Forcat ajrore të SHBA po planifikojnë reduktime madhore të inventarit të tyre të avionëve gjuajtës e bomabrdues, shumcia e të cilëve datojnë prej kohës së Luftës së Ftohtë, çka do të reduktojë ndjeshëm flotën amerikane dhe kostot e operimit të saj.
Plani i ri parashikon largimin nga shërbimi të avionëve F-15 Eagles dhe dhjetra F-16, si dhe bombarduesin e rëndë B-1 për të kursyer fonde investimesh në avionë të gjeneratës së re.
megjithse buxheti ushtarak amerikan është rritur ndjeshëm vitet e fundit ai mbetet i kufizuar për modernizimin e inventarit me shpejtësinë e kërkuar.
Raportimet thonë se SHBA do të bnxjerrë jashtë shërbimi të gjthë 250 avionët e saj F-15C/D çka do të reduktonte flotën e gjuajtësve superiorë me 57%. Ndërkohë Kongresi ameriakn ka refuzuar lëargimin nga shërbimi të dronëve të zbulimit pa pilot MQ-9 Reaper, mjeteve anti-radar U-2 dhe gjuajtësit A-10 Warthog.
Bombarduesi B-1B do të zëvendësohet nga versioni anti-radar B-21 ndërsa gjuajtësit F-15 e F-16 do të zëvendësohen nga F-15X dhe F-35A. Gjitahshtu prototipi avangardë F-X do të zëvendësojë flotën e F-15C.
F-15C e F-22 janë avionët më të rëndë e më të kushtueshëm për të operuar, në klrahasim me të preferuarit F-15X e F-X. Zhvillimet vijnë pas daljes së avionëve ë sofistikuar nga frocat rivale të SHBA si rusët Su-35 e kinezi J-10. F-16 ka qenë në shërbim prej 40 vitesh ndërsa F-15 në 2021 bën 45 vjet .
An F-16 Fighting Falcon aircraft of the 58th Tactical Training Wing, with two F-15 Eagles and an F-5 Tiger II of the 405th Tactical Training Wing, fly by the Finger Tip area of the Grand Canyon.
Air to air left side view of a flight of two F-15 Eagles and one F-16 Fighting Falcon from Luke AFB, Arizona and an F-5 Talon from Williams AFB, Arizona flying a training mission over the Grand Canyon. (L to R) the aircraft are, from 425th Tactical Fighter Training Squadron (F-5) and the flagships of 405th Tactical Training Wing (F-15), 58 Tactical Training Wing (F-16), and 832nd Air Division (F-15). Exact Date Shot Unknown.
F-15E Strike Eagle (U.S. Air Force photo/Staff Sgt. Michael B. Keller)
An air-to-air underside view of an F-15 Eagle aircraft from the 555th Tactical Fighter Training Squadron, 405th Tactical Training Wing, Luke Air Force Base, Arizona, banking to the left. The aircraft is equipped with four AIM-9 Sidewinder missiles on the wing pylons and four fuselage-mounted AIM-7 Sparrow missiles.
He..hidhuni blini ndonje ju te ministrise se mbrojtes se i keni me ulje! Po cte blini ju thuaj, ju skeni fonde te blini pantallona per ushtaret.
Ka mundesi te negocioje Ministria e Mbrojtjes per t’i sjelle disa nga keta avione ne Shqiperi qe te “modernizohet” flota jone ajrore? Nese do t’i heqin nga qarkullimi ne Amerike, le te qarkullojne ne Shqiperi.
F15 e F16 pa u ngrit mire prej airoportit te kuçoves kane dale jashte territorit te shqiperise.
Ndonje edhe mund ta marrin ta perdore Rama kur shkon per kafe.
Ça i kish ushtria jonë këta, ere tu bëftë Loni tyja, kur udhëhiqej nga Komandanti, “një qime bythe.” Ne kishim karabinën vetmbushëse “Simonov 7.62”, që të bënte gjëmën, një flotë të tërë ta rrëzonte përtokë për gjysëm ore, sikur të shkundje një mën. Në kishim avantazh aq të madh, sa mund të mundnim jo një agresor të vetëm, por gjithë agresorët të marrë së bashku. Kjo arrihej për një arsye fare të thjeshtë, sepse ne kishim avantazh të paimagjinueshëm, udhëhiqeshim nga një marksist-leninist i madh siç ish shoku i lavdihëm Enver, dhe tjetra ish fakti, që kishim “malet tona aleat i përhershëm. Edhe sikur të zbarkonte armiku, ne ja mbathnim, shkonim në mal, dhe atje, ohozë, rronim për shtatë palë qejfe; gështënja kish, piqje sa të doje, ujë po pije nga burime të kulluar, ça do më njeriu. Ah, ku kish si ajo kohë, këng e aheng, koncertet e Majit, vargje poezish të praruara të këngëve, si psh kjo:” brigadë e gjashtë, sektori shtatë, ere, ktu në fshatin tonë, realizojmë drithrat e bukës, ere, realizojmë gjithmonë.”, tamam si faturë magazinë, ose ajo tjetra: “dua armë e municione, se do shkoj, e urrej dhe unë fashizmin, do luftoj..” Ah, të kthehej edhe njëherë ajo kohë artë, kur i dërgonjam letër Gjenës dhe i thoshnjam me terezi, “Gjenë, në orën pesë të jeç te kallëmat e Tërfonit, se do të qi.” dhe ajo ma kthente: “të mora vesh ere Loni, se ku donje t’ma hidhnje llafin”.
* F16 varianti C kushton 18.8 $ nje cope per tu blere
* 1 ore fluturim kushton 8,000 – 27,000 $ (varet nga ngarkesa/armatimi municioni qe merr kur ngrihet)
* Per ta mbajtur ne gatishmeri fluturimi 24 ore ne 7 dite te javes per gjithe vitin duhen 4 turne me 12 personel/specialist per turn,
pra 48 eksperte te specialiteteve te ndryshme. Kostot per pregatitjen e ketyre eksperteve jane minimumi 4 vjet shkolle jashte.
* Pilotet trainimi dhe edukimi i tyre ne nje vend te NATOS qe ka shkolla per F16C te pakten 4 vjet per pilot.
* Kostot e bazave, hangareve, sigurise/ruajtjes per keta avione, infrastruktures se riparimit/”oficina”, infrastruktures se furnizimit me municion. infrastruktures per karburant, etj , etj, etj…
Shqiperia po te shesi breket ndoshta blen nja dy cope dhe mund ti mbaj ne fluturim 2-3 here ne vit. Aviacioni me ekonomine aktuale eshte nje enderr e parealizueshme. Shqiperi mund te mendoj per aviacion kur te kete nje GDP tek 200 miliard ne vit.