Mazhoranca i hoqi betimin e gjyqtarëve, reagon Presidenca: Mungesë serioziteti dhe panik. Pasdite Meta do të flasë për Krye KÇK-në

13 Shkurt 2020, 09:16Politika TEMA
Mazhoranca i hoqi betimin e gjyqtarëve, reagon Presidenca: Mungesë

Nje dite pasi Kuvendi kaloi ligjin sipas te cilit betimi i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të bëhet vetëm para presidentit të Republikës së Shqipërisë, vjen reagimi i Presidences.

Zedhenesi i preseidentit, Tedi Blushi shkruan se “ligji miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer. Pra KAP ÇFARË TË KAPËSH”.

“Të nderuar kolegë gazetarë!

Kam marrë shumë pyetje nga ju, lidhur me ligjin që ka kaluar Kuvendi dje në mbrëmje vonë, nëse është apo jo në shkelje të Kushtetutës.

Së pari dua të shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer.

Pra KAP ÇFARË TË KAPËSH.

Së dyti, për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull.

Por sot paradite jemi të fokusuar te takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.

Ndërsa pasdite ju premtoj se Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në”, shkruan ai.

1 komente në “Mazhoranca i hoqi betimin e gjyqtarëve, reagon Presidenca: Mungesë serioziteti dhe panik. Pasdite Meta do të flasë për Krye KÇK-në”

  1. Te erdhi FUNDI Ilir Meta me sa ke me vete ne shtepi e LSI. Por dhe adashi Yt i “zemres” dhe i “profesionit” te hajdutit dhe vrasesit; Sali Berisha eshte ne prag te FUNDIT, krahas fakteve te motres se Halkajve ne TV dhe Internet, Doctorit te KRIMIT e HAJDUTERISE i hapet Dosja e ish-Jugosllavise. Prandaj; O Ilir Meta prit FUNDIN tend e te bashkeshortes me “Qetesi e Dashuri”, por jo vetem se, ke dhe do monstra ne LSI, qe ne Burg e Sekuestrim e kane fundin, si dhe tek ish-SHQUP_i shume e me shume ne Burg e Sekuestrim pa asnje shpetim.
    THE GAME OVER, sapo ka filluar dhe nese nuk e kuptoni PD+LSI e sidomos Boss_et Berisha e Meta e kontrafigurat e tyre; Basha e Monika, akoma me keq per Ju.
    PERENDIMI (sidomos Amerikanet…) nuk e lene Shqiperine ne doren Tuaj; o PD e o LSI, e kete “akoma” s’po e kuptoni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje