Amabsadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka takuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Kjo është në vazhdën e takimeve prezantuese të ambasadores së re të SHBA e cila prej disa ditësh ka marrë detyrën dhe ka takuar figura të politikës apo dhe institucioneve shqiptare si Ramën, Metën, Bashën apo Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e KLP.
Ky mëngjes në Tiranë ka filluar me takime teksa Rama priti kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin ndërsa tek Meta kanë shkuar delegacioni i Komisionit të Venecias për Paketën Anti-Shpifje.
Kujtojmë se Presidenti Meta ktheu në Kuvend për rishikim këtë paketë.