E përplasi me makinë dhe e la të shtrirë në rrugë, flet nga spitali gruaja e aksidentuar nga Ilda Beljeri: Ia bëra me dorë të ndalojë por ajo i dha gaz makinës, do e kisha falur por më preku sjellja e saj

13 Shkurt 2020, 10:45Kronika TEMA

Gazetarja Ilda Bejleri aksidentoi një 63 vjeçare me makinë dhe e la të shtrirë në mes të rrugës duke rrefuzuar t’i japë ndihmën e parë.

Shtetësja Enriketa Gjuzi, e aksidentuar një ditë më parë ka folur nga spitali i Traumës, ku ka treguar detajet e aksidentit.

Nën kujdesin e mjekëve, në pritjë për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë, 63-vjecarja tha se ishte duke kaluar rrugën në momentin që është aksidentuar nga Bejleri.

Gjuzi thotë se ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën me një grup njerëzish, kalimtarë të rastit.

“Makinat ishin në tre korsi, ndaluan shpejtësinë, ndërsa mjetit që më goditi ia bëra me dorë të ndalojë, por ajo vijoi. Nga xhami nuk e pash kush më goditi. Kalimtarët që më ndihmuan më thanë se ishte Ilda Bejljeri, madje i kërkuan të ndalojë, por ajo u largua. Ndërsa uli xhamin, pa zbritur fare më tha: “pse do të shikoja nga cepi i pasqyrës..”, dhe iku duke i dhënë gaz makinës” – tregon 63-vjecarja.

Gjuzi kujton se ishte ndihmuar nga një drejtues tjetër automjeti, i cili ndodhej në makinë bashkë me gruan e tij shtatzënë. ‘Do e kisha falur, vetëm të ndalonte, më preku sjellja e saj.” – tha nga spitali 63-vjeçarja per BW.

Fillimisht, Bejleri mohoi ngjarjen duke akuzuar mediat për shpifje.

Ndërkohë, pak më vonë ajo pranoi ngjarjen e denoncuar nga Dritare.net, duke u justifikuar se gruaja u rrëzua vetë në tokë.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit e ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariat dhe e ka liruar sërish. (TemA)

2 komente në “E përplasi me makinë dhe e la të shtrirë në rrugë, flet nga spitali gruaja e aksidentuar nga Ilda Beljeri: Ia bëra me dorë të ndalojë por ajo i dha gaz makinës, do e kisha falur por më preku sjellja e saj”

  1. rripitipitytytyrripityty says:

    te lumte suma mero, i paske fshi te gjitha komentet.

  2. rripitipitytytyrripityty says:

    te lumte suma mero, i paske fshi te gjitha komentet..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje