“Asnjëherë s’ke bërë seks?”, profesori në Fier, ngacmon seksualisht nxënësen: Hape telefonin, kur të marr, se më çmende!

11 Shkurt 2020, 21:28Politika TEMA

Një nxënëse e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, ka denoncuar  ngacmimin seksual nga ana e profesorit të muzikës, Agron Bego.

Rasti është denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan. ku profesori ofrohet ta ndihmojë vajzën me mungesat, në këmbim të intimitetit.

Madje profesori Agron Bego thotë, se vajza nuk duhet të bëjë seks me bashkëmoshatarë, se ata nuk dinë të bëjnë seks.

Në një moment teksa ndodheshin në klasë, profesori i kërkoi të mbyllte derën me çelës, ndërsa e pyeti edhe nëse nxënësja ka kryer marrëdhënie seksuale. Ai i tregon nxënëses se ka punuar edhe si zhigolo në shtëpi publike dhe është siç shprehet vetë, “i të 99-tave”.

Gruaja e profesorit është drejtoreshë e shkollës dhe ai thotë, se mund të ndërhyjë edhe te mësuesit e tjerë për mungesat e saj. Në fund ai pohon se ka dashnoren më të re se vajza në fjalë.

Nxënësja: Ë profesor…

Profesori Agron Bego: Ngaqë s’të gjeta atje unë, edhe pooo… të merrja në telefon. Do vish në mësim?

Nxënësja: Po, vajta mora d.m.th përgjigjen e analizave, por nuk kishin dalë.

Profesori Agron Bego: Vajte për përgjigjen, aaa… në rregull. Ok!

Profesori e ftoi nxënësen në klasën e tij me pretekstin e interesimit për mungesat.

Profesori Agron Bego: Po kështu nuk ëëë.., vazhdohet. Unë kam folur gjatë edhe me Mozën, edhe me Gencin.

Nxënësja: Ëëë.., nuk mund t’i neglizhoj mësimet, sepse në fund të fundit, jetës nuk i dihet, jeta është e gjatë…

Profesori Agron Bego: Lëri hartimet!

Nxënësja: S’është se po bëj hartim. Po them atë, që mendoj unë, profesor.

Profesori Agron Bego: Ti aktualisht je e përjashtuar.

Nxënësja: Pse?

Profesori Agron Bego: Po, sepse ti e ke mbushur me mungesa yyy…

Nxënësja: O profesor! Më fal pak! Ka shumë nxënës, që po bëjnë muaj e muaj, që nuk kanë ardhur në shkollë. Si ka mundësi, që nuk janë përjashtuar?

Profesori Agron Bego: Që t’i themi gjërat troç..!

Nxënësja: Po!

Profesori Agron Bego: Në qoftë se ti do të vish rregullisht, të gjitha gjërat i rregulloj unë. Më kupton? Në qoftë se ti vjen rregullisht, do t’i rregulloj unë, do t’i fal gjitha gjërat.

Në qoftë se jo, do të jem unë i pari, që do të përjashtoj nga shkolla. Mbaje mend mirë! Po kështu nuk shkohet me premtime, jo sot, jo nesër, iku mbaroi viti.

Thotë populli një fjalë: ti nuk ke lënë yndyrë, në kuptimin figurativ… E kupton pra? Nuk ke lënë një… besim…

Në një rast tjetër, teksa nxënësja ishte në oborrin e shkollës me shoqet, profesori e thirri nga dritarja, për “t’u interesuar” sërish për mungesat. Madje i kërkoi llogari se pse nuk ia ka hapur telefonin.

Profesori Agron Bego: Mirëmëngjes!

Nxënësja: Mirëmëngjes! Po profesor!

Profesori Agron Bego: Hajde pak këtu!

Nxënësja: E kuptoj…

Profesori Agron Bego: Mos shkel në bar! Mos shkel në bar!

Nxënësja: Si …?

Profesori Agron Bego: Çfarë do bësh orën e tretë?

Nxënësja: Po, seeee…

Profesori Agron Bego: Do ikësh?

Nxënësja: Po, po! Do iki…

Profesori Agron Bego: Të tretë dhe të katërt, do ikësh?

Nxënësja: Po! Të tretë, të katërt.

Profesori Agron Bego: Prandaj po të them, që…

Nxënësja: Jo, jo! Do vij, do vij!

Profesori Agron Bego: Në rregull?

Nxënësja: Në rregull!

Profesori Agron Bego: Hape telefonin, kur të marr, se më çmende!

Nxënësja: Nuk e dëgjoj, prandaj…

Profesori Agron Bego: Tani, të lutem! Më dëgjo mua! Hidhja sytë ndonjëherë! (telefonit) Shikoje ndonjëherë, ke thirrje, apo s’ke thirrje!

Nxënësja: Në rregull!

Pas orës së tretë dhe të katërt, profesori e thirri vajzën sërish në klasën e tij. Pasi vajza shkoi, ai i kërkoi që të mbyllë derën me çelës. Profesori Agron Bego e pyeti nëse ka kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale. Kur nxënësja iu përgjigj negativisht, ai i tha se mendonte që ajo ka kryer raport seksual më parë.

Nxënësja: Si je?

Profesori Agron Bego: Mbylle derën! Mbylle derën!

Nxënësja: Mbyllur është dera! E mbylla.

Profesori Agron Bego: Mbylle me çelës, me çelës…!

Nxënësja: Pse?

Vajza mbyll derën me çelës.

Profesori Agron Bego: Ulu aty, ulu!

Nxënësja: Po profesor!

Profesori Agron Bego: Pse po mungon? Po vazhdon të mungosh?

Nxënësja: Unë…? Nuk mungova!

Profesori Agron Bego: Qysh nuk mungove…?

Profesori më pas e pyet nxënësen, nëse ka të dashur.

Profesori Agron Bego: Deri ku ke arritur, thashë?

Nxënësja: Po!

Profesori Agron Bego: Asnjëherë s’ke bërë seks?

Nxënësja: Asnjëherë! As e mendoj!

Profesori Agron Bego: Ëëë…?

Nxënësja: As e mendoj!

Profesori Agron Bego: E vërtetë kjo?

Nxënësja: Shumë e vërtetë!

Profesori Agron Bego: Shiko! Nuk është turp, ta kam thënë…,por ëëë.., nuk di ëë.., d.m.th, ajo moshë, nuk dinë të bëjnë seks.

Nxënësja: Si?

Profesori Agron Bego: Ajo moshë nuk dinë të bëjë seks dhe nuk ma merr mendja, se ti nuk ke bërë seks.

Nxënësja: S’ta merr mendja! Pse duhet të jesh kaq i sigurtë, që unë s’…për këtë pjesën?

Profesori Agron Bego: Pfff…, unë …edhe ti, po vetë mosha, edhe natyra jote, nuk ka…

Nxënësja: Po profesor!

Profesori Agron Bego: Më fal, se nuk kam kohë, jam shumë i zënë. Profesori më tha, që ke bërë shumë mungesa, por unë nuk i kam vënë asnjë mungesë. Të ka dalë nami, kryemashtruese.

Nxënësja: Pse…?

Profesori Agron Bego: Xxx, po të flet ustai! Kur të flas unë, sikur të flet vetë vetja jote…

Nxënësja: Po, të kuptoj!

Profesori Agron Bego: E di ti, çfarë kam punuar unë? Po të them një sekret të shkurtër. Kam punuar zhigolo unë, mi.

Nxënësja: Çfarë…?

Profesori Agron Bego: Zhigolo!

Nxënësja: Çfarë do të thotë?

Profesori Agron Bego: Pyet…ti ndonjë!

Nxënësja: Po s’kam, pse pyes, s’është se…

Profesori Agron Bego: Kam punuar zhigolo, kam punuar në shtëpi publike, shtëpi seksi.

Nxënësja: Ëhë?

Profesori Agron Bego: Që të punosh në shtëpi seksi, kur vete ti atje, do të thotë, që asnjë nuk e di.

Nxënësja: Si…?

Profesori Agron Bego: Do të thotë, asnjeri nuk e di. Do të thotë, që ti të jesh i “të 99-tave”. Unë jam “i 99-ës”, por pastaj në jetën e përditshme, jam korrekt, jam i moralshëm, po jam…, i di të tëra. Di vjedhjen, di krimin. Unë i di të tëra mashtrimet, të laj e të lyej, pambuk e me jodio, të tëra, të tëra mo, i di. Dëgjo këtu! Nuk shkohet jeta me mashtrime! Nuk di gjë fare ti…

Nxënësja: O profesor…! Eeee e ke absolutisht gabim!

Profesori Agron Bego: Nuk kam kohë tani. Nuk i kam vënë asnjë mungesë më tha ai…

Nxënësja: Po!

Profesori Agron Bego: Tani vetëm ty të dëgjoj, më tha. Mungesat do t’i vesh që nga sot e tutje, një etj., etj. Mësuesja Moza Hasani, nuk po të thërret vetëm nga mua, e kam mikeshën time. Mësueset e tjera nuk…, se janë mikeshat e mia. E di ti, se çfarë është Agron Begoja në shkollë?! Agron Begoja është edhe Perëndia, edhe pisi, edhe maskarai…! Ik tani, se për të tjerat…, që të kuptosh, se ç’është jeta e ç’jam unë, në raport me mësuesit ore! E kupton ti, që edhe tani në momentet, që po flasim, e kam dashnoren më të re nga ty…?! Ika tani!

13 komente në ““Asnjëherë s’ke bërë seks?”, profesori në Fier, ngacmon seksualisht nxënësen: Hape telefonin, kur të marr, se më çmende!”

  1. sunitet nuk bejne shtet,lloji i kafshes......... says:

    Mohamedi[sunitit Bego]: qafiri im,javash javash ,Aishja eshte e virgjer kshq mos u ngut…………..
    o Zot,ki pipell ka marre fund…………….tmerr i grave,femijeve,nenave,pleqeve nje katasrofi e vertete!

    1. Janaqi says:

      Eshte kaurr o janaki. E njeh gjith Fieri qe eshte kaurr. Arumun o te fshiqte Jorgua

    2. armand says:

      E c’lidhje ka feja me krijimin e shtetit ?
      Ne vendet perendimore ku predominon krishterimi prifterinjte kane bere namin po’ askush s’ka sulmuar shtetin apo kombin nga ka prejardhjen abuzuesi. Mere me qetesi se me ato qe shkruan je njelloj si ai pervertiti qe ngacmon seksualisht vajzen.

    3. xyz says:

      Lëreni fenënë jashtë këtij muhabeti!
      Pervers që duhet tredhur në publik!
      Por do shpëtojë se nuk do ti gjejnë ku i ka koqet.

    4. Pederasti grek says:

      Ti pall cari qe me hiqesh si grek i kulluar (e di e gjithe bota sa te kulluar jane sidomos per pede) ti qe me hiqesh sikur je anti myslyman mund te jesh edhe vet myslyman.

  2. Johani says:

    Ah medet qe Enver Hoxha nuk jeton sot se ja kish treguar vendin ktij pseudoprofesori, ky eshte pjella e sali berishes e deshmon vet se eshte i 98-tes,o qu Enver sa na flliqen horrat.

  3. Likja says:

    COHU O ENVER SE NA KA MARR LUMI…

  4. Sali KakaBuba says:

    Ky qenka per keshilltar i kokave te pulatikes se Tiranes!

  5. fabi says:

    Pervers i peshtire. Na paska edhe gruan drejtoreshe!!! Pjellat e demokracise ala cecene!

  6. Derrat e enverit says:

    A hengshi mut ju dhe enveri dhe nexhmija dhe gjith karat e sojit tuaj! Te paafte per te pare realitetin dhe per te ndryshuar! Ju qifte dreqi familjet se na hapet barkun me enver e me bexhmije o rrace e qelbur o te perdhunuar ne tru! O njerez me deficenca me ore qe keni akoma sindromen e stokholmit! O derra injorante qe dhe kur qini grate tuja mendoni enver dhe nexhmije! Derr milet!!!!

  7. Melhemi says:

    çeku i bardhe.
    Punon bota dhe hame ne-
    Rinia duhet te beje vetem qejf.
    Lenia e lire e rinise duke e drejtuar drejte qejfit dhe jo dijes.Zhdukja e shkollave profesionale.
    Liberalizimi ekstrem ne shkollat e mesme.
    Futja e droges ne shkolle.
    Futja e ndjenjes se urrejtjes per vendin kombin.
    Lenia shume e lire e prostitucionit.
    RRumpalla , mosnjohja dhe mos zbatimi i ligjit u ulen kembekryq ne mendjen e çdo te riu ne shqiperi.
    Dalja ne drite dhe kerkesa per zbatimin e kanunit ktheu shume mentalitete mbrapa sidomos ne veri.
    Ndjenja per te jetuare pa punuare eshte bere moto tek brezi i ri.
    Dalja ne skene e nje brezi gjoja te forte dhe mund te bejne gjithçka helmoj rinine tone.
    Ryshfeti ,sexsi,pa aftesia injoranca dembelizmi kane hedhur rrenje tek nje pjese e mire e te rinjeve.
    Shqyerja e çdo gjeje normale duke e kamufluare se kjo eshte komuniste ka bere dhe po ben dermen ne shqiperi.
    Zaptimi i pasurise nga injoranca dhe pa te drejte kane çuare ne drejtim te kunderte zhvillimin normal te vendit.
    Prishja gjeografike e shqiperise vetem dhe vetem per interesa personale ka qene dhe eshete dhe do te mbetet varrmihsi i ketij kombi.
    Demagogji ekstreme se kjo eshte demokracia ka pushtusre te gjtha mendjet boshe dhe eshte shume veshtire te besojne te verteten se demokracia eshte vetem zbatimi i ligjeve me korektese dhe njohja e tyre nga te gjithe.
    Ka edhe shume te tjera per tu marre ne konsiderate dhe per te dale ne konkluzione per kete bandillin qe i thote vetes mesues ne Fier.
    Nderrimi grave sa here ti ngrihet burrit apo gruase ka çuare dhe po çon ne nje degjenerim ekstrem njerzit e dobet dhe me shume pak mend, pamvarsishte se mbajne detyra shume te lartane parti dhe pushtet. ETJ,etj,etj,etj,etj,etj,Zoti na ndihmofte se nuk kemi se çfar te themi. Kjo padrejtesishte e mori tatpjeten ne vitin 1990,por me keqia eshte se shume qe meren gjoja me politike nuk e kuptojne se nuk i le BABEZIA qe ju ka hyre ne shpirt.

  8. Prind says:

    Tridheni qenin dhe varjani koqet ne vesh si veth.

  9. buj says:

    kjo eshte degjenerata tjeter…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje