Albin Kurti ka komentuar vizitën e tij në Shqipëri.
Ai ka bërë diferencën në takimet që pati, duke u kujdesur të theksojë se me Ramën pati thjesht takim shtetëror, ndërsa me Metën, Bashën e Ruçin, takim të përzemërt e vëllazëror.
“Ishte vizita e parë si kryeministër jashtë Republikës së Kosovës, por nuk ishte politikë e jashtme. Ishte ceremoniale, por nuk ishte thjesht simbolike. Dy republikat tona nuk e kanë luksin ta shohin njëra-tjetrën me syzet e diplomacisë.
E falënderoj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për pritjen shtetërore e për diskutimin konstruktiv që patëm. Prej takimeve institucionale e marrëveshjeve mes Kosovës e Shqipërisë, jam i sigurt se shumë shpejt do të burojë një intensitet i ri bashkëpunimi ekonomik e arsimor, prandaj sot më shoqëruan në takim ministri i Financave, Besnik Bislimi, dhe ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami. Këto janë fusha ku afrimi i Shqipërisë me Kosovën nuk toleron asnjë vonesë e pengesë.
U dakorduam të krijojmë komisionin ndërshtetëror i cili i analizon ecurinë e 77 marrëveshjeve mes të dy vendeve tona dhe në fund të marsit, në Shkodër, kur të takohen dy Qeveritë tona të trajtojmë ecurinë e punës së deritashme e të përcaktojmë punën e re që duhet të bëjmë.
Takime të përzemërta e vëllazërore patëm edhe me presidentin, Ilir Metën, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, të cilët më përcollën urime për detyrën e re, e unë u shpreha nevojën për ndihmë e mbështetje. Shqipëria është e gatshme të kontribuojë për Kosovën, e Kosova është plot entuziazëm për një bashkëpunim të tillë. Për çështjet e rëndësisë kombëtare na duhet të flasim njëzëri.
Dekada e tretë e shekullit XXI duhet të sjellë një fillim të fuqishëm, si asnjëherë më parë, të bashkëpunimit e bashkërendimit Kosovë-Shqipëri. Nuk mohoj arritjet e së shkuarës, por jemi larg asaj çka dëshiron populli ynë, larg asaj që është brenda mundësive tona reale. Dy vendet tona janë prioritet i njëra-tjetrës dhe nuk ka çështje që presin, në asnjë fushë”, shkruan Kurti.(TemA)
Titull i shkrimit eshte provokativ,Albini eshte shprehur korrekt,ndersa gazetari do me doemos percarje
Tironso, po ti berber je. Mos u merzit. Futi nje tallava dhe je në rregull vllajo
Tamam, percaktimi i titullit gazetaresk antikombetar nga Tironsi. Duhej: Albin Kurti shprehet me entusiazem per marredheniet vellazrore midid shqiptaresh dhe marredhenie ndershteterore Shqiperi-Kosove.
Shume mire eshte shprehur Kurti per viziten sot ne Tirane.Ai e falnderon Edi Ramen per pritjen e mire shtetrore dhe se do kemi mardhenje te mira me shqiperine shprehet kurti.Eshte nje shprehje normale.Por Robelli,Gazetar qe nuk e kuptoj pse e shtremberon viziten duka na çar menderen me mini-shengenit e mbroçkulla te tjera.Kosoves i inereson mardhenjet normale me Shqiperine,por edhe shqiperise gjithashtu.
Sakte
Ky ka marrë detyrë të përcajë shqiptarët e këtë e bën nëpërmjet diversionit.
Kryeministër i Kosovës që shkon në aktivitete ndërkombëtare dhe shfaqet me flamurin shqiptar pa e autorizuar njeri. Kujton se e mbështesin shqiptarët kur puthet me Metën e Bashën, ëndërron për kryeministër të shqiptarëve, por nuk bëhet me populizëm kjo por me zgjedhje se demokracia kështu funksionon. Kurti nuk e do Shqipërinë më shumë se Rama e shqiptarët që quhen të tillë se u lindën, u rritën dhe jetojnë në Shqipëri.
Meten hajdutin Rama e vuri president.
Jam kurioz te di a e takove mentorin tende Sali kriminelin?!Jam gjithashtu kurioz te di planin q bere me Saliun para njeviti per rrezimin e qrverise Rama kur do ta zbatoni?!
Lanabregasi, nderime.
Po te them lajmin e keq qe njerezit atdhedashes dhe Jo partiake si puna jote, jane pakicë ne Shqiperi.
Per te tjeret, politikan i mire eshte ai qe u siguron nje pune ku te marrin ryshfet.
Albin ruhu nga kermat politike.Ata jane maskarenjte qe kane fundosur Shqiperine.
Ky është kooqe.
Bekim, je i madh. Nuk do shume llafe per te folur sakte.
Ky njeri është vërtet një kërcënim serioz për kombin tonë dhe koha po e vërteton më së miri këtë. Gjithë ato pritshmëri që kam patur para se të ikte qoftëlargu Sali me janë kthyer në trishtim dhe zhgënjim. Kjo loja që po luan ky kryegomari me Kosovën I ka vënë kapakun. Për mua ky është kërcënim tepër I madh dhe jo thjesht më zhgënjim, më tragjikja është se këtë brenda Shqipërisë ska kush ta largojë sepse ata të opozitës janë po aq të menderosur në mos më keq. Po ta shikoje gjuhën e trupit të thoshte me shumë se 1000 fjalë, e trajtoi dhe u soll me Albinin si ata ushtarët e vjetër që ju tregojnë kapanonin atyre të rinj. Në pozita të vështira je I dashur Albin sepse ka shumë pritshmëri ndaj teje, ndërkohë që nga ata që mundet dhe që duhet t’i kesh afër dhe të kishe mbështetje, si nga vëllai I madh “Rama” I një gjaku, por edhe ai I interesave “Trapi” janë për në çmendinë që të dy, dhe që jo vetëm nuk do të ndihmojnë por do bëjnë gjithçka për të shfrytëzuar situatën për të kënaqur egon e tyre, I pari për tju shitur shqiptarëve idenë se unë po realizoj ëndrrën e të qenit në një shtet duke bere ne te vërtet tradhtarin dhe tjetri duke patur diçka që tjua shesin amerikaneve si sukses të politikës së jashtme pavarësisht se ckosto ka kjo për shqiptarët. Këtij të gjatit I ke futur edhe frikën se nëse je ti I suksesshëm në Kosovë do I kthehesh në kërcënim dhe bumerang në Shqipëri ndaj mos prit aspak ndihmë por behu gati të presësh gjithçka. Trego largpamësi Albin, durim dhe mendo që çdo gjë është e përkohshme edhe kjo situatë do kaloi, tek e fundit me mire do të të akseptonim si një dështak me shumë se sa një tradhtar me shumë se boll është mbushur shqiptaria me të tillë. Por gjithsesi kam shpresë se do tja dalësh disi, sepse populli shqiptar I Kosovës është I vuajtur dhe I pjekur dhe ka ditur tju dalloi që ti je I pastër dhe idealist, nëse ti nuk I tradheton as ata nuk do e bëjnë kurrsesi
Te uroj suksese
Aman Albinoooo na trego pash zotin me ke ishte basha,dhe ne cilen gjuhe u more vesh me fazlliq shkaun?! Takime vllaznore me bashen po karlla del ponte a ishte aty o Albinoooo,mos Albinoooo mos se na turperve,takim vllaznore me bashen kshilltar la fazlliq serbin dhe ishte hartues i akuzave ndaj uçk-s per te cilen ti ishe gati te jepshe edhe jeten,apo (ndoshta) po e pregadit rrugen per tu takuar me vuqiqin, por sikur ke harruar more Albin se vuqiqi nuk shkon kund pa folur me sheshelin e pavlen.
Marksisti hakmarres dhe Kapitalisti progresist shume veshtire te vllazerohen dhe brenda familjes jo me ne situaten kur Esi eshte superior ne gjeopolitik dhe Albini ka marr draprin dhe cekanin per te ndrequr vendin e pushken per armikun.
O Kurti o toc Kosovarli.Politika do tru. Nuk behet me xhaketen e grisur te patriotizmit kallp dhe as me miell dhe veze te futura ne Kuvend per te gjuatur kundershtarin. Sumen e ke mbi pataten perveluese. Tani do shohim “patriotizmin” e ketij boleje
Urime Zoti Kurti.
A i premtove metes dhe bashes,ushtar per te djegur parlamentin shqiptar?!!!
Po saliut dhe monikes i bere vizite se edhe ata jane ne peitje te molotoveve,se gazin lotsjelles ja ka shit pacoli…
Me pelqen per sinqeritetin kryeministri Al bin:
Takim zyrtar me Ramen,kurse takim vllazeror me vllezrit muslluman,meten,bashen,rucin.
Kurse babe Saliut,i ka cuar selame te ngrohta familjare me lulin.
Ku jane komentet? 11
Sec ma cik ere Serbi ky Kurti.Masi e majten sa e mjten mrena ne burg ne serbi e leshuan .Dhe per cudi na bohet kryeminister.Me sharje ndaj Serbise e patriot i madh shqiptar ,sec me kujton Sali Berishen ky ne fillimet e veta.
VAZHDO ME ILIR FLORIRIN DHE LUL VRASESIN SE KE PER TJA PA HAJRIN…..
VAZHDO DHE TI SI RAMUSH GOMARI SE SHPEJTE DO TE HASH GOZHDEN….
U BASHKOVE ME KRYEHAJDUTI ISA MUSTAFA VETEM PER KARIKEN……
A vajte ne takin si vllau Albin apo si kryeministri I Kosovo’s.? Si vajte te priti me nder dhe dinjitet shtetror. A po Muta dhe Ba-sha Jane vllaznit e to per punt nen rogoz ndaj Shqiperise. Kurse Ruci te priti per protocol jo per ty por per Kosovo’s dhe per te peshuar sa tru me o zoti Nordic.
Me Bashen dhe Meten humbet pike ne Shqiperi.
Keto lajme jane alla Berishe tropoje-Kosove! Po te kete vellezer lulen dhe liken hallall t’i kete!
Pak shsiptare e shume tifoze te kot ketu po shoh!
Ne do te djegesh boten mbare…
Per vete menyren e jeteses,kosovaret jane me te shkrehur,i hipin shkallet tre nga tre.Zor se gjen burra te qete dhe te matur.
Mos harrojme xhafer deven me kosovaret(qe te pakten te kishin bere nje autokritike te sinqerte)qe ne kohen me te veshtire,vrane te pafajshem dhe lane qindra jetime!
Ka me shume dite se kulece. SHPRESOJME QE KOHA DO TE JETE GJYKATESI ME I MIRE, DHE VERTET DO TE TREGOJE ,QE JU JENI VELLEZER ME bashen DHE
meten!
O Kurti ,nuk e mesove ti qe politika behet me brekushe dhe atlete ADIDAS?!
Po bacen nuk e takove…? ta falenderoje per naften qe ju dergoi ne kohen e luftes qe mos kishit ftohte !
Like floririn bere mire qe e takove si vella se te meson e te jep eksperiencen e tij si k/m qe te duhet, qe te behesh si ai, fukara me bllok ne dore, kampion I (anti)korrupsionit….
E nise me kembe te mbare z.Kurti….
Tamam gazetar kazani e shkuar kazanit. Po ne cilen fjale e verteton ate qe thua ne titull te shkrimit. Ti nuk je gazetar por njeri i ulet me e pakta, dhe nje maskara me e plota.
Takime te perzemerta dhe miqesore patem EDHE me presidentin Ilir Meta etj etj………..tha pas takimit Kurti. Jo vetem qe nuk vertetohet ajo qe don te tregoje mendja jote talebane,por vertetohet e kunderta ku takimin me Ramen e vecon shume te perzemert dhe miqesor,por mbi te gjitha shume institucional,kurse per takimet e tjera i fut ne nje kallep duke u shprehur EDHE me presidentin Ilir Meta etj etj…….pati takime te perzemerta e miqesore. Lidhesen. — EDHE—- e kam nenvizuar me te madhe qe ta kuptoje mendja jote injorante se cfare vlere ka kjo ne kuptimin e plote te fjalise.
Mero pse nuk i botoni komentet. Jeni bere ma zi jo se 55 e Fahros,por po ja kaloni edhe asaj Ylli kadriut. A e mbani mend njehere e nje kohe nje gazete me emrin ALBANIA. Ishte sinonim i doktor rrumpalles i cili me vone do behej plaku i SHQUP-it.
Thx, zoti Mero.