Zv.ministri i Mbrojtjes, njëherësh dhe zv.sekretari socialist Petro Koçi ka komentuar vizitën e djeshme të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe debatin për “shengenin Ballkanik.
Koçi thotë se nuk mund ketë shengen vetëm mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi shqiptarët jetojnë dhe në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbi.
Duke qëndruar në idenë se shengeni ynbë nuk bëhet pa ‘shengenin ballkanik’, numri dy i Mbrojtjes nënvizon faktin se Albini erdhi si vëlla dhe hallet e Kosovës janë dhe tonat.
Postimi i plotë i Koçit:
Nuk ka as makro e as mini shengen.
Ka thjesht shengen.
Shengeni shqiptar nuk behet vetem me Shqiperine dhe Kosoven.
Sepse duhen edhe shqiptaret e Maqedonise se Veriut, te Malit te Zi dhe te Serbise.
Pra shengeni yne nuk behet pa shengen ballkanik.
Albini nuk erdhi si mik, por si vella.
Per te qare hallet e perbashketa.
Hallet e Kosoves jane dhe tonat.
Dhe hallet nuk zgjidhen duke u zgerdhire.
Mos u shqetesoni kot o njerez te mire!