Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin e opozitës Ralf Gjoni.
Ky i fundit ishte duke folur për ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese.
Sipas tij, shumica dhe opozita përmes një pakti të heshtur po pengojnë zbatimin e reformës në drejtësi.
Por Ruçi e ndërpreu, duke i kërkuar që të fliste për temën, ose në të kundërt do i ndërpriste fjalën.
Gjë që nuk ndodhi, ndaj Ruçi e ka përjashtuar Gjonin për 10 ditë.
Gramoz Ruçi: Zoti Gjoni, fol për ligjin
Ralf Gjoni: Po flas për ligjin
Gramoz Ruçi: Jo për flet për institucionet e drejtësisë jo për ligjin
Ralf Gjoni: Ti nuk e ke tagrin për ta vlerësuar
Gramoz Ruçi: Po e kam unë. Ulu, ulu të mos marr masë se e ke zaptuar foltoren, edhe njëherë po të tërheq vërejtjen. Po të paralajmëroj se do të përjashtoj nga seanca. Nëse do të vazhdosh të mbash foltoren do të përjashtoj për 10 ditë.
Ralf Gjoni: Zoti kryetar nuk kam mbaruar fjalën, kjo nuk është pronë private e jotja
Gramoz Ruçi: Do të përjashtoj, se kur dy minuta që po zapton foltoren dhe përjashtohesh
Ralf Gjoni: Kjo është turp e faqe e zezë! Turp!
Gramoz Ruçi: Sipas nenit 65 pika b, pas vërejtjes përjashtohesh nga seanca
Ralf Gjoni: Komunist, shikoni simbolin e komunizmit! Nuk ke turp!
Gramoz Ruçi: Gjoni nëse nuk zbaton urdhrin do të kërkoj të përjashtohesh 10 ditë. Dil nga seanca! Dil përjashta
Ndërhyn nga vendi Kujtim Gjuzi)
Gramoz Ruçi: Gjuzi mos fol se do të përjashtohesh edhe ti, të është hequr e drejta e fjalës, të mësohesh me rregull
Si pelqen se cfare I thua se kane deshtuar.. Se duan Reformen ne Drejtesi se kane vjedhur te gjithe..
E nxorri koken komunisti….. pra deputetit iu mohua e drejta e fjales si Nadler e Shifti ne gjyqin e Trump qe kur te donin ata te flisje ose jo.
Komunisti i pandreqshëm Ruci e ka tmerr fjalen reforme gjyqesore.
–
10 dite?!
Po cfare komunisti eshte Gramoz Ruci more mos ja fut kot.Po te ishte komunist do te kishte bere dicka per punetoret dhe klasen e varfer ne Shqiperi keto 30 vjet.Po Ruci eshte nje mafioz sykoqe qe ben interesat personale.I biri i Rucit 22 vjec pa punuar kurre ne jeten e vet bridhte me makine 45 mije euro.Eshte mafioz pseudokomunist.Komunist ishte xha Bakiu komshiu im qe i binte bretku gjithe diten ne gurore dhe djemte i ka emigrante per buken e gojes.Kurse Ruci Nano E lukunia ishin shushunjat qe e rrezuan ate sistem per tu bere sot krokodila.
Bravo o shoku mos i lejo shkë[email protected]@tat të bëjnë ligjin, tundu “zilen,, nuk janë trima.
Thjesht ligji per te gjithe!
Zbatoi rregulloren dhe kaq. Nese nuk ju pelqen kjo rregullore, ndryshojeni me ligj.
Eshte mbushur parlamenti me opozitare çuba, dmth cuba, ne sherbim te egoizmit primitiv, te mburrjes si trima leshi…
Mjere vendi, mjere politika dhe mjere e ardhmja me keta hora, qe veç te krekosen dine! Si nuk u vjen turp, kur paguhen me taksat e popullit dhe dalin ne foltore si karagjoze veç per te grire sallate, per tu krekosur dhe per te bere karshillek kunder ligjit dhe rregullores se Kuvendit.
Kryetarin e Kuvendit, Gramozin, mbas 30 vjetesh nuk mund ta akuzosh per ”komunist”. Lerjani drejtesise te vendose, ndersa per rregullin dhe zbatimin e rregullores meriton nderim. Eshte me i sakti per keta 30 vjet ne krye te Kuvendit, jo si lili-puti. As qe mund te krahasohet.
PS eshte dobesuar, por ende merr fryme. pd dhe lsi kane shkuar per tallash. E ardhmja trishtuese.
Ai paska perjashtuar veten, po fajin ja hedh krytarit.
Po dhe krytari pse se la te derdelliste per qef te vet! Kohen e vet pati, se mos shau njeri!
undefined
Sic duket, ata LSI-tat nuk e kane zhdepur mire ne dri kete karagjoz, diten e pare kur po shkonte ne Kuvend.
Ky Ralf Muti i mere te keqen Gramoz Ruçit se eshte nje nga kryetaret me korrekt dhe kerkues ne zbatimin e rregullores se parlamentit.Ja ka bere mire qe e ka perjashtuar kete llafezan nga seanca dhe e ka denuar me dhjete dite jashte parlamentit.Nuk ke cilin te beshe nje te mire nga keta te opozites,por te gjithe jane te keqinj,llafezan,akuzojne kot,hedhin balte,shajne pa limit mazhorancen.
. Mir ia ka bere!
Ky Ralf Gjoni i ka mbajtur oturakun Like hajdutit dhe tashti krkon te bej Moral.Sumkapuci i LSI-se
Sa here qe Berisha i kthente diskutimet ne parlament ne sharje nga me ordineret( qellimisht per tju shmangur thelbit te problemeve ) shoku Ruci jo vetem qe nuk merite masa ndaj tij por e kthente gjendje ne shfaqje gazmore duke ngushelluar Berishen per rreshqitjen mendjes nga mosha.Nuk dihet ne se jane vetem keta te dy qe i terheqen litarin njeri tjetrit dhe sa te tjere i i pasojne me vetdije apo verberisht .Vetem kur ky brez I deformar njerzish do zhduket nga vdekja natyrale,atehere vendi do te ndryshojne per mire…
Keta jane rrugecet e LSI- se.