Policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë ka nisur hetimin pasuror ndaj Vladimi Gjutës, i cili u arrestuar një ditë më parë para selisë së Partisë Socialiste, pasi tentoi të hytej brenda i armatosur, teksa po zhvillohej mbledhja e Kryesisë së PS, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Policia thekson se i ka sekuestruar 40-vjeçarit mijëra euro, dollarë dhe lekë shqiptare, një mjet tip “Audi A8” të blinduar, si dhe arma e zjarrit që kishte me vete në momentin e arrestimit, para selisë së PS.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me prokurorinë, nisi hetimin pasuror ndaj shtetasit V. Gj. 40-vjecari V.Gj, i arrestuar një ditë më parë nga Komisariati i Policisë Nr. 3, pasi u kap me armë zjarri me vete dhe një shumë të madhe parash.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe shuma të mëdha parash. Sekuestrohet edhe një automjet i blinduar që e kishte në përdorim 40-vjeçari V. Gj.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në rrugën “Çamëria”, rreth orës 08:45, të datës 10.02.2020, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Gj, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Në momentin e kapjes nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3, këtij shtetasi iu gjetën me vete një armë zjarri pistoletë me municon luftarak, një dorezë grushti metalike, si dhe një sasi e madhe parash në valutë dhe lekë shqiptare.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar dhe atë të Krimeve ndaj Jetës dhe Personit në DVP Tiranë, kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe sekuestruar edhe shuma të tjera parash.
Në total iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
121.100 euro, 27.500 dollarë amerikanë, 22.970 paund anglez dhe 664.500 lekë të reja.
Po gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. Gj, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe një mjet të blinduar autoveturë Audi A8, me të cilën qarkullonte ky shtetas.
Në vijim të veprimeve, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur hetimi pasuror për shtetasin V. Gj.
Në përfundim të veprimeve, materialet iu referuan prokurorisë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. (TemA)
KALBENI NE BURGE KETE KRIMINE KUSH JA KA DHENE 120 MIJE EURO ISHIN THJESHTE PER TE SHKEBYER APO SHUMA PER TE KRYER NJE ATENTAT
FUTENI NE BIRRUCE DHE HIDHINI NE DET CELSAT E BIRRUCES TE VDESI SI QENE RRUGESH .
Mbreme , ne emisionet e televizioneve, midis te ftuarve qe bien ere e keqe ambjentale si Manjani apo Cani, ulurinin qe ishte nje trillim ky nga njerezit e Edi Rames dhe policia ka shkelur te drejtat dhe lirite e njeriut! Ku ka shkuar gazetari e media shqiptare duke ftuar ne emisione keta njerez. Lere argumentin e Canit: si mund ta arrestosh nje njeri qe ka 100 mije euro ne xhep, ku e di ti qe nuk po i çonte ne banke?! Po mire, o Cani, ku i kishte, ku i mori qe po i çonte ne banke?! Tjetra, thoshte Ardian Cani, renia e pistoletes ishte e sajuar!!!! Po mire o Ardian Cani, shko thuaji ti ta dekjlaroje sot ne TV qe e kishin sajuar njerezit e Edi Rames! Legena njerez ne mediet tona. Pa lere ate qe e kemi pasur dhe minister drejtesi veshur me nje bluze sikur kish dale nga çmendina. Dhe pyetja ishte: pse hesht policija! Ja, policia i sqaroi sot dhe besoj duhet te kene ngelur te pakenaqur.