Krytari i Bashkisë së Sarandës, Ardian Gurma, ka pritur sot në një takim perfektin e Vlorës Flamur Mamajn dhe legjendën e futbollit vlonjat Vasil Rucin.
Fokusi i takimit ka qenë organizimi i një eventi sportiv i ekipeve veterane të Flamurtarit, Butrintit, Luftëtarit dhe të Korfuzit .
“Sot pata kënaqësinë që të prisja Prefektin e Qarkut Vlorë Z.Flamur Mamaj, të shoqëruar nga legjenda e futbollit vlonjat, Vasil Ruci.
Diskutuam së bashku për organizimin sa më të mirë të eventit sportiv që kemi perpara: takimin e ekipeve të veteranëve të futbollit??♂️ ⚽️?të Flamurtarit,Butrintit,Luftëtarit dhe të Korfuzit fqinj.
Do të jetë një festë e historisë së futbollit në rajon, e cila duke u përcaktuar të ndodhë në 7 Mars, ka edhe mesazhin e “shkollës” për të sotmen tonë futbollistike?⚽️.
Pasi përmirësuam kushtet dhe pas krijimit të hollit të memories në ambientet e brendshme të stadiumit, shoqëruar edhe me ndriçimin stërvitor, paisjen me sistemin e kamerave të sigurisë, plotësimin me ndenjëse të tribunës qëndrore,si dhe me rikompzimin e vendosjes së pankinave të futbollistëve, Saranda mirëpret eventin e 7 marsit 2020.⚽️??”, shkruan Gurma. (TemA)