Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri është takuar me Michael Margolies Konstantino, zv.drejtor në zyrën për Evropën qendrore dhe jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe ka informuar zyrtarin amerikan për curinë e reformës zgjedhore në Shqipëri.
“E njoha me punën që po bëhet në kuadër të procesit të reformës zgjedhore dhe bashkëpunimin e vendosur me të gjithë aktorët e përfshirë në proces. Zyrtari amerikan mbështeti dhe nxiti vazhdimin e dialogut dhe përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore” shkruan Gjiknuri.