Memorie.al publikon disa historië të panjohura të rrëfyera nga Burhan Nurja nga Shkodra, ish-pilot i Aviacionit Luftarak Shqiptar, i diplomuar në ish-Bashkimin Sovjetik, i cili gjatë karrierës së shkurtër të tij me avionin “An-2”, kreu disa misione fluturimi duke transportuar disa prej krerëve kryesorë të Ministrisë së Mbrojtjes, ministrat e qeverisë dhe anëtarët e Byrosë Politike, si Beqir Balluku, Ramiz Alia, Myqerem Fuga, Hito Çako, Petrit Dume, Rrahman Parllaku, etj. Dëshmia e rrallë e Nurjes, për urdhërin e dhënë nga ana e Komandës së Aviacionit, që ai me kolegun e tij, Llazar Çuçi, të uleshin me avionin e tyre “An-2” në një fushë të punuar me traktor në periferi të qytetit të Ersekës, gjë e cila bëhej për t’iu mburrur Greqisë se Ushtria shqiptare kishte Aviacion të forte! Dhe pengu i tij që nuk mundën të ndihmonin në shpëtimin e jetëve të 11 gjeologëve të Batrës së Martaneshit, të cilët në 11 shkurtin e vitit 1965, mbetën nën orteqet e dëborës në zonën e Batrës…
Nga Dashnor Kaloçi
Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të asaj loje të madhe ushtarake që bëhej në Korçë dhe Ersekë, e cila njihej ndryshe si “Loja e armatës”, unë me kolegun tim Llazar Çuçi transportonim me avionin “An-2”, nga Tirana në Korçë dhe anasjelltas, të gjithë kuadrot më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, si Beqir Ballukun, Petrit Dumen, Hito Çakon, Rrahman Parllakun etj. Por në një prej atyre ditëve, më saktë në 12 tetorin e vitit 1965, neve na u dha urdhër që me avionin tonë të uleshim në një fushë të porsapunuar nga traktori, e cila ndodhej afër një reparti ushtarak brenda qytetit të Ersekës, në vendin e quajtur “Meteori”. Me shumë vështirësi ne mundëm që të uleshim në atë fushë të pasheshuar mirë, duke ndërmarrë mbi vete një aventurë tepër të rrezikshme, e cila mund të na kushtonte jo vetëm kokën tonë, por edhe jetën e shumë qytetarëve të pafajshëm të Ersekës që kishin dalë aty për të na pritur”.
Kështu e kujton ushtaraku në pension, ish-piloti i Aviacionit Luftarak Shqiptar, Burhan Nurja, atë aventurë tepër të rrezikshme të paradites së 12 tetorit të vitit 1965, kur bashkë me një nga kolegët e tij u detyrua të ulej në një prej fushave të qytetit të Ersekës, ku e prisnin disa nga kuadrot me të lartë të Aviacionit Luftarak të Ushtrisë Shqiptare! Kush është Burhan Nurja, ku u specializua ai si aviator dhe cilat ishin arsyet që u caktua si anëtar i ekuipazhit të avionit që transportonte krerët më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe anëtarët e Byrosë Politike? Cilat janë disa nga misionet më të vështira që Nurja pati rastin të kryente gjatë karrierës së tij tepër të shkurtër si pilot i avionit transportues “An-2”, dhe përse atij iu dha urdhri i pazakontë që të ulej mbi një fushë të punuar në qytetin e Ersekës? Për të gjitha këto e të tjera ngjarje interesante e të panjohura nga karriera e tij ushtarake na njeh intervista e zotit Nurja, ekskluzivisht për Memorie.al që po botojmë më poshtë në këtë shkrim.
Zoti Nurja, a mund të na thoni shkurtimisht se cila është origjina e familjes suaj dhe si arritët të studionit për pilot në atë kohë kur kjo gjë ka qenë një ëndërr për shumë nga brezi juaj?
Origjina ime është nga qyteti i Shkodrës, ku dhe kam lindur më 2 janar të vitit 1937. Ne kemi qenë një familje e madhe prej dhjetë fëmijësh (nëntë vëllezër dhe një motër), që na ka rritur nëna, pasi babai na vdiq herët. Nisur nga ky fakt, nëna ime ka qenë shpallur nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i asaj kohe me titullin: “Nënë Heroinë”. Arsyet e hyrjes sime në aviacion kanë qenë krejt të rastësishme, por nuk mund ta mohoj se për këtë ka ndikuar edhe e kaluara e biografia e familjes sime.
Konkretisht, si…?
Kjo gjë ndodhi në vitin 1957, kur unë ndiqja mësimet në vitin e tretë të shkollës Teknike “7 Nëntori” në Tiranë. Pikërisht atë vit, më saktë më 27 nëntor, mua më hoqën nga ajo shkollë dhe më çuan në shkollën e Aviacionit në Laprakë. Aty studiova deri në vitin 1958, kur na dërguan për të vazhduar më tej shkollën në Bashkimin Sovjetik, në qytetet Pugaçov dhe Batajski. Aty unë studiova deri në vitin 1961, kur dhe u prishën marrëdhëniet në mes dy vendeve dhe na kthyen në Shqipëri.
Pas kthimit në Shqipëri, si vazhdoi karriera juaj si pilot?
Nga shtatori i vitit 1961 e deri në gushtin e vitit 1966, që unë u largova nga Aviacioni, kam shërbyer si pilot me helikopter “Mi-4” dhe avion “An-2” në skuadrilien e Laprakës. Gjatë gjithë kësaj periudhe prej afro gjashtë vitesh që unë shërbeva me këta helikopterë dhe avionë, kam pasur rastin që të transportoj shpesh disa prej krerëve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, si: Beqir Ballukun, Petrit Dumen, Hito Çakon, Rrahman Parllakun, Sejdi Avdinë etj. Po kështu, kam pasur rastin të transportoj edhe disa prej anëtarëve të Byrosë Politike e ministrave, si Ramiz Alia, Avdyl Këllezi, Myqerem Fuga etj.
Cilat ishin arsyet që ju caktuan në avionin që transportonte disa prej personaliteteve më të larta të asaj kohe, vetëm ato biografike apo…?
Në radhë të parë, them se ka qenë përgatitja ime si pilot, pasi gjatë studimeve në Bashkimin Sovjetik unë kam dalë me rezultate shumë të larta. Po kështu, edhe gjatë stërvitjeve të ndryshme këtu në Shqipëri kisha treguar përgatitje të lartë. Ndërsa biografia nuk besoj se ka ndikuar, pasi të gjithë ata që kanë shërbyer si ushtarak në Aviacion, as që bëhej fjalë të kishin probleme biografike.
Cilat kanë qenë disa nga misionet tuaja më të vështira që keni kryer me avionin tuaj në atë kohë, ku jeni ndier vërtet i rrezikuar për jetën?
Jeta e aviatorëve ka qenë gjithmonë nën rrezik, por unë dua të kujtoj një nga rastet më të vështira, atë të 12 tetorit të vitit 1965, kohë kur zhvillohej një stërvitje e madhe ushtarake në rrethet e Korçës dhe Ersekës. Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të asaj loje të madhe ushtarake, e cila njihej ndryshe si “Loja e Armatës”, unë me kolegun tim Llazar Çuçi, transportonim me avionin “An-2”, nga Tirana në Korçë dhe anasjelltas, të gjithë kuadrot më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, si Beqir Ballukun, Petrit Dumen, Hito Çakon, Rrahman Parllakun, etj. Pasi ne i transportonim ata dhe i linim aty në aerodromin e vogël në qytetin e Korçës, kolegët tanë Selman Meçe dhe Ndue Mëhilli (Logu) i merrnin ata me helikopter dhe i çonin nëpër vendet e stërvitjes.
Gjatë transportimit të tyre, jeni rrezikuar ndonjëherë?
Jo, gjatë transportit të tyre ne nuk kemi pasur asnjëherë probleme, por unë jam rrezikuar kur kam qenë duke fluturuar vetëm me kolegun tim, Llazar Çuçin. Kjo ka ndodhur, siç thashë, më 12 tetor të vitit 1965, në një prej atyre ditëve që zhvillohej “Loja e armatës”. Atë ditë, në orën 10 të paradites, neve na u dha urdhri që me avionin tonë të uleshim në një fushë të porsapunuar nga traktori, e cila ndodhej afër një reparti ushtarak brenda qytetit të Ersekës, në vendin e quajtur “Meteori” (rrëzë malit të Gramozit), ku ishte qendra e sinoptikës. Ky urdhër na erdhi krejt i papritur, pasi deri në atë kohë në fusha të tilla mund të bëje ulje të detyruar për shkak të ndonjë difekti, dhe kurrsesi të uleshe pa pasur asnjë problem, si në rastin tonë.
Kush jua dha urdhrin?
Urdhrin na e dha nga toka komandanti i Aviacionit, kolonel Edip Ohri, një nga aviatorët më të përgatitur të Ushtrisë Shqiptare, që na respektonte dhe e respektonim shumë. Por, një urdhër të tillë që na u dha në atë kohë, kolonel Edip Ohri (për të cilin ruaj respektin më të thellë), që ndodhej aty ku do të uleshim ne, nuk mund ta jepte kurrë në kokë të vet, pasi diheshin pasojat që mund të kishim. Edhe ai kishte urdhër nga eprorët e tij më të lartë, pra nga kuadrot e Shtabit të Përgjithshëm, që ishin duke drejtuar atë stërvitje të madhe në atë kohë.
Si vepruat pas marrjes së urdhrit?
Menjeherë ne nisëm veprimet e duhura për të bërë uljen, duke dhënë e marrë me njëri-tjetrin. Por, për një gjë ne ishim të sigurt, se kolonel Edip Ohri nuk bënte kurrë gabime. Gjatë uljes ne përdorëm sistemin e frenimit, në mënyrë që avioni të mos dilte jashtë fushës prej jo më shumë se 60-70 metrash, ku përveçse mund të binim në një kanal të thellë që ishte aty, mund të përplaseshim edhe me shumë banorë të Ersekës që kishin dalë aty si kureshtarë. Kështu, me shumë vështirësi ne mundëm që të uleshim në atë fushë që ishte punuar vetëm një natë më parë nga traktori, duke ndërmarrë mbi vete një aventurë tepër të rrezikshme, e cila mund të na kushtonte jo vetëm kokën tonë, por edhe jetën e shumë qytetarëve të pafajshëm të Ersekës që kishin dalë aty për të na pritur. Kur zbritëm në tokë, nga lodhja, emocionet dhe stresi, vonuam disa minuta që të dilnim nga kabina.
Si ju pritën kur u ulët në tokë?
Aty na pritën si heronj. Populli na duartrokiti dhe komandanti Edip Ohri me kuadrot e tjerë të Aviacionit na përgëzuan për uljen që bëmë. Ajo gjë u quajt sukses i madh dhe pasdite ne na priti dhe na përgëzoi edhe ministri Beqir Balluku me anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm. Po atë ditë neve na u kërkua që të bënim një shëtitje në ajër për një grup pionerësh dhe grash të dalluara, gjë që ne e realizuam me sukses.
Si e mendoni, përse jua dhanë juve atë urdhër për t’u ulur në atë fushë të porsapunuar, ku mund të rrezikonit jetën?
Mendimi im është ky: Në atë kohë vendi ynë porsa kishte ndërprerë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe me atë veprim, pra me uljen e avionit aty në atë fushë të Ersekës, u tregohej grekëve (të cilët na vrojtonin nga mali i Gramozit), se ne kishim edhe një aeroport aty. Pra, gjithçka bëhej vetëm për këtë qëllim, për t’u treguar atyre se ne ishim të fuqishëm ushtarakisht edhe nga ajri.
Cilin keni transportuar nga Byroja Politike me avionin tuaj dhe a keni pasur probleme?
Përveç Beqir Ballukut, të cilin e kam transportuar disa herë, bashkë me kolegun tim, Irakli Grazhdanin, nga Byroja Politike kam pasur rastin të transportoj edhe Ramiz Alinë e Avdyl Këllezin, ministrin Myqerem Fuga e ndonjë tjetër që nuk e kujtoj. Të gjithë këta i transportonim nga Tirana në qytete të ndryshme, ku kishin pleniume e mbledhje të ndryshme, si dhe i sillnim përsëri në Tiranë. Ramiz Alinë e kemi transportuar në vitin 1965 për në Vlorë dhe që andej e kemi sjellë përsëri në Tiranë. Për sqarim ju them se unë gjithmonë kam qenë pilot i dytë dhe kam punuar kryesisht me Llazar Çuçin e Irakli Grazhdanin.
Nuk keni pasur asnjëherë probleme gjatë transportit të kuadrove të larta të udhëheqjes?
Kemi pasur vetëm një herë në 1965 me Beqir Ballukun, të cilin e çuam deri në Shkodër dhe nuk e ulëm dot, për shkak të kohës së keqe me mjegull, që nuk të linte sheshpamje. Pas kësaj u detyruam dhe u kthyem përsëri në Tiranë me gjithë ministrin, Beqir Ballukun, i cili ishte i vetmi që na takonte dhe na përgëzonte kur zbriste në tokë.
Pse u larguat nga karriera ushtarake si pilot?
Unë u detyrova të largohem, pasi më kërkuan që të punoja për Sigurimin dhe, kur nuk pranova, më nxorën të paaftë gjatë kontrolleve shëndetësore që bëheshin çdo vit për pilotët. Kjo ishte një metodë e njohur për të larguar të padëshirueshmit nga Aviacioni.
Ku punuat më pas?
Pas vitit 1966, kur më larguan si pilot, punova si mekanik në Fabrikën e Cigareve dhe vazhdova filialin e Inxhinierisë Mekanike që u hap në Shkodër. Pasi u diplomova si inxhinier në 1 tetor 1968, fillova si pedagog i lëndëve teknike në shkollën e Mesme Industriale në Shkodër, ku punova deri në 1992.
Rrëfimi i Nurjes për misionin e dështuar në minierën e Martaneshit: Pse nuk i shpëtuam dot 11 gjeologët e Batrës në 1965
Gjatë karrierës së tij të shkurtër në radhët e Aviacionit Luftarak, krahas detyrave ushtarake, ish-piloti Burhan Nurja ka kryer shpesh edhe misione të tjera fluturimi për probleme të ndryshme, si ato të emergjencave civile. Një nga ato misione fluturimi ka qenë edhe ai i vitit 1965, kur Nurja me kolegun e tij, Llazar Çuçin, morën urdhër për t’u nisur urgjent me avionin e tyre për në zonën e thellë të Batrës së Martaneshit, ku kishin mbetur nën orteqet e dëborës së madhe, plot 11 gjeologë të asaj miniere. Lidhur me këtë, Nurja kujton: “E mbaj mend si tani atë moment në pasditen e 11 shkurtit të vitit 1965, kur nga komanda jonë na u dha urdhër që të përgatiteshim për t’u nisur urgjent në drejtim të zonës së Batrës së Martaneshit, ku do të hidhnim një pako që ne nuk e dinim se çfarë kishite brenda.
Atë ditë bënte kohë shumë e keqe dhe nga shokët e komandës na u njoftua se në Martanesh kishte rënë një ortek i madh, i cili kishte zënë nën vete disa gjeologë. Bashkë me shokët e komandës, atë pasdite aty në aerodromin e vogël të Laprakës ku ndodhej reparti ynë, kishin ardhur dhe disa përfaqësues të Gjeologjisë, të cilët na treguan koordinatat dhe vendin ekzakt se ku do ta hidhnim pakon që ata kishin porositur. Pasi u bëmë gati dhe sistemuam në avionin tonë “An-2” pakon që do të transportonim, u ngritëm menjëherë në fluturim dhe morëm kursin për në drejtim të krahinës së Martaneshit, ku ndodhej edhe miniera e Kromit e Batrës.
Kur mbërritëm në vendin që na ishte caktuar për të hedhur pakon, ne e humbëm kontrollin e avionit dhe patëm shumë vështirësi për t’u orientuar, pasi bënte një kohë shumë e keqe dhe mjegulla nuk të linte sheshpamje. Pas shumë vështirësive ne e lëshuam pakon në vendin e caktuar dhe, duke qenë të bindur se e kishim kryer detyrën që na ishte ngarkuar, menjëherë morëm rrugën e kthimit për në Tiranë, ku na prisnin shokët e komandës. Kur u kthyem në repart, ne mësuam se në atë pako që kishim hedhur atje në malet e Batrës së Martaneshit, ndodhej një radio marrëse-dhënëse, e cila do t’u duhej gjeologëve për të komunikuar me brigadat e shpëtimit që vazhdonin kërkimin e tyre nëpër dëborë.
Por fatkeqësisht ajo radio që ne kishim hedhur atje, nuk u gjet kurrë prej tyre. Këtë gjë ne e mësuam të nesërmen, kur u njoftua publikisht nga Radio-Tirana, e cila transmetoi komunikatën e qeverisë ku bëhej e ditur për vdekjen tragjike të 11 gjeologëve në Batër të Martaneshit, që i kishin zënë orteqet. Pas disa ditësh ata u shpallën “Heronj të Punës Socialiste” dhe që nga ajo kohë miniera e Batrës ka marrë emrin e tyre e quhet miniera “11 Heronjtë”.
Eshte per tu lavderuar ky kaloç. Ku i gjen ca pyka dhe u mer intervista. Njerzit e pa zot hileqare e frikacak. Hiqen sot heronj. Sa turp per gazeten qe shkruan e boton intervistat hiçi ve. Gjete edhe nje fushe atë te pilotave. Per ti injoruar. Pilotat jane njeres burreror. Trima. E te guximshem.
Bravo edhe nje here z. Kaloc, qe ve perdite ne dukje krimet e diktatures me te eger Komuniste qe ka jetuar Bota.
###
Bravo qe ve ne dukje mentalitetin, hipokrit, inferior, kriminal dhe brutal te Turk-Arnautve.
###
Nuk eshte rastesi qe i njejti mentalitet hipokrit dy-fytyrsh gjendet si ne Shqiperi por edhe me i theksuar ne Turqi, gjithcka per “vitrinen”, gjithcka per Sulltanin Enver, Erdogan .., per ushtrin per propagand, pa c’ka qe populli mjeran vuan.
ja edhe pederasti i janulles nuk rei kurre pa ngrene skata
flm- ja eshte sa te fillonte , tani qe filloj do haje sa do mbytet ne te ngrene dhe prap do vazhdoje …. e ka porosi nga mamaja , ajo qe pak e turpshme kur shkoi ne greqi , pastaj ……..sla ergogan pa lepire ……..
Per “greket” e pabese…lekur zinj e dhjaks nuk po e rruanim shume ne ate kohe sepse ju dhame “pataten” me 2 Gusht te 49…para dhe mbrapa…me 300 te kapur rob si shkerdhata ferrash….dhe nje tufe te vraresh me keq se ne thertore bagetish….prandaj na i kurse kto budallalliqe o analfabet…ku i gjeni kto “shkaterruar” per interviste……Cmenduri
Epo komb pordhac paskena ken e pordhanjosa mbetem.!
Hajd ti shesim pordh grekut se jemi “t fort”!!!
Dhe s kaloj shm koh dhe vershun t gjith ke greku nga malu e deti,per me honger buk,si lypsaret,sepse pordha s t mbush barkun. Ajo t mush shpirtin me mut.
S’di pse i lexova komentet. Ata shkrues qe shajne autorin qe e njoh e qe e vleresoj si njeri te ndershem, te vertete dhe te zot, s’mund te jene jo vetem shqiptare por as edhe njerez.
Shendet e jete te gjate Buhranit dhe falenderime gazetarit Kaloci
Qenka gomar ky piloti ose ky kaloci se nuk dihet kush ka thene se po ulen nje kacator ne erseke u tremben greket.
Agim Bacelli do të përgjigjem në gjuhën e nënës së…flm -së
Starxidhja mas…… si e njeh dhe ku e njeh Burhanin, ai ish piloti, ish do të ngelet tërë jetën, se është bukëshkalë dhe bythë lëpirëse, konkluzionet nxiri vet meqënëse e ke të njohur
Me vjen shume keq qe ne shkrime te tilla njollosen pilotet,qe me punen e tyre kane dhene ndihmese te madhe ne ndihme te popullit ne raste fatekeqesie nga natyra,ne ndihme te elektrifikimit,ne bujqesi,me sperkatje,ne shendetesi per shpetimin shume njerezve, ne permbytje,etj.Eshte e pa pranueshme qe vihen tituj te tille. Pjesmarrja e aviacionit ne stervitje me trupa ka qene e vazhdueshme dhe jo per tu mburur ndaj grekeve.Ne Erseke u improvizua nje fushe uljeje per avionin AN-2 dhe kjo ishte krejt normale. Per te shpetuar minatoret ne Bater nuk del gjekundi dhe me AN-2 ishte e pamundur dhe detyre e tille nuk eshte dhene.Kam mbaruar shkollen me te intervistuarin dhe kam patur repekt per te ,por nuk mund te perfaqesoje pilotet nje me kariere 3-4 vjecare.Kariera e shkurter nuk ka qene per faj te tij.Jam i indinjuar edhe per faktin se ne kete gazete vihen Tituj te artikujve vetem per te joshur kureshtjen e lexuesve.Para ca kohesh eshte mare ne interviste piloti Janaq Jorgji per kontributin e dhene ne 6 shkurt 1981 per te demtuarit nga orteku i debores ne Feken me studentet e Shkolles se Bashkuar . Titulli ishte ” Kadri Hazbiu urdheroi mos te shkohesh perseri ,ndersa piloti me mburje tha Jo do te shkoj per te shpetuar jeta njerezish “. Une kam qene drejtuesi i helikopterit dhe e verteta eshte e kunderta.Per domosdoshmerine e vajtjes per here te dyte isha i bindur dhe mora urdher “Provoje” Prova ishte ulja ne kushte shume te veshtira atmosferike dhe shpetimi i jete njerezve. Ju faleminderit.
Ka te drejte EDI RAMA kur e quan shtypin kazan.
Aviatoret shqiptar arrinin te perballonin aq fluturime ne dite sa edhe pilotet izraelit.
Jo me “AN-2” ku sherbenin “pensionistet”,por me MiG-19 apo 21.
Duke filluar diten e fluturimit qe ne agim,diten,pas dite dhe naten pa nderprerje.
Natyrisht Burhani po modifikon biografine duke e pershtatur si e do KalOci..
Me genjeshtra nuk e nxini te kaluaren e lavdishme,madje po beni te kunderten…