"Partitë duhet të votohen më parë se t’i drejtohen shesheve për protesta"

12 Shkurt 2020, 10:49Politika TEMA

Zgjedhja e Albin Kurtit në krye të qeverisë së re të Kosovës, vizita e tij në Tiranë si dhe krijimi i degës së Vetëvendosjes në Shqipëri ishin temë e diskutimit në studion e “Real Story” mbrëmjen e së martës.

Duke folur në panelin e Sokol Ballës, gazetari Skënder Minxhozi tha se pavarësisht pretendimeve që forcat politike në Shqipëri dhe Kosovë të shtrihen dhe jashtë territoreve, ato duhet të veprojnë sipas tij në ato vende ku kanë siguruar votat.

Minxhozi mbrojti idenë se parti si “Vetëvendosje” janë mëse të mirëpritura në Shqipëri, por ato duhet të testohen më parë në elektoratin vendas për të pretenduar që të ndikojnë më pas në politikëbërjen e Tiranës.

Ai mori si shembull edhe spekulimet e mëparshme në media, sipas të cilave ish-ministri Ditmir Bushati mund t’i bashkohet degës së Vetëvendosjes në Shqipëri. Kjo, sipas Minxhozit, tregon në një farë mënyre konfuzionin që kërkon të krijojë LVV në terrenin politik të Shqipërisë.

“Një forcë politike vepron aty ku votohet. Një biznes, një qytetar i fiton të drejtat atje ku paguan taksat. Dy idetë Shqipëri-Kosovë nuk kanë asnjë lidhje kur vjen ideja tek vota dhe përfaqësimi. Unë nuk përjashtoj si ide që të ketë aspirata që Vetëvendosja të votohet këtu. Apo PD dhe PS të votohet në Kosovë. Ne jemi shumë larg kësaj pike, pasi sistemet tona politike janë të fiksuara në kriterin territorial.

Shiko Vetëvendosjen, që është forca politike që ka aspiratat dhe ka treguar ambiciet me te medha per te kaluar kufijtë. Vetevendosja ketu fillon me emrin e Ditmir Bushatit dhe e mbaron s’dihet se ku… Jane flu  gjithçka thuhet për të si projekt politik në këtë anë të kufirit. Forcat politike në të dy anët e kufirit duhet të kenë pretendime aty ku kanë marrë votat.”, pohoi Minxhozi në ‘Real Story.

1 komente në ““Partitë duhet të votohen më parë se t’i drejtohen shesheve për protesta””

  1. Il says:

    Votat vidhen….kte e di dhe bufi….ndaj eshte shkaterruar besimi…pervec faktit qe niveli i politikaneve eshte katastrofe…ndaj ikin njerezit…no prej ekonomise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje