Gjykata Administrative ka pranuar padinë e shoqërisë ADFD për shërbimin “duty free” në Rinas. Gjykata rrëzoi urdhrin e Ministrisë së Financave që i anuloi lejen e shfrytëzimit për 5 vjet të tjera të “duty free” ne Rinas nga ADFD.
Të pranishëm gjatë shpalljes së vendimit ishin edhe përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.
Gjyqtari Avdi Sejdi pasi shpalli vendimin iu tha të pranishmëve: “Kur ta merrni vendimin e arsyetuar lexojeni me kujdes dhe do ta kuptoni se ku fle lepuri”.
Pas vendimit, ka reaguar e zhgënjyer edhe Ambasada e SHBA në Tiranë, duke qenë se Gjykata ka favorizuar gruan e Gjin Gjonit, në dëm të një kompanie amerikane.
“Në situatën ku ndodhemi sot, rrethanat në lidhje me hapësirën Pa Taksë (Duty Free) në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës tregojnë sfidat me të cilat përballen investuesit e huaj në Shqipëri”, thuhet në deklaratë.
“Është zhgënjyese që klima aktuale e biznesit pengon rritjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të zbatojë rregulla të drejta dhe transparente në mënyrë të barabartë për të gjitha bizneset.
Shpresojmë që qeveria e Shqipërisë të shqyrtojë seriozisht sfidat në mjedisin aktual dhe të zbatojë ndryshime të prekshme, për të tërhequr investimet e huaja shumë të nevojshme”, vijon deklarata.
Gjyqtari Avni Sejdi e argumentoi vendimin e tij përgjatë një ore, duke fajësuar Ministrinë e Financave se me veprimet dhe mosveprimet e saj kishte shkaktuar pamundësinë e vendosjes së ligjshmërisë në këtë çështje.
Kompania ADFD në pronësinë e Elona Çaushit, bashkëshorte e gjyqtarit Gjin Gjoni zotëronte më parë autorizim nga Ministria e Financave për të ushtruar aktivitetin në zonën pa taksa të aeroportit të Rinasit. Sipas gjyqtarit Sejdi, para skadimit të afatit 5 vjeçar të këtij autorizimi, Ministria e Financave nuk ishte shprehur brenda afatit ligjor 60 ditor për vazhdimin ose jo të autorizimit.
Gjyqtari shtoi se ADFD ka kërkuar rinovimin automatik të kontratës, gjë që është pranuar fillimisht nga Ministria e Financave, pavarësisht se ka pasur mangësi të dokumentacionit të nevojshëm. Më pas, me kërkesë të TIA, Ministria e Financës e ka anuluar autorizimin.
Gjyqtari Sejdi pranoi se në kërkesën për rinovimin automatik të autorizimit, paditësi ADFD nuk kishte dorëzuar dokumentacion të plotë, siç është kontrata e qirasë së ambienteve si dhe nuk e kishte njoftuar ministrinë për mbarimin e kontratës.
Por ai fajësoi sërish Ministrinë.
“Midis paditësit dhe aeroportit Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ nuk kishte një kontratë qiraje dhe Ministria e Financave e dinte këtë gjë. Ndërsa tani bënë të paditurin…,”deklaroi më tej Sejdi.
Duke argumentuar se anulimi ka të bëjë me të shkuarën, ndërsa revokimi me të ardhmen, gjyqtari tha se Ministria duhej të kishte bërë revokimin e autorizimit për ADFD.
Gjyqtari Sejdi u ndal edhe në procedurën e ndjekur nga Ministria e Financave për nxjerrjen e aktit administrativ për anulimin e autorizimit dhe për njoftimin e tij kompanisë ADFD.
“Nga ana e Ministrisë së Financave nuk janë respektuar të drejtat e paditësit për t’u dëgjuar, për të dorëzuar prova apo për dëshmitarë. Njoftimi është bërë në të njëjtën ditë kur ka dalë akti, duke i cënuar paditësit të drejtën për t’u dëgjuar,” tha Sejdi, duke e konsideruar jo-ligjor procesin e ndjekur nga Ministria e Financave.
Kompania “Albanian Duty Free Distribution” shfrytëzon prej kohësh hapësirën “duty free” në Aeroportin e Rinasit. Pronarja e vetme e saj, është Elona Çaushi, bashkëshortja e gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjoni.
Keqardhje në lidhje me këtë vendim ka shprehur edhe Ministria e Financave, megjithëse ka qenë po ky institucion që përmes dy vendimmarrjeve, fillimisht dhënien e licencës dhe më pas anulimin e saj, u bë shkak për këtë përplasje në gjyqësor.
“Ministria e Financave dhe Ekonomisë shpreh keqardhjen për vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ndaj çështjes administrative civile, mbi vendimin administrativ për anulimin e autorizimit për magazinat doganore private Duty Free Shop”, thuhet në reagimin e MF.
Ministria nuk komenton vendimmarrjen, por thekson rëndësinë që ka sistemi gjyqësor në klimën e biznesit dhe forcimin e shtetit të së drejtësi, edhe si një prioritet i Qeverisë shqiptare.
Dhoma Amerikane e Tregtisë e cilësoi rastin në fjalë si shembull tipik i burokracive dhe pengesave të vazhdueshme që burojnë nga institucionet e drejtësisë shqiptare, që për investitorët e huaj janë absurde.
“Jemi të shqetësuar për ngjarjen, jo vetëm për investitorin amerikan në fjalë, por për mesazhin negativ që u jepet investitorëve të huaj që duan të vijnë në Shqipëri. Shumë njerëz, duke u nisur nga një rast i tillë, por edhe nga klima e përgjithshme, nuk e shohin klimën të mirë.
Shumë investitorë të huaj mendojnë që që është e vështirë që të bësh biznes në Shqipëri. Ky është një rast që ka marrë një kohë shumë të gjatë”, deklaroi presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaçe.
Jaçe thotë se rasti i “International Cruise Duty Free” nuk është i vetmi dhe se ka edhe shumë kompani të tjera amerikane që po hasin vështirësi nga faktorë të shumë, që në përgjithësi e bëjnë klimën e biznesit të pafavorshme.
Atë shtet e ka kapur mafja dhe askush nuk e shpëton dot. Hani mut ju të amerikes, spakut, kçk, olf, Ue , Ua Uo.Kur këta nuk kanë frikë amerikën imagjinoni një qytetar të thjeshtë.
“Duty Free” u cbllokua nga gjykata, opaaaa tani i hapet rruga OFL dhe anti KCK te veproj ?✈️?✈️?✈️?✈️ . A moj diplomaci perendimore ??cpo e lu menc edhe “Duty Freen”
Kjo do te thote qe Gjini Gjonajve nuk pjerdh per Amerike se eshte vete superfuqi mbi superfuqite
Trim mbi trima aj Xhin Xhoni,
T’huejit kurr nuk iu dorzue
Ani pse n’kulm ka mrrit presioni,
Istikamin s’don me e lshue
Njiher me gjerman e tash me amerikan,
Si gjithmon dul fitimtar
N’luft me ta porsi luan,
Edhe ne na bani krenar
Iken tan me bisht nder shal,
Merkel, Trump dhe Berisha
Madje edhe Rama sun e nal,
Heu Xhin Xhoni t’bekoft kisha
Hajde arsyetim, hajde. Po qe se nuk kishte kontrate mes paditesit dhe ministries, cfare te drejte per t’u degjuar kerkon paditesi? Te drejtat lindin nga nje kontrate ose marreveshje, dhe kur njera pale nuk do marreveshje, nuk mund t’i thuash “pse nuk me degjon nje cike mua?”. Nuk do marreveshje me ty TIA dhe pike, s’mund t’i imponohesh. Kur do t’ju vije ora dhe juve qe ju marrte muti shalet. Pse s’ju rrasin nje cike brenda ashtu pa kontrate e sa te sqarohet muhabeti, kaloni ndonje vit birucave, mbase ftohtesia ju kthjellon mendjen. Edhe ate milf Elonen, aty me te tjeret ne biruce, do kalojne mire me shoqet per ca kohe.
Gjin Gjonat, nuk kane aspak faj derisa specialistet apo specialistet e drejtorive perkatese apo drejtoret perkates neper Institucionet e shtetit benje qef dhe nuk u hyn gjemb ne kebe, (korrupsioni eshte i kurdisur).
Po nuk u rregullua me ligj te forte disiplina ne administraten shteterore dhe lokale (edhe ne istitucionin me te thjeshte), dhe po u vendosen specialiste qe nuk dine se cfar eshte ligji i istitucionit ku punojne, mos prisni te cduket korrupsioni dhe te behet shteti.
“… pamvaresisht nga mundesa e dokumenteve…” thote gjygjtari. A e di ky gomari me toge gjykatesi se ne se nuk dorezon ne kohe te gjitha dokumentet, nuk fillon procedura jote per rinovim te kontrates. Me pak fjale, nese nje subjekt biznesi ka detyrim ligjor dorezimin e nje dosje me te gjitha dokumentet e kerkuara, brenda nje afati kohor dhe per aresye te ndryshme nuk dorezon nje nga dokumentet e nevojshme, dosja e subjektit qendron e hapur dhe procedura per vleresimin e saj nuk fillon deri sa subjekti ne fjale te dorezoje edhe dokumentin qe mungon, natyrisht brenda afatit paraprak te percaktuar nga ligji ose Ministria perkatese. Nga ana tjeter, nese subjekti biznesit desheron te zgjase nje kontrate, dhe ka nje afat kohor, le te themi, fundi i Shkurtit 2020, nese ne 26 shkurt dorezon ne Ministri dosjen me dokumente pervec njerit (le te themi nje certificate ose cfaredo dokumenti tjeter) dhe me vone, p.sh. ne 1 mars dorezon edhe ate dokument qe mungonte, data e dorezimit te kesaj dosje nuk eshte 26 shkurti, por 1 marsi. Me kete rast, subjekti nuk kualifikohet dhe dosja e tij nuk merret ne shqyrtim.
prezenca e ambasades amerikane ne nje proces gjyqesor ku pale eshte nje kompani amerikane ka brenda elemente te presionit mbi gjyqesorin, 3 njejte me prezencen e erion braces ne gjyqin qe u zhvillua ne durres ndaj punonjesit te hipotekes, te cilit i doli ne mbrojtje te drejtperdrejte Rama, mbrojtje pas se ciles ndodhi atentati ndaj prokurorit te durresit. Per me teper deklarata e ambasades amerikane eshte komplet e pavend, mund te shprehej dhoma e tregetise por ca pune ka ambasada te fuse hundet hapur sikur shqiperia te jete koloni. gjyakata mund te kete favorizuar xhin xhonin por vete ambasada eshte ne konflikt interesi..
Hajde gjyqtar hajde.ky te mohon te drejten e pronesise.nese kjo elona ishte demtuar maksimumi mund te cdemtohej por ky eshte bere pronar hajde gjyqtar hajde.
Sa do te vazhdojne KCK…..
Kemi marre mijera refugjate iraniane kot se vetem e kerkoi Amerika. Qeveria jone merr peng shtetasit e vet dhe i dorzon ne amerike . Per 1 kerkese te erdoganit me telefon shkelim gjithe jurisprudencen.Tani nuk i nxin dot jeten Gjin gjonit dhe gruas per dyqane me qera qe i ka marre vetem se eshte gjin gjoni????
Gjyqtari është i shitur dhe pikë. Ku qëndron problemi këtu. E di që nuk e kalon vetingun dhe ka fut një dor lekësh në xhep. He sa kohë akoma do ta paguaj shqipëria drejtësin e birishës.
Turp per nje trupe diplomatike qe komenton vendimin e gjykates, ku ndodh kjo, mos harroni qe amerika eshte nje nga kontribuesit me kryesore pse ne jemi ne te tille gjendje
Mjafton te investigohen Hyrje-Daljet dhe levizjet dhe Kontaktet ne Barcelone (Spanje) te Gjin Gjonit dhe “gruas” se Tij, Elona Çaushit pronare e ADFD (dyqaneve “Duty Free” në Aeroportin e RINAS_it, dhe mesoni pernjehere kush eshte i quajturi ne Spanje: XHIN XHONI (Gjin Gjoni), dhe ke takon nga Mafia shqiptare e Spanjes ky XHIN XNONI, dhe parat e kujt luan ne Spanje luan ky “super-Gjykates” qe Vettingu nuk po e heton akoma…
Rama reforma antikck nuk vepron largohu se ke deshtuar perfundimisht , boll me llafe duam vepra.