Kreshnik Spahiu: Krimi i pafuqishëm të godasë politikanët, ja kur mund të ndodhin atentate ndaj krerëve të partive

11 Shkurt 2020, 09:14Politika TEMA

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka komentuar shoqërimin e Vladimir Gjutës, i cili u ndalua me armë dhe para nga garda e selisë së PS-së dhe më pas iu dorëzua policisë.

Spahiu deklaron se të dhënat e deritanishme janë të pamjaftueshme se Vladimir Gjuta ishte duke planifikuar një atentat politik ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, me këto prova, Gjuta duhet të shkojë vetëm për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje” në gjykatë, por nëse dalin prova të tjera, ai thekson se duhet një hetim më i thellë.

Politikani bëri deklaratën e fortë se atentate mund të bëhen vetëm në momentin kur krerët e partive janë në paqe me njëri-tjetrin.

“Atentatet mund të kryehen në 4 mënyrë, nga kundërshtarët, nga krimi kundër politikës, nga njerëz të mendur që ku di unë, duan të bëhen Avni Rustemi dhe e katërta, nga persona të brendshëm të lidhur me krimin. 

Krimi në Shqipëri është i pafuqishëm të godasë politikanët.

Nëse ndodhin atentate mund të ndodhin kur kanë paqe këta dhe jo kur janë në protestë. Nuk e mendoj se ka qenë atentat”, theksoi Spahiu në emisionin “Open”.

3 komente në “Kreshnik Spahiu: Krimi i pafuqishëm të godasë politikanët, ja kur mund të ndodhin atentate ndaj krerëve të partive”

  1. US says:

    Jo, ka qene vetem nje perpjekje terroriste e Sali Berishes, per te kercenuar ambasaden amerikane dhe qeverine shqiptare, tani qe po e ndien se mund ta arrestojne nga ora ne ore. Izeti eshte zberthyer, SPAKu pasi i ka marre deshmite eshte duke formuluar akuzat dhe fletarrestin, Amerika i ka ndaluar hyrjen familjarisht dhe ambasadorja e re amerikane e izoloi dhe injoroi totalisht, duke i dhene mesazhin se nuk e konsiderojne me politikan te besueshem, por vetem nje kriminel ordiner me te cilin ka pune vetem drejtesia.
    Ndofta sic bejne ne pergjithesi amerikanet me halabaket qe ju kane sherbyer por qe Jane krejtesisht te kriminalizuar, te paqendrueshem, psikopate dhe te diskretituar, do ti japin mundesine qe ne vend te ngordh si qen ne burg, te vare veten ne hale para se ti hedhin prangat. Sali Berisha po luan oret e fundit te jetes se tij.

  2. Orli says:

    Perderisa politikaret jane bashke (pavaresisht se shahen e bejne sikur zihen) ata jo qe nuk e vrasin por e mbrojne njeri tjetrin,vetem kur te zihen seriozisht atehere do ju kercasi ne rreze te veshit…

  3. Star says:

    Kjo qe thote ky person do ndodh vetem kur SPAK-u te filloje aktivitetin e tije te vertete. Por aktivitetin e tije te vertete ama,per te cilin eshte trumbetuar se po krijohet.
    Atehere doktor rumpalla do kaloje ne nje faze te re te luftes kunder reformes ne drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje