'U bë peshk në dru nga bandat', kryebashkiaku i PS i përgjigjet Berishës: Asgjë s'është e vërtetë, 'qytetarin dixhital' e ftojmë në Elbasan

10 Shkurt 2020, 20:02Politika TEMA
'U bë peshk në dru nga bandat', kryebashkiaku i PS i

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja, ka reaguar pas një postimi të Berishës në faqen e tij në FB.

Ky i fundit, duke iu referuar “qytetarit dixhital”, shkruan se Llatja është rrahur nga njerëz të Qazim Sejdinit.

Pretendim që është heshur poshtë nga Llatja, me anë të një reagimi të Bashkisë së Elbasanit.

“T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:

“Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Por ata që merren me llafe, të vijojnë me llafe se vetëm këtë dinë të bëjnë.

Bashkia e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë punë për të bërë, si për Elbasanin edhe për mandatin e tretë qeverisës.

“Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit.

“Qytetari Dixhital” është humbje kohe për një kryetar bashkie i cili plot energji dhe përkushtim po u shërben qytetarëve të tij, qytetarëve të vërtetë, ata të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar dhe shërbyer”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Elbasanit.(TemA)

4 komente në “‘U bë peshk në dru nga bandat’, kryebashkiaku i PS i përgjigjet Berishës: Asgjë s’është e vërtetë, ‘qytetarin dixhital’ e ftojmë në Elbasan”

  1. jo per gje... says:

    Pse nuk e ka shoqeruar edhe me nje foto te castit (”selfie” i thoti englezi)…. apo?
    ? lol

  2. Gledian, lere qenin te lehe sa te doje

    PD dhe Saliu vijne ne pushtet kur te qethen mizat

    Gledian suksese kampion

  3. Taulant says:

    Nuk eshte gje e cuditshme qe te jete rrahur. Kryebashkiaket jane pjese e krimit.

  4. Asd says:

    E vertete. E ka rrahur dhendri i Qazos per nje tender. Llatja ka telefonuar Ramen dhe ka paralajmeruar doreheqje. Rama e ka urdheruar qe te mos beje asnje levizje sepse me kriminelet e Qazos do merret ai vete. Por deri tani nuk ka asnje levizje me shume. Do tu dergoje OFL? Akoma asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje