Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur sot me një ceremoni zyrtare në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Teksa kjo shënon vizitën e parë të Kurtit jashtë Kosovës që pas marrjes së detyrës së re, ai kreu një sërë takimesh.
Kryeministri i ri i Kosovës u prit në Pallati ne Brigadave në një ceremoni zyrtare nga shefi i qeverisë Edi Rama dhe më pas u takua me kreun e opozitës Basha dhe presidentin Ilir Meta.