DW: Eurodeputetët pro propozimeve për reformimin e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

11 Shkurt 2020, 09:55Politika TEMA

Deputetët e Parlamentit Europian i kanë mbështetur të mërkurën propozimet e reja të Komisionit Europian për reformën e procesit të zgjerimit të BE me vende të tjera.

Kjo reformë u bë e nevojshme pas këmbënguljes së Francës, se para zgjerimit me vende të tjera e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të kryhet njëherë reforma e procesit nga vetë BE. Propozimet e reja duket se mirëpriten tani nga eurodeputetët.

Eurodeputetja hungareze, Kinga Gal nga grupi i parlamentar i partive popullore (EVP) u shpreh të hënën (10.02) në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, se këto propozime janë një urë për të zgjidhur problemin e negociatave të ngecura me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Kurse i ngarkuari i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se procesi i negociatave duhet të bëhet më i besueshëm. Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchuk nga grupi parlamentar liberal Renew në plenumin e Strasburgut theksoi, se metodologjia e re tani duhet të sjellë dinamikë në procesin e negociatave dhe jo ta bëjë procesin më të komplikuar.

Procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE ishte temë bisedimi edhe në vizitën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban me kancelaren Merkel të hënën në Berlin.

Merkel dhe Orban përforcuan qëndrimin, se samiti i BE-së në mars duhet të japë sinjalin e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Orban nga ana e tij kërkoi që të përfundojnë bisedimet e anëtarësimit me Serbinë. “Bisedimet me Serbinë duhet të përshpejtohen dhe të përmbyllen” tha Viktor Orban para takimit me kancelaren Merkel. “Vetëm kështu mund të arrihet stabilizimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor.”

Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u bllokua në vjeshtën e vitit të kaluar për shkak të vetos franceze. Presidenti francez, Macron kërkoi reformimin e procesit.

Tani propozimi i ri i Komisionit parashikon që 35 kapitujt e anëtarësimit të ndahen në gjashtë grupime tematike. Negociatat do duhet të fillohen tek të gjashtë tematikat. Me këtë Komisioni Europian shpreson që të ketë sukses çelja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në samitin e BE në Maj në Zagreb.

3 komente në “DW: Eurodeputetët pro propozimeve për reformimin e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut”

  1. Sqepari says:

    Pra, se fundmi e morem vesh qe shqiptaret nuk futen ne BE. Lajmi i keq ka dhe anen e saj te mire, fundin e terrorizimit grek per bllokim.

    1. Kalec Dega says:

      e keni gabim, albanistani hundez e ka te garantuar hyrjen me 2025…… eshte tjeter pune nese Rama/Meta/Sala/Basha jane ne pushtet dhe gjalle…!?

      sa per shkrimin me siper , titulli eshte tipik nje fshehje e se vertetes pasi Temes nuk i pelqen e verteta dhe faktet kokforte pa shprehet qellimisht si me poshte por te jep pershtypjen se u ba kjo pune, psh
      =
      jane :
      per propozime
      per reformime
      per kushte te reja ose kushte shtese

      qe Shqiperia ti bashkohet BE.

  2. Epo kjo pune says:

    BE na duhet se do te jete bashkimi faktik shqiptar nga viset akoma nen serbi e ato nen greqi, pastaj me te pare me te bere, nderkohe afrim me te madh me shba se ata jane vertet ne krahun tone. Plehrat e frances e bejne kete te futet Serbia e pastaj e ve veton Serbia, po te duan te reformojne Be, te heqin veton dhe te fusin klauzole perjashtimi per shtete qe e bejne balte sic e beri greqia, gjysma e lindjes etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje