“Kur u rrëzuam me makinë, unë dëgjova krisma automatiku dhe i thashë Lym Ketës të merrte armën….”: Dëshmia e rrallë e shoferit të "Heroit të Popullit"

12 Shkurt 2020, 20:20Politika TEMA

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Myslym Ketës, “trimi” i Njësiteve Guerile të Tiranës që u nderua i pari në Shqipëri me titullin e lartë “Hero i Kombit” që në vitin 1947 (kur ky titull, nuk i ishte akorduar ende as Enver Hoxhës), dhe karriera e tij ushtarake që mbeti deri në gradën e kolonelit, edhe pse ai mbaroi me rezultate të larta Akademinë Ushtarake në ish-Bashkimin Sovjetik.

Si filluan dyshimet për Lymin pas vitit 1961, kur atasheu ushtarak rus, mik i ngushtë tij, i poropozoi Beqir Ballukut në banketin e dhënë për nder të festës së Pavarësisë, për eliminimin e “katërshes” (Enver, Mehmet, Hysni, dhe Ramiz që ishin në Moskë) dhe çelsat t’i dorzoheshin Ballukut?! Denoncimi i Ballukut tek Kadri Hazbiu që shoqëronte “katërshen” në Moskë dhe kthimi i tyre me tren për në atdhe, ku në Pallatin e Brigadave, Enver Hoxha do ngrinte dollinë e parë për “shokun Beqir” që shpëtoi Partinë nga intrigat e armiqëve!

Dyshimet mbi Lym Ketën si bashkëpunëtor i atasheut ushtarak rus, dhe dëshmia e ish-funksionarit të lartë të Sigurimit të Shtetit, Mark Dodanit, mbi urdhërin që i kishin dhënë për për eleminimin fizik të Lym Ketës gjatë kohës që ai do të shkonte për gjah, anulimi dhe shtyrja e atij plani, deri në 26 shkurtin e vitit 1966, kur ai vdiq “aksidentalisht” diku në kthesat e Fushë-Arrëzit, pasi helikopeteri nga Tirana shkoi me katër orë vonesë…

Përse u bë varrimi i Lym Ketës në Tufinë dhe jo në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, largimi i shokëve të udhëheqjes nga shtëpia e tij ku shkonin për 5 Majin, anulimi i librave dhe dokumentarëve që bëheshin për të, si dhe arrestimi dhe dënimi si “armiq të popullit” i të gjithë shokëve të tij në vitin 1980-të, të cilët mbanin poste dhe funksione të larta, duke përfshirë dhe motrën e tij që e internuan në Tepelenë?

Nga Dashnor Kaloçi

Diku në varrezat publike në periferi të Tiranës, afër fshatit Shish-Tufinë, në një parcel të veçantë ku thuhej se regjimi komunist e kishte të rezervuar për njerëzit e shquar dhe me merita të veçanta, ndodhet një varr që për nga forma e mermerit me të cilin është ndërtuar nuk ka asgjë të veçantë nga varret e tjerë. Ajo për të cilën mund të tërheqë vëmëndjen e kalimtarëve të rrallë, është një epitafi i shkruar me gdhëndje ku thuhet:”Në rast se Shqipërisë i duhej digë/gjoksin vinte ai/dhe aspak si dhimbsej jeta/ I tillë ishte o shokët e mi/ trimi Myslym Keta”.

Në atë varr aty rrethuar nga ferrat prehet njeriu për të cilën u thurrën shumë legjenda, ai që mori i pari titullin e lartë “Hero Kombëtar” në korrik të vitit 1947, kur nuk ishte më shumë se 22 vjeç, në një kohë kur asnjë nga gjeneralët e personalitetet e shumta të Luftës Nacional-çlirimtare nuk e gëzonin këtë titull, duke përfshirë dhe vetë gjeneral-kolonel Enver Hoxhën?! Kush ishte Myslym Keta dhe përse ai nderohej me këtë titull? Përse Heroi i parë Kombëtar i Luftës nuk prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, kur e gëzonte ende këtë titull?

Mbledhja e 81 Partive dhe provokimi sovietik

Ka qenë 28 nëntor i vitit 1961, kur në Shtëpinë e Partisë nr.1 (pas ish-godinës së Komitetit Qendor të PPSH-së.) festohej përvjetori i Pavarësisë. Sa filloj ceremonia solemne, Enver Hoxha ngrihet në këmbë dhe me gotë në dorë thotë: ”Do e ngremë këtë dolli jo si herët e tjera për Partinë, por për njeriun që e shpëtoi Partinë nga një komplot i armiqëve të saj, shokun tonë Beqir Balluku…”! Po çfarë kishte ndodhur dhe cili ishte komploti që ishte kurdisur dhe si kishte mundur Beqir Balluku ta eleminonte atë?! Ka qenë 17 nëntori i po atij viti kur në Pallatin e Brigadave jepej një pritje me rastin e përvjetorit të çlirimit të Tiranës. Në atë kohë Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo e Kadri Hazbiu ndodheshin në delegacionin e Partisë në Moskë në mbledhjen e 81 partive dhe drejtimin e vendit Enver Hoxha ja kishte dhënë njeriut më besnik të tij, Ballukut, të cilit dhe I takonte sipas hierarkisë zyrtare, pasi ishte anëtar I Byrosë Politike dhe zv/kryeministër i parë.

Veç të tjerash, Balluku i kishte dhënë shenjat e besnikërisë ndaj Enver Hoxhës që në konferencën e Tiranës në vitin 1956, kur ai si I deleguar aty, kishte lajmëruar Hoxhën në Vlorë, për atë që po kurdisej në atë Konferencë. Kështu, gjatë pritjes në Pallatin e Brigadave, ku asistonin dhe ambasadat e huaja, atasheu ushtarak sovjetik i kërkon takim konfidencial Ballukut dhe ky e fton në shtëpinë e tij në Bllok. Gjatë darkës në pije e sipër, thuhet se atasheu ushtarak rus si me të qeshur i thotë Ballukut: “Si thua a i lëmë jashtë ata të katërt, duke ju mbyllur derën dhe çelësat t’i dorëzojmë ty”?! Ishte fjala për Hoxhën, Shehun, Kapon e Hazbiun që t’i eleminonin ata dhe Balluku të merrte drejtimin e vendit. Menjëherë pas provokimit të ushtarakut rus, thuhet se Balluku i nervozuar i përgjigjet “Po e bëtë ju dhe Moska këtë, për ata të katërt unë që nesër do t’i therr me dorën time katër mijë rusë që ndodhen në Shqipëri, në sheshin Skëndërbej”.

Pas kësaj, biseda nuk mund të vazhdonte më dhe atasheu rus largohet nga vila e Ballukut për në rezidencën e tij. Që atë natë, Balluku lidhet me Moskën dhe i komunikon Hazbiut, mundësinë e ndonjë incidenti të mundëshëm nga ana e “të zotëve të shtëpisë” në Moskë. Ministri Hazbiu që përgjigjej për jetën e sigurimin e delegacionit të kryesuar nga Hoxha, Kapo e Shehu, pas bisedës me ta, iu sugjerua atyre ndryshimin e intenerarir të kthimit, nga avioni me tren, duke udhëtuar nëpër Evropën Qëndrore për të përfunduar në Itali. Nuk dihet se sa të vërtetë ka në të gjithë këtë ngjarje që tingëllon në kufijtë e legjendës, por ajo që është e sigurtë është fakti se kjo histori është treguar për vite me rradhë jo vetëm nga ushtarakët e lartë që ishin nën varësinë e Ballukut, por edhe nga shumë të tjerë, pjesë e nomeklaturës së lartë që jetonin kryesisht në Bllok-un e udhëheqjes!

Po si do të realizohej ky komplot nga ana e sovjetikëve, kush do ishin njerëzit që do e mbështesin këtë grusht shteti?! Kush ishin miqtë më të ngushtë të atasheut ushtarak sovjetik në Tiranë dhe çfarë postesh mbanin ata? Thuhet se menjëherë pas atij “incidenti” filluan survejimet dhe u përpilaun listat me personat e mundshëm që mund të kryenin këtë “grusht shteti” dhe pas kësaj ngjarje, Enver Hoxha do vendoste të prishte përfundimisht të gjitha marrëdhëniet zyrtare me Bashkimin Sovjetik, duke tërhequr dhe ambasadën nga Moska. Nga të gjitha hetimet e organeve të Sigurimit të Shtetit në atë kohë lidhur me “komplotin rus”, rezultoi se personi më i mundëshëm ku do të mbështeteshin sovjetikët për të vrarë Enver Hoxhën, ishte koloneli Myslym Keta, ish-atentator gjatë Luftës Antifashiste dhe tashmë Komandanti i Regjimentit Tankist që kishte studiuar në Moskë!

Lym Keta dhe dyshimet e para mbi komunizmin!

Lym Keta, siç e njihnin tiranasit dhe gjithë shqiptarët, hyri në legjenda si një atentator trim dhe i guximshëm në Njësitë Guerile të Tiranës gjatë periudhës së pushtimit të vëndit, 1939-1944. Në vitin 1947, ai dërgohet në Akademinë e Forcave Ushtarake Tokësore në Moskë për studime, të cilat i ndërpret për arsye shëndetësore dhe kthehet në atdhe. Në vitin 1949, Lymi dërgohet përsëri në Moskë, ku mbaron me rezultata shumë të larta Akademinë Ushtarake dhe diplomohet si inxhinier tankesh.

Por pas kthimit nga kryeqyteti bolshevik, ai jep shenjat e para të mosbesimit ndaj kauzës për të cilën kishte luftuar. Sipas dëshmive të bashkëkohësve dhe shokëve të tij më të afërt, Lym Keta shprehte vazhdimisht pakënaqësitë ndaj “Bllokut” dhe të privilegjuarve të rinj. Ndërkaq dyshimet për ta lidhur me komplotin e mundshëm sovietik për egzekutimin e udhëheqësve të lartë të pushtetit, me emrin e tij, nuk mbetën më vetëm dyshime, por i vunë “vulën” duke e etiketuar atë si një njeri i lidhur me rusët. Ndërkaq krerët e udhëheqjes më të lartë vendosën eleiminimin e tij fizik, gjë e cila iu besua strukturave të larta të Sigurimit të Shtetit, që menjëherë vunë në jetë planet për egzekutimin e tij që do ishte tepër i vështirë, për shkak të reputacionit të madh që Lym Keta kishte në popull.

Dëshmia e Mark Dodanit se si do eliminohej Lymi!

Sipas rrëfimeve të Mark Dodanit, një prej kuadrove të njohur të Armës së Sigurimit të Shtetit, të bëra publike vite më parë në shtyp, aty rreth vitit 1964-‘65, Rexhep Kolli, ish zëvëndësministër i Brendëshëm, thërret Markun dhe I thotë hapur: ”Ka një sinjalizim se Myslym Keta është në pozita antiparti e armiqësore dhe ka tendenca për t’u arratisur”!“ Unë u çudita”, tregon Dodani, “dhe duke dialoguar me Rexhepin, i thashë: ”Të ketë tradhëtuar me të vërtete Lymi, s’mund të jetë e vërtetë kjo, s’më besohet, mos jemi përpara ndonjë spiunimi ordiner, punë karrieristësh?! Pasi heshti pak ai tha: ”Me porosi të udhëheqjes së lartë të Partisë je i ngarkuar që ta ndjekësh deri në piramidë. Nëse vërteton se ai do të kalojë kufirin, je i autorizuar të përdorësh forcën duke e arrestuar.

Po qe se ai do të përdorë armën, je i autorizuar të kundërgoditësh me armë. Ti do të hypësh në makinën e tij “Gaz” dhe meqënëse ai e ka legjenduar se do të vejë për gjah, paraqitu dhe ti sikur do të gjuash bashkë me të, si shokë që jeni. Juve do t’ju ndjekë një “Gaz” tjetër me dy-tre oficer të Sigurimit, të cilët do të jenë në mbështetjen tënde…”. “Përsëri më vajti mendja shumë keq, por kurrsesi nuk mund t’ia thoja hapur. Fakti që pas nesh dërgonin tre oficerë të Sigurimit me një makinë që thuhej se do të mbështesnin mua në aksion, ata shumë mirë mund të na vrisnin të dyve, sapo të shkelnim piramidën, sepse unë isha personi që dija shumë gjëra. Kur shumë lehtë, po të mos e pranoja detyrën, mund të akuzohesha si Lymi, “antiparti”, dhe në këto rrethana u detyrova të pranoja detyrën e të zbatoja planin kur e pashë të shkruar dhe të firmosur nga gjeneralët Beqir Balluku dhe Kadri Hazbiu”.

“Pas tre ditëve”, shprehej Dodani, “kur unë prisja te ura e Milotit që të bashkohesha me Lymin për gjah, më thërret  Rexhep Kolli në zyrë dhe më thotë: ”Mark, ti kishe të drejtë, Lym Keta është një Hero i vërtetë dhe doli siç the ti, një intrigë karrieristësh”. Gjithë sa u bisedua, zëvëndësministri në emër të udhëheqjes, porositi Dodanin që të mbetej gjithçka një sekret i lartë shtetëror. Por pas aksidentit të Lymit që i mori atij jetën, Mark Dodani shton dyshimet. “Kam shkruar letrën që shprehja dyshimet e mia në periudhën që bëhej hetuesia e grupit të Kadri Hazbiut të cilën nëpërmjet Hekuran Isait që ishte ministër i Brendshëm, doja t’i vinte në dorë Enverit, tek i cili kisha besim të patundur”, dëshmonte Dodani dhe sipas tij, me porosi të Zylyftar Ramizit, zv/ministër i Punëve të Brendshme, nuk është futur fare në proçesin gjyqësor të Kadri Hazbiu në vitin 1983.

Urdhëri i ekzekutimit…

Nisur nga dëshmia e ish eksponentit të lartë të Sigurimit të shtetit, nënkolonel Mark Dodani, porosinë e Enver Hoxhës për likujdimin fizik të Lym Ketës e kanë firmosur Balluku me Hazbiun. Po përse u shty plani i likujdimit të tij?! Nga disa dëshmi, aty nga mesi i vitit 1965, Lym Keta është thirrur në Drejtorinë Politike nga S.B., Et’hem Gjinushi dhe zv. Ministri i i Brendëshëm, Rexhep Kolli. Ata i vunë përpara atij një letër akt-akuzë me dymbëdhjet pika, ku nga ana e tyre i kërkohej Lymit që për të gjitha akuzat ndaj tij, ai të reflektonte, duke iu përgjigjur të gjithave me shkrim. Në ato 12 pika, ai akuzohej se kishte thënë për çështjen fshatare që po bëhej gangrenë, për Bllok-un që sa vinte dhe rritej, dhe për burgjet që sa vinte dhe mbusheshin me njerëz të pafajshëm. Menjëherë pas kësaj letre, Lymi thërret në shtëpi shokun e tij të ngushtë, Dhimitër Mano (Lola), dhe i tregon atij të gjithë bisedën që kishte bërë me tre gjeneralët.

Pas kësaj Lymi është thirrur përsëri nga S.B. ku i është bërë presion që problemet e ngritura të mbeteshin vetëm ndërmjet tyre. Pas këtyre thirrjeve dhe presioneve të shpeshta ndaj Lymit, do të fillojë një survejim i rreptë nga ana e Sigurimit të Shtetit. Thuhet se atentati ndaj Lym Ketës u shty se për atë u pyet dhe Myslym Peza, gjë e cila bëhej me qëllim nga ana e udhëheqjes së lartë, si për ta zgjeruar rrethin e atyre që kishin dijheni, për “veprimtarinë e tij armiqësore”! Por thuhet se babë Myslymi kundërshtoi akuzat që i bëheshin Ketës dhe madje e mbrojti atë. Por tashmë, dukej se “fati” i tij ishte i përcaktuar. Më 26 shkurt të vitit 1966, kolonel Myslym Keta humbet jetën pas një aksidenti të rëndë automobilistik të ndodhur diku afër Fushë-Arrëzit, për të cilin shumë vetë kanë shprehur dyshimet se mund të ketë qënë i provokuar nga Sigurimi i Shtetit!

Dëshmia e shoferit të Lym Ketës

Ish shoferi i Myslym Ketës, Petrit Topi me banim në qytetin e Durrësit në një intervistë që I ka dhënë para shumë vitesh autorit të këtij shkrimi, midis të tjerash lidhur me aksidentin e ndodhur me shefin e tij, shprehej: ”Komanda e repartit, “FUD”it më ngarkoi shofer me Myslym Ketën shtatë muaj para se të ndodhë aksidenti. Lymi kishte një makinë të vjetër ”Gaz-67” që ishte që nga Lufta e Dytë Botërore. Makina më të vjetër se ajo nuk gjeje në të gjithë Ushtrinë. Ka qenë data 24 shkurt 1966, kur Lymi më tha se do të shkojmë me shërbim në Fushë-Arrëz. U nisëm pasdite dhe atë natë fjetëm në Shkodër të dy, tek baxhanaku i Lymit. Para nisjes, Lymit iu lut djali i tij, Beni, që ta merrte me vete, meqë ai vinte shpesh me ne. Njëherë Lymi pranoi, por shpejt e ktheu mendimin. Ai atë ditë mori nga shtëpia një automatik të vogël që nuk e kishte marrë kurrë me vete, pasi ai merrte vetëm armën e gjahut (çiften) në raste të tilla!

Atë natë që fjetëm në Shkodër, makinën e lamë në një repart ushtarak tek Korpusi i Shkodrës. Të nesërmen u nisëm për rrugë dhe para se të niseshim për Fushë-Arrëz, kemi ndaluar në Pukë, ku Lymi takoi shefin e Degës Ushtarake. Rrugës, blemë diçka për të ngrënë. Në një moment Lymi më tha të ndaloja makinën, se ai do e merrte vetë dhe unë ashtu bëra. Lymi hypi në timon dhe u nisëm. Ai ishte një mjeshtër i vërtetë për të gjitha llojet e automjeteve. Afër një kthese, makina nuk preu por u ngjit lart disa metra dhe u kthye përsëri përmbys në rrugë. Lymi u dëmtua shumë në kokë nga hekuri i xhamit të makinës, ndërsa unë u mundova ta ngrej për t’i fshirë gjakun që i dilte nga balli. Por ai e kishte mendjen tek unë dhe më thoshte të ngrija rrobat, se mos kisha marrë plagë në trup. Ndërkohë pas nesh vjen një makinë “Skoda” e Shkodrës dhe Lymi ngrihet e hypën vetë në kabinë.

Para se të hypnim në makinën që erdhi, kur ishim të dy të rrëzuar, unë i thashë Lymit të marrë automatikun e të qëllojë për të bërë alarm. Ai u ngrit vetë dhe e mori automatikun, se unë nuk dija ta përdorja dhe qëlloi disa herë. Makina e Shkodrës na çoi në spitalin e Fushë-Arrëzit, ku ishte një mjek i ri që bëri të pamundurën me ato mjete që kishte për ta mjekuar Lymin. Ai u lidh menjëherë në telefon me Tiranën, duke kërkuar një helicopter, sepse e shikonte se plaga e Lymit në kokë ishte e madhe e ai po keqësohej nga çasti në çast. Unë fillova të qaja dhe deshën të më nxirrnin jashtë sallës së mjekimit, por Lymi nuk i la, duke më thënë mua: ”Ti mos u largo nga koka”. Në telefon me Tiranën morra vesh se kishin dalë Beqir Balluku dhe Rrahman Përllaku, i cili ishte njeriu që Lymi donte më tepër. Lymi kërkoi që nga Tirana të vinte doktor Koliqi, që ishte në Spitalin Ushtarak. Helikopteri nga Tirana erdhi rreth katër orë pas njoftimi dhe me të erdhën mjekët kirirgë, Ismail Feta dhe një doktor tjetër bashkë me shefin e Artilerisë së Flotës Ushtarake Detare.

Kurr mbërritën ata, Lymi kishte ndërruar jetë. Unë kam ardhur me makina të rastit copa copa vetëm të nesrmën në Tiranë dhe dy ditë pas aksidentit, mua më thirri shefi i Sigurimit, Qemal Pashaj dhe më pyeti rreth aksidentit. Unë nga ai mësova se ekspertiza kishte nxjerrë makinën tonë me defekt. Pas dhjetë ditësh unë jam transferuar nga reparti im në një repart tjetër dhe makinën time nuk e pashë më kurrë. Unë dhe sot e kësaj dite dyshoj dhe nuk përjashtoj mundësinë se ky aksident na ishte kurdisur nga Sigurimi i Shtetit, duke na dëmtuar makinën kur ka qenë në repartin ushtarak në Shkodër dhe as nuk përjashtoj mundësinë që makina jonë është qëlluar me armë në momentin e rrëzimit”, përfundonte dëshminë e tij Petrit Topi, e cila ka qenë dhe dëshmia e parë dhe e fundit që ai bënte për atë ngjarje, pas një insistimi të mnadh nga ana jonë dhe e familjes së Myslym Ketës.

Heshtja pas vdekjes, ose “vdekja e dytë” e Lym Ketës?!

Pas vdekjes së Lym Ketës, Komiteti Qëndror i PPSH-së doli me një komunikatë të thatë, kurse në varrimin e tij kanë marrë pjesë me mijra banor të Tiranës dhe fshatrave përreth. Nga familja e Enver Hoxhës nuk pati asnjë telegram dhe asnjë vizitë kortezie. Personalitetet e tjera të larta që bënin vizitat me rastin e 5 Majit në shtëpinë e tij, filluan të rallohen çdo vit deri sa ngelën vetëm aktivistët e lagjes. Menjëherë pas vdekjes së Lymit, “shokët e Partisë” nxitojnë dhe marrin të gjitha kujtimet dhe shkrimet e Lymit për t’i bërë një monografi që nuk u botua kurrë! Por dyshimet mbi eleiminimin e Lym Ketës “për asryse shtetërore”, nuk mbetën më të tilla dhe iu “vu vula” në vitin 1980, kur Partia dha urdhër dhe arrestoi edhe të gjithë shokët më të ngushtë të tij që mbanin funksione dhe poste të larta, si: Ali Kubati, (ish-nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës), Edip Ohri, (ish-deputet dhe Komandant i Aviacionit Luftarak të Shqipërisë), Sabri Pilkati (ish-prokuror dhe nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, Dhimitër Mano (kunati i Myslym Ketës), etj., e deri tek motra e Lymit që u internua për disa vjet në Tepelenë.

Sipas një ish-funksionari të lartë të ish-Sigurimit të Shtetetit, plani për arrestimin e grupit të Myslym Ketës ishte planifikuar prej kohësh por ai u shty me qëllim që të mos lidhej me vdekjen e tij, pasi sipas shumë informacioneve që kishte Sigurimi, njerzit që pas vdekjes së tij filluan të flisnin. Gjë e cila detyroi udhëheqjen e lartë të shtynte arrestimin e shokëve të Myslymit, por jo survejimin ndaj tyre! I cili përkundrazi u shtua së tepërmi. Dhe shokët e Lymit kur mblidheshin bashkë duke pirë dhe ndonjë gotë apo për të bërë ndonjë dorë letra, kujtonin edhe shokun e tyre. Kujtonin edhe ngjarjet kur u trokisnin në derën e shtëpisë njerzit e Sigurimit, ku Lymi i irrituar u kishte dalë njëherë me pistoletë në dorë duke i kërcënuar se do ju hidhte trute ne erw atij dhe atre qe e kishin derguar…?!

Si u anulua dokumentari për Lym Ketën ditën e trasmetimit?!

Ndërsa kishin ndodhur të gjitha këto, në vitin 1986, shkrimtari Skënder Jasa dhe një regjisor i Radio-Televizionit Shqiptar përgatisnin një dokumentar televiziv për heroin Lym Keta, i cili dhe anonçohet për transmetim, por ditën e shfaqjes, me porosi nga “lart” ai anullohet dhe nuk transmetohet. Arsyea: Lymi nuk është “Hero Kombëtar” por vetëm një hero local! Këto ishin aktet që shënuan edhe vdekjen e dytë të Lymit, kolonelit “Heroi i Popullit”, që vdiq në rrethana misterioze dhe ende sot e kësaj dite nuk ka një version të qartë mbi eliminimin e tij?!

18 komente në ““Kur u rrëzuam me makinë, unë dëgjova krisma automatiku dhe i thashë Lym Ketës të merrte armën….”: Dëshmia e rrallë e shoferit të “Heroit të Popullit””

  1. toma says:

    Adnan Qatipi ka qene shoku i ngushte i Lymit i cili u persekutua mbas vtrasjes se Ballukut.
    Adnani e ka ditur me mire se kushdo kete pune te qelbur.
    Lymi ka qene atentatori me i madh i Luftes N-C,thuhet se ka vrare mbi 100 armiq(italiane,tradhetare,gjermane,greke etj) dhe ishte i vetmi ne europe.Ka qene trim.

    1. Niku says:

      Jo 100, po 1,000. Madje 1,034 per te qene I sakte fare. I kishte dale nami dhe ne Amerike e ne Azi, jo vetem ne Evrope. Te gjithe donin te merrnin nga eksperienca e Lymit, po vetem Partia jone perfitonte nga kjo, ndaj armiqte po edhe miqte ndonjehere na kishin hale ne sy. Po te mos ishte per Lymin do ishim akoma nen pushtimin gjerman. Edhe amerikanet sa ishte gjalle Lymi s’benin asnje percapje per te pushtuar Shqiperine, pastaj pas vitit 1966 filluan diversantet.

  2. Dori says:

    Shkrimi ka vetem hamendje, asnje dokument. Thashetheme. Shoferi eshte i dyshuari kryesor. Per mua duhet te kete qene pjese e Sigurimit.
    Ne vitin 2016 ishte 50 vjetori i renies se Lym Ketes, por askush nuk eshte interesuar per ta perkujtuar, as djemte e tij.
    Eshte e pamundur te kete thene zyrtarisht dikush se dokumentari u anullua se “Lymi nuk eshte Hero Kombetar, por Lokal.?!” Eshte gomarllek.
    Dokumentari i televizionit eshte bere ne janar-shkurt te vitit 1986, me propozimin e Skender Jases, me rastin e 20 -vjetorit te renies. Dokumentari u miratua nga drejtori i Pergj. i RTSH, por u anulua ne mesditen e 26 shkurtit 1986, 8 ore perpara transmetimit, me kete porosi:”Shshshshsheeetttt!” Zevendesojeni ne transmetim me nje program tjeter. Urdheri ka ardhur nga lart,
    duke drejtuar gishtin nga godina e KQ te PPSH. Si ka qene puna, kete
    mund ta gjeje Xhevdet Shehu, se e ka mikeshe Nexhmije Hoxhen.

    1. miku says:

      Ne fund e rregullove yitullin”Hero i Popullit” ,jo hero kombetare, se Hero Kombetare, kemi shokun Gjergj Kastrioti , fshatarin e Gjuzit pej Burrelje.

  3. Mondi says:

    Pirdho o Kaloc pirdh te liroheh. Ai paska vrare veten ne makine duke marre malet.

    1. Lani says:

      Mire e ke thene o Mondi.

  4. Gent says:

    Kaloc, genjeshtari me i madh! Kadri Hazbiu nuk ka qene ne Moske, por ne Shqiperi. Po ti nuk ke asnje gje ne karakter pervec genjeshtres.
    Je nje qenie perversa qe vec nxjerr nga goja m…

  5. Plugu says:

    Keshtu si tregohet se,ai paska mare makinen vete per ta ngar dhe nuk ka mare mire kthese,ka dale nga rruga,eshte permbysur,atij i eshte ngulur ne balla hekuri i fshrses se xhamit,ngritja e tij dhe ka qelluar vete me automatik per alarm,tregon se nuk ka patur te qelluara me arme nga ndonje tjeter apo nga sigurimi i shtetit siç pretendohet.Une e kame njohur personalisht Lym Keten.Ai ishte vertete trim dhe i zoti si ushtarak.Nuk kishim degjuar ndonje nga keto qe nxier sot Dashnor Kaloqi.Jane te pabesueshme.

    1. ganiu says:

      Vështirë të gjesh njeri në Shqipërinë e Enverit që të ket vdekur në mënyrë natyrale. I ka vrarë të gjithë Enveri.
      Bile dhe Enveri vetë nuk ka vdekur. E ka vrarë Kadri Hazbiu. Mehmeti e mbante Kadriu e qëllonte me kobure. Pas 12 plumbave të gjuajtur në vesh ai vdiq nga nervi shiatik.
      Fantastik i kemi Kaloçët.

  6. Arber iliri says:

    Po cdoni me teper. E ka vra komandanti me 100%.Ate shoferin kontrolloni se mund te dale spiun i sigurimit.

  7. demo says:

    Dy dite para se ta eleminonin,Lym Keta u zu keq me shokun Sulo qe nuk e linte te hynte tek shtepia enverit.Lymi kishte ardhur te ankohej per ca perrplasje me administraten qe nuk i jepnin qereste per te ndertuar kazermat e repartit te tankeve.Kur degjon zhurmen,Enveri del ne ballkon dhe i thote Sulos;Lere,rinine te hyje brenda o Sulo,se rinia eshte gjaknzehte!Pasi degjoi ankesat e Lymit,shoku Enver porosit te aprovohet kerkesa per furnizimin me lende drusore,cfare i duheshin.Dy dite me pas ndodhi ngjarja.
    Qe LLym Keta te merrte persiper nga sovjetiket eleminimin e Enver-Mehmetit dhe drejtimin e grushtit te shtetit,kjo duket e pabesyeshme,se duhej te merrte aprovimin e TATES,Beqir Balluku,qe ne ate kohe ishte ne maje te pushtetit.Lym Keta kishte dy zota.Njeri ishte TATA,Beqir Balluku,tjetri ishte BABA,Myslym Peza.Pa keta te dy nuk e luante gishtin.

    1. Arben says:

      Per fat te keq Enveri dhe b/p e ngushte te tij shikonin çdo dite endrra me armiq. Nje fjale e urte thote fatin duhet ta kerkosh,por ka nga ata qe edhe fati i ka trokitur ne dere e kjo i ndodhi enverit per pushtet. Si e mori dhe e mbajti? Dihet me intriga,kurthe,vrasje. Per keto ai gjeti njerezit e duhur te cilet i azhurnonte sipas situates. Dihet tashme se vrau te gjithe b/p e para vitit 44, e pas, nuk jane te vertetuar vetem vrasja e Q.Stafes dhe vdekja e H.Kapos(ky i fundit ka gjasa te kete vdekur nga semundja,dihet nen trysnine e enverit i cili ishte i paparashikueshem). Me vrasjet e tjera funksionoi efekti domino (dmth me idene e enverit vrisnin njeri tjetrin per te njejtat akuza) nga grupi i te rinjve,tek Nako, Koçi e deri tek Kadriu qe i vuri vulen. Sa per Lymin ky ishte nje peshe sh. e lehte per enverin e b/p e perkohshem te tij. Me ato çfar degjohen kontributi i Lymit ishte identik si ai i H.Qamilit ne kohen e rromujave. Dmth vrases emocional i rendomte. S’kishte pse te rrezikonte sigurimi per ti bere aksident atij, pastaj ai paska shkuar i gjalle dhe i vetdijshem ne spital,e po te ishte i kurdisur do fliste rruges apo ne spital se kush ja beri aksidentin. Po te donte enveri e kapte per x’verrku edhe Lymin siç kapi te tjeret.

    2. Niku says:

      Me sa kam degjuar une, shoku Enver u dhje ne breket nga Lymi prandaj ja dha qerestete. Pastaj e hoqi qafe me marifet, per ca qereste. Shume i lig ka qene. S’ben robi ashtu per dy qereste.

  8. taras bulba says:

    Nuk e di se kush inxjer keto peralla , sikur Lym Keta ka qene kunder komunizmit dhe sistemit ne pergjithesi , une di te them me kopetenca te sakta se Lymi ka patur nje djale hetus ne Sarande , i tmershem , djale shume i pashem , serioz , ama teper i rezikshem , qe nje vegel perfekte ne duart e sigurimit te shtetit , dhe konkretisht ge deges se puneve te brendeshme te Sarandes …..
    Do qe mire ti pergjigjej gjykatave per krimet e tmershme qe bene ne kohen e sistemit komunist ne Degen e Puneve te Brendeshme ne Sarande , ia nuk iu pergjigj pasi ja mbathi ne Kanada …….
    Ai qe atje ku qe , punoi atje ku punoj , dhe sillej ashtusic sillej , jo se qe djali i dikujti ……..por i Myslym Ketes ….mos e haroni kete …..tung

  9. H says:

    E keqja dhe pabesia banojnë në zemrën e shqiptarit . Dje dhe sot.

  10. myzaferi says:

    Ky shkrim eshte hamendesuar nga ai qe e ka shkruar; nuk shtoj teper, por dy gjera te thjeshta per gjithe keto shkrime qe behen kot fare per ata qe kane lindur vone. Shkruesi nuk na sqaron, shkoi apo nuk shkoi per gja Myslym Keta, lexojeni me vemendje si e kaperxen biseden. Dhe e dyta , e dinte sigurimi shtetit se makinen do ta merrte vete ne drejtim Myslym keta qe e paska bere kete nderhyrje? Dhe e fundit per te mos ti thene te gjitha se nuk zgjidhim gje por per te pare erresiren qe vazhdon kjo rubrike, expertiza e kishte nxjerre makinen me difekt dhe sigurimi nuk paska marre masa qe expertiza te mos ta nxirrte me difekt! Kaq feminore paskan qene keto pune me sigurimin e shtetit kur vete Tomi Bler ka deklaruar se “sigurimin anglez per permbysjen e pushtetit ne Shqiperi ne vitet -55, e ka mundur vetem sigurimi shqiptar” ! Nuk shkojne dhe ‘hane buke me keto tema, megjithate vazhdoni ne tuajen se ket pushke u kane dhene, perdoreni.

  11. Niku says:

    Titulli me ate qe tha shoferi s’kane asgje te perbashket pervec automatikut. Ka bere qark te shkurter truri?

  12. eltroni says:

    ashtu vdekshi te gjith ju qe kaq nostalgji paskeni per kta kriminela.
    kokat hengshi e varr mos pafshi
    dhe kembet zvarr qe sa me par

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje