Kroçiera ‘gjigande’ britanike do të zbarkojë në brigjet shqiptare

10 Shkurt 2020, 20:31Ekonomia TEMA

Një kroçiere e mbushur me turistë do të vizitojë së shpejti Portin e Durrësit.

Kroçiera “Spirit of Discovery”, e cila lundron nën flamujt britanikë është i vit prodhimit 2019 dhe ka përmasa gjigande me gjatësi 236.71 metra dhe gjerësi 31.2 metra.

Në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme Detare theksohet se kjo anije do të ketë si destinacion Shqipërinë dhe nuk do të përdoret si pikë kalimi.

Pas diskutimit të teknikaliteteve është arritur në konkluzionin se Porti i Durrësit ka të gjitha kapacitet për të mirëpritur një anije të përmasave të tilla:

“Pas diskutimeve dhe analizës, ndërmjet Kapitenerisë së Portit Durrës, Kompanive të Rimorkimit, Pilotimit, Ormexhimit dhe Agjensise Adetare, u lejua dhe u pranua Njoftimi i Mbërritjes së Krocerës M/V “Spirit of Discovery në daten 09,05,2020 në Portin e Durresit.

Është risi për portin e Durrësit që vjen një kroçierë e cila është prodhuar vetëm përpara një viti.” – shkruhet në njoftim.

9 komente në “Kroçiera ‘gjigande’ britanike do të zbarkojë në brigjet shqiptare”

  1. bbb says:

    Shife kur të dali lali eri ti presi në kalatë….ose ti sjelli me autobuz ti presi te bashkia
    Si është ajo fjala e vjetër: po nuk shkoi lali eri tek deti do të shkojë deti tek lali eri

  2. bbb says:

    E kan nda këta…Durrës ska mo…!

  3. LJ says:

    Beni kujdes se kjo krocere vjen per karantine….

  4. Teuta says:

    Nese u mungon dija dhe deshira për te mesuar quhet ‘kryqezor’. Italianet i thone kroçiera pasi nuk mund t’i thone as ‘crosier’ (anglisht) as ‘kryqezor’ qe do te thote ‘ i bie kryq e terthor ne shqip.
    Pra hapni librat koktrashe

  5. Tommy lee says:

    Vetem me furnizimet e krocheres per nje jave e kane nxjerre durrsaket xhiron e gjashmujotit

  6. albiiii says:

    Duhet te behet KUJDES, sepse mbase ndonje PASAGJER mund te jete i infektuar me KORONAVIRUS……

  7. degelisi says:

    Ceaste “Krociere”?
    Pse nuk e quani anija turistike “Spirit of Discovery” me kapacitet…, apo edhe ndonje emer pe te pershtateshem

  8. Lushi says:

    ????
    Ka me ngec ..
    Edhe perenia nuk ka me e nzier dot

  9. Ilir says:

    Shpresoj ta kene llogaritur mire! Eshte veshtire te imagjinosh nje gjigant te tille ne bazenin e portit te Durresit. Ndoshta qendron ne rade, jashte portit, sepse ka nje thellesi zhytjeje qe mund te takoje tabanin poshte, qe portit te Durresit nuk I kalon te 10 m, kur eshte gerrmuar nga draga. Pa llogaritur kanalin hyres per ne port, qe mbushen vazhdimisht nga llumerat e rrymave dettare. Kur tragetet e linjave nisen, osé ankorohen, te kalata perkatese, del vecse llum nga poshte nga afersia e fundit te anijeve me tabanin. Plus pilotet, nuk di sa e si è kane llogaritur, per te mare persiper ormexhimin e nje gjiganti te tille… u uroj sukses, det te qete, bazenin bosh dhe… shume fat. Paraja e madhe… Guximi i madh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje