhe servil i enverit dhe bllokut,po imiton enveri,qe fliste per revolucionin mbare boteror…
Imiton stalinin,fidel kastron apo ce guevaren per revolucionet…
Ky dracul nuk heq dore nga gjaku…
Revolucion do te jete bota e re,kendonte ky shpellar me cifteli ne kohen e enverit
Bravo. Kjo eshte e verteta. Sali krimineli do vec te nxjerri popullin me arm
C’ereeeeeeeeeeeee
kukullani sali dhe muti lyli ,
Sa ishte gruevski ne pushtet berisha e basha i kerkonin te kete kujdes nga Rama se duke bashkuar partite shqiptare po rrezikon maqedonine,tash te dy kane ftyre te marrin si model maqedonine dhe i thurin lavde zaevit pa e permendur asku faktorin shqiptar, prandaj shqiptaret sot me shume se kurre duhet ti urrejne keta dy gjakpirs .
aE po,ky rrugaci Sali Berisha te kete goje e fytyre te flase,eshte per te vene duart ne koke.Ai e ka vendin para tryupit gjykues per ato fatkeqesi qe i ka sjelle Shqiperise dhe populit te tij.
Lulzim Basha eshte poitikan i se arthmes.Te veteveproje me inisiative dhe ta flake tej “mesuasin e tij shpirteror”.
Organet. e reja te drejtesise duhet te hetojne gjithe veprimtarine e sali berishes 92-97 si President.amnistia e97 nuk e perfshin saliun se ai ka qene President pra kunder firmoses i amnistise.ne gjithe boten askush deri me sot ne baze te ligjit nuk mund te firmose amnistimin e vetes se tij.
Sali Berisha,pjelle e nje premtimi te Enver Hoxhes dhene xhaxhait te tij ne Dragobi me 1967 per ta sjelle ne Tirane,ne shkollen e mesme tte mjekesise tek Medreseja per t’u bere “nje mjek qe aq shume i duhet Tropojes.” Dhe ja se si ky Sali ja ktheu shperblimin udheheqesit shpirteror
ore,po ky Sali Berisha ne vend qe te shkoje para trupit gjykues per BEMAT e tij,na kaperdiset ne politik dhe behet kapadai ne PD,e cila duhet ta flake jashte radheve te saj.
ptuuuuuuuuuuuuuuu
ju a shkerdhefte Afrika faren tuaj te peshtire
ala i sherbeni shkerdhatokracise
krimineleve qe shkaterua gjithcka ne ate ved
kaq te ndyr qekeni .
yt shkerdhatat e njerezimit
perse mos t’ju urrej bota ju prostitiutat e medies
Sali Berisha nuk ka qene kurre lider i vertete por vetem nje vegel ne duar te qarqeve antishqiptare.I shtoi ketij sherbimi vetem edhe vjedhjen kolosale per familjen e tij.Ne rrugen e tij ka vetem shkaterim, vrasje, pabesi e gjithcka te zeze kunder kombit shqiptar.Vetem nje person me femijeri primitive, ambicie djalli dhe jete te shumfishte si spiun, komunist, intrigant mund te vepronte keshtu sepse nje njeri me ndergjegje sado te paket do te ishte lodhur e terhequr ne nje moment.Shifeni si vazhdon te shkateroje aq sa mundet nga zhvillimi i vendit.ka vetem nje rruge, -cuarja para drejtesise.Organet e reja duhet te fillojne me arrestin e tij dhe vazhdimin e procesit ne gjendje arresti.Qenia e tij e lire tregon se shteti eshte me i dobet se nje shtet normal.Arrestimi i tij do te ule, korupsionin, krimin e organizuar eshume te keqija te tjera.Mbahet keshtu nga forca antishqiptare si nje epidemi gati per te shperthyer.