FOTOT: Artisti krijon imazhe mahnitëse me... gurë

8 Shkurt 2020, 17:52Politika TEMA
FOTOT: Artisti krijon imazhe mahnitëse me... gurë

Foreman zbuloi artin e tokës ndërsa ishte në kolegj dhe menjëherë ra në dashuri me të. Ai mendonte se bota natyrore kishte më shumë në të për t’u eksploruar, veçanërisht aty ku ai jeton, Pembrokeshire, Uells në Angli.

Meqenëse zona ka një vijë të gjerë bregdetare, një pjesë e madhe e punës së Foreman sillet rreth gurëve që ai gjen pranë detit.

Duke përdorur gjithçka, nga guralecë të vegjël e deri tek shkëmbinj të mëdhenj, artisti surprizon plazhet me krijime mahnitëse plot imagjinatë.

“Unë krijoj duke përdorur shumë materiale natyrore, por guri ka provuar të jetë materiali që unë mund të manipuloj më së miri. “Me ngjyrën, këndin, formën, madhësinë, vendosjen, hapësirën. Në mënyrë tipike, unë ose filloj me një ide të përafërt për atë që do të doja të bëja ose pa asnjë ide.

Atëherë unë mbledh atë që mund të mbaj dhe filloj duke vendosur gur me gur, duke e humbur vazhdimisht veten time në proces dhe duke u shkëputur nga stresi e jeta e përditshme”. tha Foreman për ‘Bored Panda”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje