RRËFIMI/ Zylfie Haklaj: Ja kush e vrau Azem Hajdarin dhe pse Jaho Mulosmani është i pafajshëm

12 Shkurt 2020, 10:42Kronika TEMA

Për herë të parë kundërshtohet versioni që vrasës i Azem Hajdarit është Jaho Mulosmani, i shpallur i tillë prej Sali Berishës pak minuta pas atentatit të bujshëm, e i cili vuan burgimin e përjetshëm.

Ka qenë Zylfie Haklaj, e cila në Top Story, seria 2, deklaroi se vrasësi i Azemit ka qenë vëllai i saj Fatmiri, ndërsa Jaho ka qenë në makinë kur drejt Azemit është qëlluar me breshëri nga Fatmiri, duke qenë të dy ballë për ballë jashtë makinës.

Për të, Mulosmani vuan një dënim të pamerituar.

“Po qëndron në burg padrejtësisht Jaho Salihi. Është dënuar me burgim të përjetshëm nga fjala e Sali Berishës”, tha tregon Zylfije Haklaj.

Sipas saj, edhe vëllezërit Haxhiaj janë të pafajshëm. “Asnjë lidhje s’ka pas Izet Haxhia, as vëllezërit Haxhia, asnjë person”, tha Zylfije Haklaj.

Ajo sqaroi dhe rrethanat e vrajses, duke thënë se Fatmiri ka qëlluar mbi Azemin pas një debati mes tyre, por dhe nga fakti se ky i fundit ka qenë me pistoletë në dorë së bashku me truprojat.

“Fatmiri mendoi që kur vjen dikush me armë nuk ka rrugë tjetër”, qenë fjalët e saj.

Ndërkohë, ajo theksoi se Berisha kurrë nuk e përmendi emrin e Fatmir Haklajt si vrasës i Azemit, duke zgjedhur për këtë vetëm Jaho Mulosmanin dhe jo pa qëllim.

“Jaho ka qenë shef Rendi, ka dashur ta bëjë politike. Ai e di që Jaho s’ka pasur asnjë ndikim në vrasjen e Azem Hajdarit”, tha Zylfije Haklaj.

3 komente në “RRËFIMI/ Zylfie Haklaj: Ja kush e vrau Azem Hajdarin dhe pse Jaho Mulosmani është i pafajshëm”

  1. SPAKTAKU says:

    Pyetja qendron perse Qeveria dhe Parlamenti i Rames nuk i jane ri-kthyer kesaj ‘padrejtesie’ te gjyqesorit te Saliut?
    Pyetja qendron perse PS , QEVERIA, PARLAMENTI ishin te interesuar ose me mire nuk ishin te interesuar QE sokol Olldashi te varrosej urgjentisht?
    Pyetja qendron perse Gerdeci u mbrojt dhe u luftua kunder viktimave nga qeveria Rama?
    etj
    etj
    etj
    ?

    1. juristi says:

      SPARTAKU-sepse ne asnje vend te botes nuk eshte qeveria qe rihap nje ceshtje per nje te denuar nga gjykatat e te gjitha niveleve me vendim te formes se prere. Duhet te jete vete i denuari qe te paraqise prova te reja qe te hapet nje ceshtje e shqyrtuar me pare. Vendimet e nje gjykate kane fuqi mbi cdo qeveri.

  2. Beno says:

    Pun korrakesh..e kan menen me u vra edhe sot.. Salihi. Izeti.Kadria.Qamili.Hasoni. varu karin rrac e keqe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje