Ervin Salianji zbulon prapaskenat politike: Kemi marrëdhënie të shkrumbuara me Presidentin, zgjedhje brenda vitit

12 Shkurt 2020, 10:03Politika TEMA

Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i ftuar sot tek ABC-ja e Mëngjesit foli në lidhje me domosdoshmërinë e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në vendin tonë.

Salianji në fjalën e tij u shpreh se nuk mund të presim zgjedhje nga  Edi Rama dhe nga Taulant Balla se ato patjetër nuk duan që të ndodhë një gjë e tillë, por që zgjedhjet e parakohshme janë domosdoshmëri dhe do të zhvillohen kjo është e pashmangshme.

Ish deputeti ka theksuar se zhvillimi i zgjedhjeve nuk është i rëndësishëm për sjelljen e opozitës në pushtet por është domosdoshmëri për shkak të krizës në të cilën ndodhet vendi.

“Ka nevojë për zgjedhje të parakohshme ato nuk bëhen për të sjelle një opozite ne pushtet, por në vend ne kemi një krizë politike, kemi një krizë ekonomike, sociale dhe gjithashtu kemi marrëdhënie të shkrumbuar me presidentin kemi dhe prioritetin që është integrimi për në BE.

Vetëm zgjedhjet e parakohshme dhe qeveria që do të zgjedhin qytetarët do të bëjnë të mundur mbështetjen e qytetarëve dhe të gjithë partive të tjera.

Në politike nuk ka asnjëherë të folur me siguri, deri më tani jemi provuar ne si të vërtetë. Ju e mbani mend që Rama dhe numri dy i PS thonin se në dhjetor do të kishin reformë zgjedhore, por që nuk e arritën dot këtë fakt pasi është e rëndësishme që pjesë do të ishte një tryezë politike”, tha Salianji.

Ndër të tjera ai ka theksuar se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme nuk ka lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi pasi tashmë në një mënyrë apo tjetër janë krijuar institucionet e reja të drejtësisë pavarësisht mënyrës së si funksionojnë.

“Nuk ka më asnjë lidhje për të kuptuar ka apo jo zgjedhje të parakohshme në lidhje me zbatimin e Reformës në Drejtësi pasi organet e reja të krijuara secili e ka idenë se si janë formuar.

Me Edi Ramën nuk ka për të pasur ndonjëherë shtet të së drejtës dhe zbatim të ligjit dhe këtë tashmë e kemi parë të gjithë prej 7 vitesh, prandaj zgjedhje të parakohshme ka dhe do të ketë në vitin 2020,” është shprehur ish deputeti.

2 komente në “Ervin Salianji zbulon prapaskenat politike: Kemi marrëdhënie të shkrumbuara me Presidentin, zgjedhje brenda vitit”

  1. Emigranti kavajas says:

    O koqe si i behet Po fitoj perseri Rama?

  2. Trimi says:

    Aman mos harro Grigjen ose GD se o dhe pa burr tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje