Afrim Krasniqi: Ja skenarët që do të zgjidhnin krizën politike

11 Shkurt 2020, 11:55Politika TEMA

Analisti i A2, Afrim Krasniqi ishte i ftuar në Ditarin e orës 09:00, duke komentuar situatën aktuale politike në vend, por edhe ecurinë e reformës zgjedhore.

Ai solli edhe disa skenarë, të cilët mund të jenë zgjidhje për krizën aktuale politike në Shqipëri.

“Prisnim të gjithë që reforma zgjedhore të merrte një përgjigje, në çështjet kryesore që shqetësojnë opinionin publik. Fakti është që deri tani ai që quhet Këshilli Politik ka arritur kompromis për një agjendë dhe disa prioritete, por jemi ende larg një produkti konsensual ose një gjëje të shkruar. Palët politike u janë larguar temave të mëdha që mund të prekin sistemin, financimin elektoral dhe elementë të tjerë.

Problemi është se ndonjëherë, çfarë duan shqiptarët dhe çfarë dëshiron OSBE mund të ketë një hendek të madh. OSBE shikon më shumë parimet e përgjithshme të një stabiliteti politik dhe është e kënaqur që ka kompromis, por shqiptarët i frikësohen një kompromisi.

Shqipëria ndodhet në krizë politike për shkak të klasës politike. Është e pamundur që një vend që nuk ka asnjë konflikt etnik apo fetar, të ketë një konflikt kaq të madh kush kontroll godinat e Tiranës, kush kontrollon oligarkinë.

Prej një vit ne nuk kemi pasur asnjë nismë serioze se pse shqiptarët po largohen. Nuk kemi sinjale se palët kanë vendosur të ndryshojnë sjellje politike. Edhe tryeza e fundit, në fakt është më shumë produkt i presionit ndërkombëtar se sa i vetë ndërgjegjes së klasës politike. Ne duhet të gjejmë mekanizma për t’i zëvendësuar këto lloj mangësish dhe ndonjëherë do të duhet që disa institucione t’i kemi vërtetë të besueshme dhe t’i kemi ndërmjetësuese”.

“Ka një reflektim nga palët se duhet të shikojmë çështjet e financimit elektoral. Modeli britanik, buxheti i shtetit paguan vetëm partitë e opozitës. Në Shqipëri sapo ndamë miliona dhe i dhamë edhe partive që nuk janë të përfaqësuara në parlament, po ashtu i dhamë edhe partisë që është në pushtet. Deri tani, duket se gjasat e një reflektimi janë minimal. Partitë tona nuk kanë transparencë. Ka refuzimit të monitorimit nga jashtë, nuk ka vullnet për luftë ndaj korrupsionit dhe nuk ka vullnet për t’u bërë si partitë europiane”.

“Ka disa skenarë që mund të zgjidhnin krizën politike. Një nga skenarët mund të ishte ai që u përdor në Maqedoni në vitin 2015, sipas të cilit opozitës iu rikthyen mandatet elektorale. Ky model mund të aplikohet edhe për rastin tonë. Ka edhe skenarë që mund të kërkojnë një kompromis më afatgjatë. Pakti për Shqipërinë, për reformat kryesore që kërkohen me insistim nga faktorët ndërkombëtarë. Ka pastaj edhe skenarë të tjerë që gati-gati i përjashtojnë liderët kryesorë politikë nga një vendimmarrje e ardhshme dhe krijojnë kabinete ose struktura vendimmarrëse më shumë teknike, për të cilat realisht ka nevojë Shqipëria. Por në të gjitha këto raste, në radhë të parë, kërkohet dialog. Fakti që askush nuk komunikon me askënd në mënyrë direkte, është shumë e vështirë për t’i çuar palët te sensi i arsyes”.

1 komente në “Afrim Krasniqi: Ja skenarët që do të zgjidhnin krizën politike”

  1. ppsh katovica says:

    E verteta esh se kto bira kur**sh Si Sali kerrma Ram mjelloshi basha e likja keshtu i leverdis me shum koh te ken duke ber rremuj kushtetus e cdo gje tjeter ne parlament vetem e vetem qe gjerat te ngelin pezull se keshtu i leverdis te vjedhin me shum ,Me nismen e KCK do kapen hajdut pulash e kush ka vjedhur fara luledielli do shikoin forcen e ligjit do plotsoi formularin ,kurse ulkonjat e parlamentit nuk i cohet formular se jan te partis pisa me radh majtas e djathtas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje