DETAJET: Vladimir Gjuta u pikas dhe u neutralizua nga badigardët e Ramës

10 Shkurt 2020, 21:13Politika TEMA

6 oficerë të gardës së republikës pjesë e eskortës të kryeministrit Edi Rama,  në mënyrë të befasishme i janë afruar shtetasit Vladimir Gjuta duke e shtrirë në tokë. Momentin kur oficerët e gardës e kanë bërë neutraizimin e Gjutës,  një emër i njohur i botës së krimit,  atij i ka rënë nga brezi, një armë tip pistoletë.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 8:45 vetëm 15 minuta pasi kryeministri Edi Rama kishte mbërritur në selinë e PS për të drejtuar mbledhjen e Kryesisë.

Top Channel ka mësuar se një prej oficerëve të gardës në rolin e vëzhguesit,  ka identifikuar Vladimir  Gjutën që mbante një kapele dhe një çantë krahu.

Oficeri i Gardës ka njoftuar kreun e grupit të sigurimit të kryeministrit,  që ka urdhëruar kontrollin e Gjutës për vetë rrezikshmërinë që ai shfaq.

Tre oficerë të gardës i janë afruar nga mbrapa dhe tre të tjerë në të njëjtën kohë nga përpara,  duke e rrethuar në mënyrë të papritur.

Gjuta ka qenë në posedimin e një arme dhe një sasie të konsiderueshme valute.

Në çantën e Gjutës janë gjetur 120 mijë euro, dollarë dhe një sasi stërlinash britanike.

I është sekuestruar edhe arma tip pistoletë, një karikator si dhe 22 fishekë pistolete bashkë me një dorezë hekuri, që përdoret për të shkaktuar dëmtime në trup.

Ndaj tij do të rëndojnë akuzat për armëmbajtje pa leje dhe pastrim parash.

Policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të mësuar se me çfarë makine ka mbërritur përpara selisë së PS, kohën ekzakte të mbërritjes dhe se kush e shoqëronte.

Burime policore deklaruan se në të shkuarën, kur Vladimir Gjutën e kanë pasur në vëzhgim, ai asnjëherë nuk lëvizte vetëm, por i shoqëruar nga tre persona.

Vladimir Gjuta u arrestua si i akuzuar për vendosjen e një sasie tritoli farmacisë së babait  të Saimir Tahirit, atë kohë ministër i Brendshëm.

Gjuta do te arrestohej disa javë më parë, pasi kishte goditur një kushëri të tijin, por gjykata e Apelit Tiranë e la të lirë.(TCH)

9 komente në “DETAJET: Vladimir Gjuta u pikas dhe u neutralizua nga badigardët e Ramës”

  1. Zigur Qarri says:

    NESER DO DALI BERRISHA PALOQJA LULJA NE KOFERENCE SHTYPI FJALEN E MBANE I NDERUMII I BIRI SHEQERES BIRRISHA : TE NERUM BASHQYTARE NARKO SHTETI I KAPUR NGA SHTETI DROGE KANE ARRESTUE NE MNYRE KREJT TE PA DREJTE QYTARIN E NDERUM AKTIVISTIN E PD NE DNOJM KET KRIM NGA NARKO SHTETI DROGA KRIMI EVINI KY NARKO SHTETI KORUPTIONI HASHISHI .
    ZOTI BIKOFTE SHQIPTARET LIRI DEMOKRACI E DUM SHQIPNIN SI EROPA URAAAAAA

  2. Johani says:

    Ska dyshim se ashte i komanduar nga dyshja berisha e basha,dhe pikerisht per kete qellim eshte liruar edhe nga burgu, si ka mundesi qe nje i sapoliruar nga burgu guxon te mbane armé dhe hiq me pak se 120 000 euro,ku i mori mos ne Toyota Yaris-in e bashes dhe quditerisht çdo here tenton ti bras vetem kundershtaret e bashes dhe berishes,neser ta shofim videon e radhes qe do ta shfaqe basha apo qytetari digjital.

  3. Ziguri i qorrit says:

    Pse nuk e lane te futet brenda ne ndertese e t,ja futeshin nje plumb ne prapanice.Shqiperise i duhet nje mjeshter si ai Filipineve qe ashtu tu u martua nanat gjithe ktyre racave sic jane edhe ne Shqiperi.Ku nuk gjene nje portal pa promovua kurva e kriminela anal-lista per gjithe c’ka dhe jo shkenctare filosof inxhinjer shkrimtare apo artist(por jo ata)si ciftet Markaj,gjekmarkaj fugat e mustafat

  4. Likja says:

    NE SHQPIPRI DUHET KRIJUAR SKUADRA E ZEZE…TA PASTROJ NGA KETA LLUMERAT…DHE SHIKONI QE CDO GJE DP TE QEYESOHET…SDO GUXOJNE TE KTHEHEN NE SHQIPRI…DO RRIN RRUGEVE TE EVROPES GJITH JETEN…

  5. elton says:

    Ububu, paska qene tu thy leke te dollari ,e paskan kap kot dhe i paskan lene 1 pistolete ne toke si ne filmat amerikane te 1985.

  6. Shoku says:

    Pse , a nuk jeni ju Ziguri i qorrit nje mjeshter si ai i Filipineve ? Ne raste se nuk je ,pse nuk behesh ? A thoni se i duhet Shqiperise nje nje mjeshter si ai i Filipineve ? Po behu,o tirm ,pse nuk behesh,por kerkon te behen te tjeret. Shpesh perdoret shprehja : ” Duhet nje Avni Rustem”
    Po pse nuk behet ai qe e thot , si ne rastin tuaj per ate Filipinasin .por e kerkoni nga te tjret ?
    He… dil ?

  7. KORÇARI says:

    Si është e mundur që persona me të kaluar Kriminale , që janë kapur me fakte , vazhdojnë të jenë jashtë të lirë???
    Ata gjykatës që lenë të lirë Kriminelët TË PLASEN NË BIRRUCË NË IZOLIM TË PLOTË PËR 1 VIT.

  8. Piro says:

    Zigur more idiot! Meru me jeten tende. Lere shtetin shqiptar, evropen e ametiken. Ti qe leshon hudallalliqe permes celularit, e qe nuk di as te shkruash e as te shprehesh, Ku di ti cfare eshte shteti e si duhet te jete shteti.,

  9. Vvvvvvv says:

    Puuu ja rrofshi lesht ktij ??? ktij Po ka kush dhe kte kenaqsi sua jep ju ..
    Te gjith ju qe komentoni
    Me siguri jeni kelysher…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje