Pas dërgimit për opinion të paketës antishpifje nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës në Komisionin e Venecias , një delegacion i këtij organizmi pritet të takohet të hënën e të martën me përfaqësues të maxhorancës e opozitës, Kreun e shtetit si dhe AMA-n.
Axhenda e takimeve do të nisë me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, për tu pasuar me krerët e grupeve parlamentare, ndërsa pasdite me përfaqësues të Autoritetit të Medias Audiovizive.
Socialistët do të duhet të japin argumentet e tyre pro paketës antishpifje, ndonëse në seancën plenare të 30 Janarit maxhoranca vendosi të shtyjë shqyrtimin e dekretit të Presidentit Meta për mediat audiovizive, pjesë e paketës antishpifje. Takime janë parashikuar edhe me anëtarët e Komisionit të Medias dhe atë të ligjeve.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Tiranë, ekspertët e Venecias do të takohen edhe me Presidentin Ilir Meta, për të dëgjuar argumentet e kreut të shtetit, i cili i ka kthyer për rishqyrtim në parlament të dy ligjet e paketës antishpifje.
Kjo paketë është kundërshtuar jo vetëm nga Presidenti, por edhe nga shoqatat e gazetarëve si dhe nga organizma ndërkombëtarë me argumentin se ligji për mediat audiovizive i jep AMA-s të drejtën për t’u shndërruar në një organ censurues, cënon lirinë e shprehjes dhe të shtypit, vendos masa ndëshkuese joproporcianale deri në 1 milion lekë dhe i heq Gjykatës të drejtën e gjykimit duke ia dhënë atë një enti administrativ, siç është AMA.
Raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias për paketën antishpifje pritet të jepet në seancën e 20 Marsit së bashku me atë për Gjykatën Kushtetuese.
Sakaq për çështjen e kushtetueses, në Tiranë pritet të mbërrijë në datat 13 dhe 14 Shkurt një tjetër delegacion i Komisionit të Venecias, ku pas maxhorancës këtij organizmi iu drejtua edhe Presidenti Ilir Meta.
Shkoni ore zoterij merruni me gjëra serioze se këta degjenerata të korruptuar
kanë gjithë jetën që zihen,shahen dhe vriten me njëri tjetrin.
Asnjë palë nuk do pranojë kurrë asnjë sygjerim që nuk është mendimi i vet.
Ju do jeni gjithmonë armiqtë e tyre siç është një prokuror apo gjykatës i drejtë për një hajdut.
Ata do vijn e do ikin ,ndersa gjerat ne shqiperi do te jene po te njejta.ata bejn sikur punoj por ne fud te fundit gjerat i lejne te pa zgjidhura.burrokraci europiane.
Po “ndonje” artikull “pa” thonjeza, “a” do te “mund” te kesh takat “ta” besh ?