Shorti i Apelit në Gjykatën e Tiranës ka përzgjedhur gjyqtaren Fatmira Hajdari për shqyrtimin e ankimit të Prokurorisë ndaj pushimit të hetimit për Lulzim Bashën për dosjen e lobimit rus të PD.
Ndërkohë 2 anëtarët e tjerët të treshes gjykuese janë Alaudin Malaj dhe Shpresa Becaj.
Më 13 janar, Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë hetimin e nisur ndaj kryedemokratit për “falsifikim dokumentesh” në lidhje me lobimin e kryer nga PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por dy prokurorët e çështjes, Gjergji Tako dhe Kolë Hysenaj, kanë kërkuar rikthimin e akteve për rihetim si dhe marrja në pyetje të dëshmitarit kyç të çështjes, Nik Muzzin.
Autoritet amerikane kanë kërkuar garanci nga ato shqiptare se ndaj Muzzin nuk do të ketë procedim penal nëse vjen Në Shqipëri.
Prokuroria e mori nën hetim Bashën dhe dy zyrtarë të tjerë të PD, pasi sipas saj kishte gjetur elementë të veprave penale “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Prokuroria pretendon se ka një mospërputhje mes deklarimeve zyrtare të bëra nga PD dhe shpenzimeve reale.
Sipas prokurorisë së Tiranës, PD nuk ka deklaruar për KQZ dy pagesa prej 650 mijë dollarë në SHBA në vitin 2017, ku një prej pagesave është kryer nga shoqëria e huaj Biniatta Trade.
?Diplomacia perendimore e paska fut ne nje hall te madh kete gjygjtare???
Pyeteni ekspertin e skenareve Arjan Çanin, ky po, qe eshte skenar i Edi Rames. Dihet qe ne apel jane llumi i gjyqetareve te korruptuar duke filluar ke Malai, Becaj dhe Zegjinea famshme. Te tre njerez te krimit, ku i kane favorizuar kriminelet ne kembim te eurove ku sot jetojne e vrasin akoma, njerez qe kerkojne drejtesi. Kjo eshte dore e Rames, per ti treguar publikut qe ja; un e bera timen, nuk do drejtesia, ashtu sikur me gjyq’taren ne gjykaten e krujes, ku liroi te denuarin per jete. Kto jane njerezit majtas e djathtas, mashtrues dhe bashkpuntore te ngushte me kriminelet.